Na duhet një bashkëbisedim i urtë e kompetent ndërvëllazërorë!

Opinione

Na duhet një bashkëbisedim i urtë e kompetent ndërvëllazërorë!

Nga: Fadil Maloku Më: 21 tetor 2016 Në ora: 22:07
Fadil Maloku

Na duhet një bashkëbisedim i urtë e kompetent ndërvllazêrorë!

1. Kosova dhe Shqipëria, me gjitha këto: tema, çështje, probleme e dilema që po hapen, apo do të hapën edhe në të ardhmen, nuk duhet të lejojnë që të zhvillohen, debatohen dhe të konsumohen në një klimë artificiale armiqësie e tensionimi...!

2. Paraprakisht, mendoj që këto tema...duhet marrin përgjigje meritore nga një debat gjithëkombëtar, e jo nga një tifozëri pro et contra, kamikazësh e mercenaresh mediatik, që kanë agjenda shumë të dyshimta! Ngase, debatet shterpe e jokompetente, ashtu si janë tani, kanë filluar të na e zënë frymën!

3. Debati urtak e kompetent, nënkupton një lloj “monologu publik”, me vetën tonë shqiptare! Ku përmes një debati; medial e shkencor do hulumtonim fakte të reja; politike, juridike, sociologjike, historike,etj. se: kah po shkojmë si komb, shoqëri, shtete...etj. Në këtë lloj rrugëtimi e “rinjohjeje”, përveç veçantive të përbashkëta do kuptonim me urtësi edhe “dallimet” (për mendimin tim, të fryra) që u prodhuan artificialisht gjatë gjithë këtij shekulli të ndarë padrejtësisht nga të tjerët...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat