Zëra shterues për zgjidhje

Opinione

Zëra shterues për zgjidhje

Nga: Haki Bunjaku Më: 21 tetor 2016 Në ora: 20:24
Haki Bunjaku

Kosova ka shumë vite që ndodhet në kolapsin politik, në të cilin vetëm sa thellohet, i ndjekur nga varfëria ekonomike.

Njerëzit e pakënaqur nga opozita lëshojnë zëra shterues për zgjedhje. Mirëpo, zgjedhjet, qofshin ato të parakohshme, nuk ofrojnë zgjidhje, sepse aty prapë në krye të listës vihen liderët e deritashëm partiakë, ku gjendja strukturale e shtetit dhe pushtetit, po thuaj, mbetët e njëjtët.

Do të ketë lëvizje të vogla nëpër parti, ndërsa PDK-ja mbetet prapë e fortë dhe do ta ketë mundësinë për ta zgjedhë partnerin e koalicionit.

Këtu debakël do të pësojë LDK-ja, e cila në zgjedhjet serike me në krye Isa Mustafën, gjithnjë ka pësuar rënie, kurse tash pëson nokdaun.

Vendin e saj do ta zë VV-ja e cila do të jetë mes partive minorene dhe PDK-së. Nëse Delavie nuk gjuan shqelma, VV-ja do të formojë Qeverinë, bashkë me PDK-në. Ndërsa opozita mbetet, mbase e njëjtë, po që do t`i bashkohet edhe LDK-ja.

Disa ekstremistë po lëshojnë zëra krrokues për luftë, por kjo nuk do të ndodhë, sepse Kosova as nuk ka mundësi ta nis luftën dhe as të luftojë.

Edhe lufta që përfundoi para ca kohe, nuk u nis nga Kosova, por kjo e hoçi koston. E nisën emisarët e jashtëm.

Zgjidhja më fatlume për Kosovën do të jetë nëse Gjykata Speciale burgos liderët kriminelë dhe në vend të tyre zgjidhën njerëz energjikë e të devotshëm.

Pa u largua nga skena politike Hashim Thaçi +& nuk ka shtet Kosovë. Edhe Isa Mustafa nuk mund të jetë më kuadër politik, sepse ia ka mbajt krahun të keqes.

Shpresa mbetet te Gjykata Speciale, por le të merremi vesh se kjo është vetëm shpresë….(!)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat