Gjuha e re kosovarçe

Opinione

Gjuha e re kosovarçe

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 tetor 2016 Në ora: 07:05
Sulejman Mehazi

Erdhi koha  Kosova jo vetëm që e kundërshton, po edhe ia ndalon Shqipërisë dhe Edi Ramës që të mos përzihet në punët e mbrendshme të këtij shteti. Për t'u çuditur, qeshur e mbytur në cilën shkallë ka mbërirë kjo punë e shëmtuar shqiptarësh. Kosovarë Matoshat qortojnë  shqiptarin Ramën duke mos i dhënë të drejtë të interesohet e të përkujdeset për Kosovën, në anën tjetër serbëve ju japin atë të drejtë të pëzihen përr Kosovën. Po disa pyetje Matoshave e Baloshave nëse më lejohet?

A doni ta krijoni kombin kosovar, nëse po atëherë krijoni alfabetin tuaj  e më pas dhe drejtshkrimin tuaj kosovarçe!

Po në universitetet tuaja si do prezentohen studentët, p.sh. ata që do studiojnë e kryejnë  gjuhën shqipe, e jo kosovarçen;  atëherë CV-ja e studentëve të diplomuar duhet  të jetë kështu:" Studimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe i kreu në gjuhën kosovarçe. Qesharake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat