Guerilja e korrupsionit

Opinione

Guerilja e korrupsionit

Nga: Bekim Rexhepi Më: 22 tetor 2016 Në ora: 16:45
Bekim Rexhepi

Nëse ka një emblemë kjo guerile e korrupsionit, atëherë ajo është padyshim i quajturi- Hashim Thaçi

Ardhja e kësaj guerilje në pushtet vetëm pas vdekjes së Rugovës, me një kredo “patriotike”, alarmoi ne emocionet elektoratit i cili dha mundësin të shoh dhe të presë rezultatet në vend. Megjithëkëtë ardhje të gueriles në pushtetin politik nuk ndryshuan gjërat për të mirë, ato veças morën thellime dhe zhytje edhe më në krizë. Në fakt duhet pranuar se kjo guerile nuk qe e aftë se paku të dalloj ç’është një krizë e pjesshme (pra faza e jostabilitetit) dhe, në anën tjetër një krizë që mund të qoj në transformimin e një shoqërie. Të ndalemi pak në retrospektivë, në ish Jugosllavisë, sidomos qe vet sistemi ay që kishte prodhuar disa efekte negative në kulturën politike në shoqërinë e përbashkët jugosllave. Megjithëse kjo shoqëri kishte ndryshime kulturash dhe emancipimi, efekti i domenit të korrupsionit qe “limit” por, jo përjashtim shoqëror, sepse më këtë arrihej të krijoheshin disa toleranca dhe gjithashtu disa kufizime në mënyrë që të reduktohej e keqja e madhe. Në fakt konservimi i kësaj mënyre, nuk doli të ishte parandaluar e keqja e madhe sepse edhe tani kur shoqëria jugosllave është demoluar nga koncepti i përbashkët kemi zhytje më të thellë në korrupsion.

Në kundërshtim permanent me disa analist “politik” qe akoma gjejnë metoda të demoduara të mbështesin politikanet në pushte të cilët vazhdimisht flasin për “integrim”, “konsensus” dhe “stabilitet politiko ekonomik”, derisa këto qëllime mbesin vetëm në retorik të përditshme. Megjithëse kriza e integrimit, konsensusit dhe e stabilitet politiko ekonomik vazhdon të jetë në të njëjtë kuotë vlerësimi, arrij të marrë konstatimin se analistet politik ose janë vegla të pushtetit ose ata bëjnë politiken e politikanëve në pushtet.

Shoqëria shqiptare nuk ka arritur të krijoj limite apo edhe zero korrupsion, siç dëgjojmë të thuhet në retorikën politike aktuale të pushtetit. Pra, për dallim nga grupimet politike aktuale, veçohet guerilja politike, e cila ka shpërthyer në të gjitha anët korruptive, ka dëmtuar tej mase porcelanin e shoqërisë, ndaj për të parandaluar dukurinë, mbase duhet kohë dhe brez. Kjo gjendje si kudo, ka sjellë krizën e legjitimitetit përfaqësues, e cila është një nga dilemat më e vështirë politike për tu zgjedhur, sepse në kontest të saj prodhohet dhuna dhe rendja e ngadaltë e shtetit.

Askush nuk e do rendjen e shtetit, sepse kjo ngjall dosido frikën politike, po që ne fakt mund të jetë ringjallje e re politike dhe ngritje e shtetit me vlera të reja.

Shumë llojshmëria e kërkesave që përfaqësojnë interesa të ndryshme dhe rivale nuk ka arritur të krijoj ndërmjetësimin e domosdoshëm dhe obligativë të qeverisë, për të gjykuar pozitivisht në zgjidhjen e tyre. Nëse nuk ka qasje me kohë, në këtë lloj atmosfere, problemet politike zgjerohen dhe kapaciteti i çfarëdo qeverie dobësohet së pari në legjitimitet e, bashkë më të edhe fuqia shtetërore. 

Marr guximin të gjykoj publikisht se kjo guerile politike ka dëmtuar mjaft shoqërinë shqiptare, dhe për këtë dëmtim duhet të ketë patjetër penalizëm politik, duhet qe edhe faktori ndërkombëtar të shkarkohet nga bashkëfajësia e demit, në të kundërt do të duhet qe edhe estabilishmenti i saj të penalizohet. Guerilja mbartë akuza të rënda politike, ndaj nuk kursehen edhe disa figura të saja emblematike, mbase ata do të gjykohen në gjykatën speciale për krime lufte. Vrasja e disa figurave politike si kundërshtar politik, përbën një krim të veçantë i cili duhet gjykuar dhe dënuar gjithsesi, dhe jo vrasësit të jenë pjesë e jetës politike. Mos gjykimi dhe mos dënimi i kriminelëve ka marrë kohë të gjatë dhe kjo pengon dhe zvarritë procesin e drejtësisë në vend. Nuk do të kemi qeveri legjitime përderisa ajo nuk vë kushte për sigurinë, paqen dhe lirinë. Do të ishte naive, veçmas naive po të shprehnim doza besimi se kjo qeveri e përbërë më shumë nga një guerile korruptive, do t’ia garantoi qytetarit  të saj sigurinë, paqen dhe lirinë, kur nuk vë kushte së pari për vete, për të gjithë kundërshtaret e sigurisë, të paqes dhe të lirisë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat