Pse Edi Rama po tenton të mbyll Facebook dhe Instagram?

Opinione

Pse Edi Rama po tenton të mbyll Facebook dhe Instagram?

Nga: Kreshnik Spahiu Më: 24 tetor 2016 Në ora: 19:15
Kreshnik Spahiu

Edi Rama po kërkon me urgjencë ligjin e tipit "Erdogan" për të vënë nën kontroll rrjetet sociale. Bashkë-pronari i gjysmës mediave shqiptare Rama po tenton të censuroi facebook, web, instagram etj. Mileti do kakarisin edhe pak javë nëpërmjet statuseve në facebook apo fotove në Instagram por ata s'do kenë fatin të lexojnë as mesazhet opozitare të disa portaleve që denoncojnë çdo ditë abuzimin apo arrogancën e pushtetit. 

Beppegrilloblog.com as nuk taksohet dhe as nuk kontrollohet nga qeveria Italiane, ndonëse është një nga 10 websitet më të lexuara në botë.

5 vjet më parë madiat shqiptare iu nënshtruan modelit Rama të përdorimit të facebook dhe twitter si forma të komunikimit me publikun. Çdo fjali e shkruar nga ish-shefi opozitës socialiste Rama në profilin e tij në facebook pas 5 minutash publikohej nga çdo TV. Ky ishte modeli i krijuar nga socialistët si hapësirë për të komunikuar me opinionin publik. Qeveria Berisha as nuk e çensuroi dhe as e pengoi përkundrazi, 80% e mediave ishin kundër qeverisë Berisha të kryesuara nga Top Channel. 3 vjet pas ardhjes në pushtet Edi Rama ka vendosur në rresht çdo ekran TV dhe çdo gazetë print duke kaluar çdo lloj rekordi negativ të demokratëve. Sot s’bëhet fjalë për asnjë media-vizive që të jetë në opozitë me pushtetin gjë që ndodhte rëndom me pushtetin e Berishës. Në këto kushte zëri opozitar u derdh dhe u orientua drejt rrjeteve sociale, portale ve online, facebook, instagram etj.

Dhjetra protesta po organizohen nga rrjetet sociale prej shoqërisë civile dhe faktorëve opozitarë. Afera dhe skandale pa fund botohen në rrjetet sociale gjë e cila kulmoi me raportin e OSCE ku u publikuan fakte për pasurinë 200 milion euro të Edi Ramës në offshore në Chikago refuruar portaleve online. Ndërkohë ALEXA INTERNATIONAL rendit portalet e reja online opozitare si më të lexuara se Top Channel me pronar …. smile emoticon , Shekulli me pronar Kokëdhimën, Shqiptarja.com me pronar Bolinon. Gazetat online opozitare të Pekës, Bushatit, Fundos, Cikës, Nezës, Dodës, Bashës, Balës, Sherifit etj po fundosin influencën dhe pushtetin e oligarkëve të vjetër të mediave. Statuset e Sali Berishës në Facebook lexohen 10 herë më shumë se lajmet e A1 Report ……etj.

Papritmas në skenë u shfaq projektligji Milana Haritos kushërirës së kryeministrit që të kontrollohen mediat online dhe rregjistrohen tek ‘partia’. Projekti i huazuar nga modeli Erdogan u inspirua nga nënshtrimi shtypit turk i 5 gazetave të mbyllura opozitare, 27.000 wevsiteve, Zamanit të famshëm dhe censurës në Facebook dhe Twitter. Projektligji është anti-kushtetues sepse cënon haptazi të drejtën për informim në kohë dhe hapësirë për këto arsye: 1) Nuk përcaktohet definicioni i një website privat apo publik 2) Nuk diferencohen portalet me qëllim fitimprurës apo jo fitimprurës 3) Nuk bëhet dallimi i një rrjeti social shqiptar nga një i huaj 4) Nuk bëhet dallimi mes analizave, informacionit dhe blogut 5) Trajtohen me një standard website me .al me srver në shqipëri dhe ato me .com, .net, .org etj që paguan jashtë Shqipierisë. 6) Nuk bëhet dallimi i webciteve ngaFacebooku, Instagram, etj. 7) Nuk konceptohet ndryshe rrjeti social privat me atë institucional Në këto kushte qeveria fut në një thes websitin e Top Channel me websiten Kreshnikspahiu.com apo Pilafi.al.

Qeveria ngatëron webciten e Ministrisë Drejtësisë me websiten NewYork-Times, CNN, Gazeta Express, Index, Qeveria ka interes vetëm të mbyll çdo dritare që është kundra që në bazë të këtij ligji nëse bëhet një ankesë nga një subjekt për fyerje dhe shpifje, atëhere autoriteti përgjegjës pezullun publikimin e portalit. Qeveria iteliane kurrë nuk e barazoi Beppegrilloblog.com me RAIUNO apo La Republica. Ky është fundi historisë por edhe njeriu i fundit që po përpiqet ti mbyll gojën miliona shqiptarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat