Edhe një rrenë më shumë, nuk është një fitore më shumë për diplomacinë e Kosovës

Opinione

Edhe një rrenë më shumë, nuk është një fitore më shumë për diplomacinë e Kosovës

Nga: Prof.Dr. Mehdi Hyseni Më: 22 tetor 2016 Në ora: 20:07
Mehdi Hyseni

Barometri diplomatik
 
*** Dikur disa nga rapsodët tanë të njohur popullorë ( Sali e Feriz Krasniqi, Ramë Bllaca, Tahir Drenica e Hashim Shala) këndonin këngën me motiv patriotik: “gurë mbi gurë ndërtohet kalaja”, kurse sot, po paguhen “majshëm” me euro të arkës buxhetore të qeverisë së Kosovës (2008-2016), po afirmohen, po çmohen, po gradohen dhe po nderohen ata, që, me mashtrime, me korrupsion, me krim të organizuar, me spekulime dhe  me rrenë mbi rrenë po helmatisin  popullin, humanizmin, drejtësinë, lirinë, idealin patriotik kombëtar dhe mirëqenien e përgjithshme, vetëm për t’i sunduar dhe shfrytëzuar të tjerët.
 
*** Sipas kryenegociatores së palës kosovare, Edita   Tahiri,  Dialogu i  Brukselit (2011-2016), “do  mbyllet me njohjen e  Kosovës nga Serbia”!?( (http://www.botasot.info/aktuale-lajme/595172/tahiri-njohja-nga-serbia-ne-fund-te-dialogut/.)
 
-Mos e rreni popullin më tej, se e keni tepruar (2008-2016)!
 
– E vërteta, së shpejti do të dalë në shesh, se Serbia as në mbylljen e dialogut në Bruksel, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë le ta mbajnë mirë në mend, ata që po e gënjejnë të kundërtën, ashtu sikurse me rastin e fillimit të këtij dialogu, duke e cilësuar “vetëm me përmbajtje tenkie”, kurse më pas (jo më pak se 6 vjet) na doli  “dardhë me bisht” me makro kërkesa politike, ekonomike, tregtare dhe territoriale. Ndër të tjera, këtë e dëshmon edhe formimi i “Srpska zajednicës”, si dhe kërkesat e tjera të Beogradit në moslejimin e demarkacionit të kufjve shtetërorë të Kosovës me Serbinë. Kërkesat për “Trepçën” dhe për “Gazivodën” …etj.
 
-Po, sikur të ishte ashtu,  nuk do bëhej kurrfarë dialogu në Bruksel, sepse ajo “ceremoni” ligjore, do kryhej në Beograd. Gjithashtu, po të ekzistone ndonjë dozë vullneti dhe disponimi  i qarqeve zyrtare të Serbisë, as Tomislav Nikoliqi (president) e as Aleksandar Vuçiqi (keryeministër) nuk do të kërkonin  që në  dialogun e Brukselit, të debatohej  edhe për “Trepçën”
 
*** Ministrja e  qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri(kryedrejtuese e delegacionit kosovar në dialogun Kosovë – Serbi në Bruksel, 2011-2016) ka deklaruar se “: Njohja e Kosovës nga Serbia, do bëhet në fund të dialogut”. (http://www.botasot.info/aktuale-lajme/595172/tahiri-njohja-nga-serbia-ne-fund-te-dialogut/.
 
 
Do t’i kisha besuar kësaj deklarate propagandistike sikur Edita Tahiri, gjatë 6-vjeçarit të shkuar në dialogun me palën serbe të Beogradit në Bruksel(2011-2016),  të mos kishte gënjyer disa herë rresht, ashtu sikurse kryeministri i saj Hashim Thaçi (aktualisht president i Kosovës) se gjoja “Serbia  de fkato dhe de jure e ka njohur Kosovën” pas nënshkrimit të disa marrëveshje për transport, për energji… etj. Shih burimet në: http://www.telegrafi.com/tahiri-serbia-e-ka-njohur-kosoven/ dhe http://lajm.co/edita-tahiri-prap-deklaron-se-serbia-e-ka-njohur-kosoven/).
 
Mirëpo, me gjithë këtë gënjeshtër të qeveritarëve të Kosovës, Serbia as de fakto e as de jure nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Për këtë qëllim Beogradi zyrtar, edhe  po zhvillon dialogim me palën kosovare në Bruksel (2011-2016).
Rrena më e  madhe "diplomatike"!

Që në fillim të dialogimit  me palën serbe të Beogradit në Bruksel (2011), Edit Tahiri gënjeu dhe e mashtroi opinion e gjerë politik vendor dhe atë ndërkombëtar, duke deklaruar se “ Dialogu i nisur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është teknik dhe i tillë do të mbetet deri në fund”.(Shih burimin në:  http://www.evropaelire.org/a/3551961.html ).
 
Këtë deklaratë të rreme të E.Tahirit, se bisedimet me Serbinë kishin  “vetëm  karakter teknik”, e përgënjeshtroi përmbajtja  politike e dialogut me Serbinë,  i cili po zhvillohet qe gjashtë vjet në Bruksel nën patronatin e  BE-së.
 
Përpos gënjeshtrvae dhe dezinfomimit të  deritashëm gjashtëvjeçar politik dhe diplomatik, se  qeveria e Kosovës po zhvillon “vetëm dialog teknik” (2011-2016), tani,   Edita Tahiri ka pohuar një rrenë më të re  në stilin e  “pinpong diplomacisë” kineze, se përfundimi i Dialogut (kohëzgjatgjen e të cilit askush nuk mund ta ketë parashikuar) në Bruksel, do të përfundojë me “njohjen e Kosovës nga Serbia”!?
 
-Çfarë naiviteti politik e diplomatik, po sikur një dialogim i tillë, të ishte në funksion të njohjes së Republikës së Kosovës nga Serbia, Beogradi zyrtar fare nuk do ta kishte ngritur   atë dialog, por Kosovën do ta njihte, pa vajtur në Bruksel, ashtu sikurse 113 shtete të tjera, të cilat deri tani e kanë njohur Kosovën (2008-2016).
 
Meqë prej fillimit të hapjes së atij dialogu, si qeveria, si kuvendi, ashtu edhe  presidenca e Kosovës e kanë ditur (sepse  vetë e kanë përqafuar dhe nënshkruar deklarata dhe rezoluta për mbajtjen e tij, ashtu siç ka diktuar dhe imponuar interesi nacional, ekonomik, tregtar dhe gjepolitik  shtetëror i Serbisë kolonialiste dhe hegjemonist), se ai krejtësisht kishte karakter politik dhe diploamtik (jo” vetëm teknik” siç ka deklaruar rrejshëm  kryenegociatorja E. Tahiri) për të vënë  në pikëpyetje statusin e pavarësisë së Kosovës, të njohur më 17 shkurt 2008.
 
Sa më sipër, nëse epilogu i procesit të Brukselit, do të sillte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, atëherë, unë, do propozoja, që Edita Tahiri, të zgjedhej presidente e Kosovës me  mandat të përhershëm (pa rizgjedhje, sikurse Tito dikur në RSFJ-në e tij).
 
Por, 1000% jam i sigurt, se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në përmbylljen e Dialogut të Brukselit (2011-2016).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat