Krenaria e ndryshkur e Ballkan

Opinione

Krenaria e ndryshkur e Ballkan

Nga: Ilir Vata Më: 19 tetor 2016 Në ora: 21:30
Ilir Vata

Kohët e fundit janë shtuar retorika nacionaliste në rajonin e Ballkani, pasi shumë vende kaluan procesin zgjedhor dhe të tjerë pritet të kenë zgjedhje, ndër to edhe Shqipëria, por në këtë simfoni pushteti në sfond duhet me patjetër nacionalizmi për të peshkuar të keqen si mundësi e pushtetit të nesërm.

Në këtë cikël, politikanë të sëmurë nga reminishencat e të shkuarës kanë filluar të rrëmojnë kufinjtë, kanë nxjerrë flamujt, krenarinë e ndryshkur të historisë larë në gjak dhe e tundin atë si për të ndjellë atë kohë që damkosi jetë njerëzish dhe breza të tërë, madje dhe kombe me vulën e zezë të hakmarrjes.

Përveç politikanëve mediokër që ende u ka ngelur lidhur litari në të shkuarën jo të largët të dramër tragjike të Ballkanit, edhe disa të vetëshpallur politolog kanë ngulur thonjtë në plagë të vjetra të së shkuarës, ku kohët e fundit janë vënë në garë në ndukjen e tyre primitive të të shkulurit nga një copë, pikërisht nga kobi më i zi i Ballkanit, ajo më çnjerëzorja, përgjakja e historisë.

I fryjnë konfliktit me Greqinë në emër të çeshtjes Çame, kur në fakt kjo është çeshte shqiptare është krejt normale që të dialogohet në një botë të qytetruar, në një vend antarë të BE-së siç është Greqia, apo për një aspirat në BE-së dhe antarë i NATO-s siç është Shqipëri, me një ngerdheshje kulturash dhe qytetrimesh, me jetë njerëzore të pasuruar mes vendeve si asnjë herë më shumë, me marëdhënje të shkëlqyera, fryjnë nga e keqja, po pse vallë?

Në një botë kur qytetërimet po shkulin barrjerat dhe kufinjtë rrojnë në kuptimin e parë të të Drejtës Ndërkobëmtare atë të kuptimit juridik të sovranitetit, ndërsa të tjerat janë shkulur prej vitesh nga vetë qytetrimi, mjeranët e shekullit të ri, janë ngritur më hunj në krah për të vënë kufinjt e injorancës, dasisë dhe primitizmit, për të ngjallur panik, frikë dhe tension, se fundja endërra e vjetër ajo e frikës po i tundon për shkakt të atij egoizmi që vjenë nga regjimet e së shkuar, e tashmë të shkulura, por që nxiten nga demonët e kuq që ende janë gjallë.

I kanë vënë kufinjtë kudo, madje po i turren fortë çdo fqinji, madje në media ditët e fundit kanë dalë edhe ca që kanë filluar të ndajnë Maqedoninë, duke aluduar se kujt do ti takojë kjo copë, apo kush do marrë atë tjetrën?!

Të vjenë neveri, kur lexonë idiotësira të tilla nga njërëz të dalë nga injoranca dhe veshur petkun e filozofit, ata janë vetë që bëjnë largëpamësin, politikanin, parashikuesin, konstitucionalistin, njohësin e mardhënjeve ndërkombëtare, mikun e këtij apo ati politikanë, në një vorbull jo vetëm të reminishencë së të shkuarës së tyre, apo etërve, po në një ashilacion revolucionar primitiv të pakuptimt.

Pasi njëri nga këta analisto-politikan e coptëzojë Maqedoninë, thjeshtë me mend, një tjetër diplomat nga ata të regjimit komunist, doli sot në një media dhe i tërhoqi një vijë ndarje mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe shkaku ishte qëndrimi i kreut të qeverisë shqiptare në Beograd, ku ndër të tjera kërkojë bashkëpunim ekonomik në samitin e parë në Serbi mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ish-Diplomati, duke folur për qëndrimin e kryeministrit, tha se ministri i jashtë i Kosovës u revoltua me të drejtë dhe se Shqipëria ska punë me Kosovën me pretendimin se po prekim vijat e ndërhyrjes në punët e mbrendshme, një sllogan ky që vjenë nga diktatura komuniste, por që në demokraci kur bota po dehet në liri, këto fjalë janë sikur ti nxerrësh nga pusi i urrejtjes dhe i dasisë, madje dhe injorancës së thellë.

More, cilët janë këta që përgojojnë shtete, flamuj, ndajnë kufinjë, a i njeh këta bota shqiptare, sigurisht se disa nga këta janë spiunë të vjetër të regjimeve, madje dhe ndërshtetëror, mekatarë dhe ca të tjerë ose vetë apo familjarët e tyre kanë shënuar krime, që nga luftrat dhe deri në rënjen e regjimit në Shqipëri, por mëkatarë ka çdo vend edhe në Kosove dhe vendet fqinje.

Politika e rajonit nuk bëhet nga mbetjet e së shkuarës, por nga breza të rinjë që aspirojnë për liri të mira, të menduarti pozitivisht dhe të bashkjetesës si mundësi për të sjellë paqe dhe më shumë mundësi për të gjithë rajonin.

Vetëm vendet komunsite dhe diktatoriale thonë se rraca jonë është më e mire se e atyre, flamuri ynë ndritën më shumë, kombi ynë është më i vjetër se i atyre, ne kemi më shumë heronjë, Skënderbeu ynë është më trim se trimi më i mirë i fqinjëve dhe të gjitha këto janë provokime për një luftë në një vend diktatorial dhe diktatura me këto i kanë nisur luftrat.

Politikanë mediokër të fshikulluar nga e shkuara falasin në emër të superfuqive, Rusia, Aleanca e atlantikut, madje kanë harruar të përmendin qenjet jashtë-toksore që do jenë ata që do bëjnë luftë, do ndajnë kufinjtë, apo do bëjne Serbinë e Madhe, Shqipërinë apo dhe Greqinë, por gjithmonë të madhe ama?!

Ç'janë këto idotë të së shkuarës, që provokojnë qytetërimin, paqën, pse nuk ndalohen kto plehra të së shkuarë për papërgjegjshmërinë që thonë, për fyrjet që u bëjnë të tjerëve, flamuj dhe kombeve, apo duhet të jetojmë duke dëgjuar idiontësi dhe provokime të pështira, kur ka ligj për provokator të tillë?!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat