Kombin e krijon kultura, e jo shteti, o shqiptar!

Opinione

Kombin e krijon kultura, e jo shteti, o shqiptar!

Nga: Fadil Maloku Më: 20 tetor 2016 Në ora: 22:44
Fadil Maloku

1.Teoritë (një thes i tërë)kryesore perëndimore mbi kombin, na dëshmojnë se KULTURA, (mitet, gjuha, mentaliteti, etnopsikologjia, territori,..etj.) dhe SHTETI, si krijesa historike, kanë shumë ndikim në (de)faktorizimin e strukturës mentale të një KOMBI.

2.Është dëshmuar gjithashtu, se të dy këto kategori (kultura dhe shteti) sociologjike, i riciklojnë përherë raportet midis e tyre, ashtu sikurse "binjakët Sijamez" .

3.Ata që thonë se kultura (e munguar edhe si traditë historike edhe si perceptim sociologjik) kosovare mund apo edhe t'i paraprij (!) ndërtimit të "kombit kosovar", e kanë gabim si qasjen, ashtu edhe argumentin!

4.Thjesht, se: ndjenja kombëtare kosovare,gjatë qenësimit të vetë historik, më shumë është kultivuar, identifikuar e rindërtuar me; gjuhën, gjakun, prejardhjen etno kulturore...etj., se sa me projektin (hajde ta themi edhe hegjemonist!) të "gjithë shqiptarët në një shtet"!

5.Tjetër, procesi i moskontestimi, të origjinës së përbashkët shqiptare, nga ana e shqiptarëve të Kosovës, gjatë gjithë periudhës së aneksimit nga ana e Serbisë më 1912, na dëshmon qartë të gjithëve, (duke mos përjashtuar këtu as turbokozmopolitët, e as ithëtarët e multietnicitetit), se; tendenca për synime të reja identitare kombëtare, pra, për të krijuar e ndërtuar një komb të ri në Kosovë, është absurde, alogjike, e paqëndrueshme, e panevojshme, dhe e paargumentueshme!

6.Ajo është më tepër një tendencë djallêzore, ose edhe më thjeshtê; njê "impossible mission"! Sepse, kombet nuk janë laboratore, e as kazana (melting pot)ku dizajnohen sipas qefeve, interesave klasore, klanore, individuale (qofshin të porositura, të injektuara dhe të dizajnuara edhe nga miqët apo armiqët tanë) grupore, ideologjike, politike...etj, ku krijohen ato!

7."Kombi kosovar", sociologjikisht nuk mund të dëshmohet, politikisht ka shumë probleme, ndërkaq, kulturalisht është i paimagjinueshëm!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat