Të gjithë të humbur, të gjithë tradhtar !

Opinione

Të gjithë të humbur, të gjithë tradhtar !

Nga: Korab Gashi Më: 20 tetor 2016 Në ora: 09:09
Korab Gashi

Dy federata të humbura, me më shumë fjalë se sa punë. Dy të cilat janë vënë në kërkim të talenteve shqiptar anë e mbanë botës. Vetëm vendosin fajlën ‘’search’’ në google dhe posa të gjejnë ndonjë lojtar shqiptar kudo të talentuar duhet ta kenë në radarin e tyre. Kosova apo Shqipëria, duhet të zgjedhësh, po zgjodhe diçka tjetër je tradhtar, madje je tradhtar edhe nëse zgjedh ndonjërën nga këto dy. Pse e zgjodhi këtë e atë jo, të ndarë në dyshe, treshe etj etj…

 Të tjerët i shkolluan, i rrisin dhe mos të përmendim sfidat që kanë kaluar si emigrant, si të huaj në një vend tjetër, ku shumica prej tyre nuk arritën të kenë asnjë abetare në duar nga shteti shqiptar. Atë që ndoshta edhe e kishin si obligim t’ua siguronin. Por ata asnjëherë nuk u ngritën të thoshin ku ishte shteti shqiptar kur na duhej ne, ata su ngritën pasi e din se shteti shqiptar mezi mbijetonte për vete. Ata prapë u rritën nga prindërit me dashurin për vendin.

Por duke mos pasur punë të mjaftueshme dhe kohë në Kosovë e Shqipëri ne me këta djem do të merremi për shumë gjatë.  S’do merremi me ligjin për sport e sponzorizim, s’do merremi me ato që na prekin brenda, s’merremi me tërë ato gjenarata që po na ikin nga duart këtu në Kosovë e Shqipëri.

Do ndalemi e ta gënjejmë vetën se ne jemi Brazil i Ballkanit, se Fifa do zgjedh shumë gjëra tek ne.  Jo Fifa do të udhëzoj më shumë se çfarë është mirë e keq, ti duhet të punosh nga brenda, të jesh gati për të.  

Mos ta gënjejm vetën, talente ka, punë jo, kushte jo. Po e zuri një lojtar futbolli mosha pas gjashtëmbëdhjetave brenda Kosovës aty do shuhet ç’do gjë. Janë rastet e rralla kur lojtar si Rashica arrin të depërtoj nga Kosova në futbollin evropian. Pyetni atë sa të vështirë e ka pasur apo s’ju intereson, e rëndësishme është ai të luaj për ne. Janë të rrallë rastet si ai e Majlinda dhe kjo s’do ndryshoj edhe për shumë gjatë, jo me politikën jo-orientuese drejt sportit dhe me federatat tona që  kanë vetëm një vizion dhe asnjë strategji afat-mesme e lërë më afat-gjate. Madje s’kan as databazë të mirëfilltë të lojtarëve por mund të mburremi me vizionin e tyre që mund ta lexosh nga aeroplani.

Po po ata kanë një vizion, një strategji, një të përbashkët.

Vizioni qoftë i federatës shqiptare e po ashtu asaj kosovare janë shqiptarët që janë rritur nga sisteme tjera, që janë edukuar nga sisteme tjera, ata janë shpëtimi e në të njëjtën kohë mund të jenë edhe tradhtar po nuk bëjnë zgjedhjen e njërës apo tjetrës. Edhe kur e bëjnë njërën nga këto zgjedhje edhe atëherë mund të quhesh ‘’tradhtar’’.  Prandaj shqiptar që jeni rritur jashtë zgjedhni si ua ndjen zemra, të sharë do të mbeteni, s’do mundeni të kënaqni apetitet e të gjithëve. Të gjithë ju dojnë kur bëheni të famshëm.

Federatat tona më mirë do ishte të studionin e të mundoheshin të adaptonin ato sisteme pune ku janë rritur këta lojtar, sesa të luanin anën sentimentale e patriotike se pse ky zgjodhi atë e ai jo. Çfarë dhemb më së shumti janë ata që po shuhen gjithnjë e më shumë, shokë të mi, shokët tuaj, ju, unë jam shuar qysh moti, ne që jetojmë në Prishtinë, Prizëren, Gjakovë, Tiranë, Vlorë e kudo qofshit. Do shuhen edhe fëmijët tonë, do shuhen gjenerata që e duan futbollin, do shuhen se s’kemi sistemin më të mirë të afrimit të tyre, të shpreshis së punës, së kushteve apo ndoshta duhet të presin Fifën të na ndaj para e ti krijojmë kushtet. Ky është mentaliteti, derisa shumicës së fëmijeve tonë do u shuajmë ëndërrat, do ua shkatërrojm karierën. Madje do i shëndërrojmë në ‘’bastorgji’’, në eksperta të facebookit, në ata që do i quajnë tradhëtar ata që janë rritur diku tjetër. Ne që kërkojmë me ngulm nga diaspora se na kanë obligim të na mbajnë gjallë me ç’do gjë. Ata janë vizioni dhe shpëtimi i federatave tona, pasi të dy federatat e din se pa ta, i merr lumi. Prandaj këto dy federata kanë futur në mes publikun. Publiku komenton ky zgjodhi atë, ky po vjen, ky po bënë ashtu. Oh sa të mjerë jemi, jetojme në një rreth ku njerëzit që kanë projekte në dorë për ta përmirsuar futbollin brenda përbrenda Kosovës dhe Shqipëris injorohen nga të gjithë, nga komunat, nga shteti, madje edhe nga federatat që e kan për obligim ti mbrojnë ato e ti përkrahin. Lëre më ti vizitojnë, po nuk janë mikë njëri me tjetrin nuk takohen, nuk vizitojnë klubet, shkollat e futbollit, nuk e bëjnë edhe po e patën detyrë. Nuk e bëjnë se koha e tyre është e shtrenjtë, duhet drejtuar publikun drejt tradhtarve në facebook, të paguajnë portale e analista të krijojnë nxitje, duhet tu paguajnë e hanë darka e udhëtime të ndeshjeve atyre që ua rrahën shpinën. Atyre që i mbajnë ulur ende në ato karriga të shenjta. Por edhe këto pak arritje që i kemi si dy federata kanë ardhur nga shumica e lojtarëve që vinë nga diaspora, pasi tonët i kemi shuar moti, e vazhdojmë ti shuajmë. Shkaku i tenderave, shkaku i një minisitrie, shkaku i ligjit, shkaku i sponzorizimit, shkaku i inatit të një personi me tjetrin, ne jemi në gjendje të shuajmë ëndërrat e të tjerëve. E pastaj këta persona dalin të quajnë tradhtar dikë, si guxojnë, si guxojmë të gjithë ne. Si guxojmë ne të krijojmë një stadium me një stazë të atletikës ku mund të lëndohesh.

Si e si ?

Por unë dua të besoj dhe besoj që ka njerëz brenda federatave tona që luftojnë që ne të arrijmë sukses nga brenda, pastaj kushdo qe vie nga jashtë është dhe një bonus shtesë. Mund të jenë të paktë këta njerëz por duhet të besojmë te ta sikur te ajo molla e keqe që i prish të gjitha edhe te këta se do i rregullojnë e largojnë të kqinjët. Por sot jemi të humbur në mesin e lajmeve e inateve, në mesin e njerëzve që nuk kanë as kapacitetet për të përmbyllur një orar të vetëm pune. 

Sa keq, njëherë ishte Serbia që shkatërronte gjenerata të tëra të futbollit e ç’do lamie tjetër dhe as ajo nuk arrinte sukses të plot. Sot jemi ne që po shkatërrojm gjenerata edhe pse disa me mish e me shpirt po mundohen të mbahen gjallë dhe po hargjojnë pasurit e tyre për ti dërguar jashtë fëmijët e tyre.  Jemi ne që po ta shihnim në lajme projektin afat-gjatë të ndonjërës nga federatat tona do e kalonim, do e lexonim lajmin e radhës ‘’ X-lojtari zgjedh kombtaren Y para asaj Z’’, do e lëshonim një ofsham dhe do komentonim ‘’tradhtar’’. 

Ne që lejuam të na shuheshin ëndërrat tona e qe besa po lejojmë të na shuhen edhe ato të fëmijeve tonë, nga të paditurit duke u shëndërruar edhe ne në të paditur e duke etiketuar gabimisht ‘’tradhtar’’ dikë që ka arritur sukses e përfaqëson në një mënyrë apo tjetër shqiptarët në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat