Inxhja Kumri konfrontohet me „gënjeshtra“

Opinione

Inxhja Kumri konfrontohet me „gënjeshtra“

Nga: Haki Bunjaku Më: 23 tetor 2016 Në ora: 20:42
Haki Bunjaku

Po thonë do lahpuza që Hashim Thaçi po shkruen letra,po nuk është e besueshme se ai nuk ka shkollë.Me pasë shkollë kish ndejt në rendin e burrave,e nuk ish kacavjerr atje,ku është droe që ka me thye qafën (veç pritni)

Në letra po i zhigojka gjinën,si desht për therrëtore dhe po ia bëjka gati Speciallës.

Këte listë,inxhës,duhet ta bëj tjetërkush e në kryrradhë të shënoi: Hashim Thaçi,si më i destinuari e të tjerët i tregon ai vet,si dëshmitarë i mbrojtur nga mizat.

Ky po do me zbut Speciallën,me ia bë ndoj dredhi e prapë te perdja.Po tjerët a nuk dijnë,a nuk guxojnë me shkrue letra.Le të vijnë te inxhja Kumri se ua shkruaj një hektar letërankese,bile në gjuhë të filikueme dhe vetëm një euro në faqe.

Konfrontimi tjetër është me do publikime të turpshme në Tv,fb. e në tjera medium publike,ku ekspozojnë bythë gjërë sa muri i bibliotekës, edhe anën kah dalin fekaljet(tfu,tfu tfu) drejt ka na,që tani edhe po gërditna,prandaj shumë shujta po i rrefuzoi.

Besa edhe me gjinjë si planc lope,mjaftë po më irritojnë e gërditin.Une po e di që mbrenda tyre nuk ka qushtë,por silikon.Mirëpo, do që nuk pe dijnë vetëm përtypen e shkumaven,bile edhe pok a raste të barllaistit.Gjynah!

Po më duhet që era qelbësirë ka hy në televizor e në internet;prandaj triherë e theva monitorin e internetit e triherë ma blenë fëmijtë.Kurse tash cërrc.Nuk ka më.

U prish dynjaja!He vaj halli për ne!Lum ai që ka vdek e mjer ai që ka le!

E mësë keqti për Inxhën Kumri që smund po rri pa fol e tovoni po i thonë mizevire.

Tash jam në terrin mediatik,por kallxomni diqysh kur të ndalën këto anakronizma të hyqmetit të Hashimit!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat