Kur horrat fshihen prapa patriotizmit

Opinione

Kur horrat fshihen prapa patriotizmit

Nga: Gani Mehmetaj Më: 22 tetor 2016 Në ora: 15:21
Gani Mehmetaj

Enver Hoxha digjej për Jugosllavinë e Titon, Edi Rama përflaket për Serbinë e Vuçiçin. Le të digjen, flaka u daltë. Enver Hoxha nuk i pyeti "kosovarët", kur e bëri aleat Jugosllavinë. "Kosovarët" nuk i pyeti as Rama, kur e shpalli aleancën strategjike më Serbinë. Kryeministri shqiptar nuk pyeti as për shtetin e tij, ai e shkeli Parlamentin e vet e jo vetëm sovranitetin e Kosovës. 

"Unë nuk pyes askënd kur flas për Kosovën" fsheh diçka të pistë prapa, nuk është eufori atdhetare, sepse Ramën nuk e shqoi kurrë retorika patriotike, ashtu sikurse nuk e shqoi as Enver Hoxhën. Ata e luftonin nacionalizmin shqiptarë, sepse në luftë më nacionalizmin shqiptarë ishin jugosllavët e serbët.

Enver Hoxha shpresonte se Jugosllavia do të investonte në Shqipëri. Hoxha gjakatar nuk mori asnjë dinar jugosllavë, përkundrazi ushtria jugosllave u fut në Shkodër, mori të gjitha mallrat shqiptare, duke thyer magazina e dyqane, pa pyetur njeri. Serbët nuk do të futen kurrë më në Shqipëri të plaçkitin magazinat e dyqanet shqiptare, janë shqiptarët e Kosovës së pavarur që do t'u dalin në rrugë serbëve. Mos u frikësoni nga serbët, ju, gazetarët maskarenj që s' latë gjë pa sha, në përpjekje për të fshehur veprimet e pista të kryeministrit tuaj që ua shkeli syrin. 

Nacionalistë nuk janë kundër tregtisë më Serbinë, sepse tregtinë me Serbinë nuk e penguan dot as në shtetin e brishtë, mallrat-plehra të Serbisë po e mbysin Kosovën. Disa thonë se spitalet tona janë plotë nga konsumimi i mallrave të kontaminuara serbe. Do t'i mbysin edhe shtetasit shqiptar, ashtu sikurse po i mbyt mielli serb për derra që e kanë çdo ditë në tryezën e bukës. Atdhetarët po përpiqen t'u thonë qeveritarëve shqiptarë se veprimet e pista të mos i fshehin prapa linçimeve publike me denigrimin- tradhtarë, kundër atyre që nuk u duartrokitën kur u zgërdhitë në Beograd e Nish. 

Serbët edhe më tutje s'kanë para të investojnë në Shqipëri, edhe po mori flakë kryeministri shqiptar më gazetarët e ndërsyer e akademikun që i recitoi Titos, i thuri himne Enverit, po përgjërohet edhe pas Edit. 

Mbase pasi ta lexoni shkrimi:"Derrat e Serbisë e kumbullat e rakisë", do ta shihnin gjendjen më esëll.

Derrat e Serbisë e kumbullat e rakisë

Kur pas Luftës së Parë Botërore Franca i dha kredi Serbisë për armatim e modernizimin e policisë, atëbotë shtypi francez i shqetësuar, pyeste qeverinë e vet: si do ta kthejë Beogradi kredinë? Me kumbulla të rakisë e më derra të Serbisë, nuk e mbulon borxhin, ndërsa industri nuk kanë, vajtonin francezët për paratë e humbura.

Beogradi industri nuk ka as sot, por është prodhuesi më i madh në Ballkan i kumbullave të rakisë e i derrave të Serbisë. 

Pa e ditur përvojën e hidhur të francezëve, dashamirët e mi në FB, të ekzaltuar më thanë: Serbia premtoi investime të lakmueshme në bregdetin shqiptar. Ku do t’i marrin paratë, e pyeta njërin nga ta. Nuk e dinte, por besonte se ata kanë para të fshehura. Më lindi dyshimi edhe mua: se mos i kanë fshehur serbët dinak paratë nën dyshek për bregdetin shqiptar!

Mali i Zi i dëboi nga bregdeti i vet, edhe pse e flasin një gjuhë, mbi 80 vjet e patën shtetin e përbashkët, Beogradi e shpalli huan popullore më detyrim para 50 vjetësh për hekurudhën Beograd -Tivar. 

Dashamirët e mi në FB nuk e dinë se serbët e shkret e presin shpëtimin nga Allahu. Arabët u premtuan t’ua modernizojnë kryeqytetin mbi ujë, turqit infrastrukturën.

“S’ke pse i urren serbët. Të gjithë do t’i kthejmë ne fenë islame”, me tha vjet një djalosh 25-vjeçar me mjekër të gjatë vehabi e pantallona mbi zog të këmbës, ditë më diell në një rrugicë të lagjes sime, në kryeqytet. Mbeta i shastisur nga ky lajm-bombë!

Lum si serbët që do bëhen myslimanë e të lumtë shqiptarët që besojnë në serbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat