Ushtari e eprori i UÇK-së, i shumë betejave

Opinione

Ushtari e eprori i UÇK-së, i shumë betejave

Nga: Skënder R. Hoxha Më: 25 tetor 2016 Në ora: 14:28
Autori i këtij shkrimi, Mr. Skënder R. Hoxha gjatë bisedës me Arzen Bytyçin

Arzen Bytyçi (1976), nga fshati Poçestë i komunës së Pejës, është ndër të parët në mesin e shumë të rinjve dhe të rejave tona që iu përgjigjen guximshëm thirrjes për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e popullit të vet, atëherë kur Kosova përjetonte orë të liga nga robëria e egër sllavo-serbe dhe i kanosej gjenocidi e shfarosja e tërësishme.

Arzeni, si bir i një familjeje me tradita atdhetare e bujare,  edhe pse relativisht i ri, kishte ideal të fortë dhe ishte përcaktuar që sa më parë t’i bashkangjitej radheve të UÇK’së e të bëhet ushtar i saj.

Edhe pse janë të pakët njerëzit nga Peja me rrethinë, nga Dukagjini, po edhe më gjerë nga Kosova e Shqipëria, që nuk e njohin Arzen Bytyçin si ushtar e erpror i UÇKsë, si veprimtar, si asambleist, binismen, etj., për të ditur më në hollësi dhe drejtpërdrejt, bëmë një bisedë me Arzenin, i cili u nis nga dita e parë e kyçjes së tij në UÇK:

Autori i këtij shkrimi, Mr. Skënder R. Hoxha gjatë bisedës me Arzen Bytyçin  

“ Në UÇK  jam kyçur më 1 maj 1998, ditë kur kam shkuar në Gllogjan të  komunës së Deçanit. Njerëzit e parë që kam takuar në Gllogjan ishin: Ilmi Haradinaj dhe biri i tij Shkëlzen Haradinaj.

Ka marrë pjesë në të gjitha ofensivat

Fillimisht, si ushtar, kam shërbyer nëpër të gjitha vijat e frontit, së pari në Prilep dhe në fshatrat përreth: Shaptej, Gramaçel, Baballoç, si dhe ku e kanë kërkuar situata dhe rrethanat që u krijoheshin. Gjatë qeshorit të vitit 1998 kam shkuar për armatim në Shqipëri, ku kemi bërë edhe stërvitje ushtarake. Kështu kemi vepruar bashkë me luftëtarët e tjerë deri kur është themeluar Batalioni “Tigrat”, komandant i të cilit ishte Fadil Nimani nga Gërgoci i Dushkajës, komuna e Gjakovës, respektivisht, deri në përfundimin e Ofensivës së Shtatorit. Vlen të theksohet se, si ushtar, prej fillimit, nuk ka asnjë ofensivë që nuk kam marrë pjesë, bashkë me vëllezërit Haradinaj: Shkëlzenin, Bujarin, Dautin, Enverin, e shumë herë edhe me Ramushin. 

Pas shtatorit, u bë ristrukturimi i njësive të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, konkretisht, më 12 tetor 1998, jam emëruar komandant në Rajonin e Lugut të Baranit, me seli në Buçan. Ky Rajon përfshinte fshatrat: Vranoc, Kosuriq, Buçan, Llugaxhi. Në atë kohë kam bërë riorganizim dhe jam themelues i Brigadës 135 Agim Zeneli në Zonën e Përgjegjësisë prej Raushiqit e deri në Këpuz. Pas marrjes së kësaj përgjegjësie (12 tetor 1998), pra,. Pas Ofensivës së Shtatorit, kam qenë vetë edhe creator i vijave të frontit. Këtë përgjegjesi e kam pasur deri në përfundim të luftës.

Image

 

Ka momente e përjetime që nuk harrohen   

Gjatë luftës së UÇK-ë jemi ballafaquar me situate të ndryshme. Kemi përjetuar edhe moment të rënda. Ato ishin sfida të cilat duhej t’i kapërcenim, por që kanë mbetur edhe të paharruara. Prej tyre do të veçoja rastin kur kemi bërë bartjen e të plagosurve prej Mullinit të Broliqit (komuna e Pejës), e deri në Rajonin e Përgjegjësisë në Studenicë e Kaliçan (komuna e Istogut), kur, te Mullini i Bërdynajve në Radac të Pejës, të plagosurit ua kemi dorëzuar Brigadës 136. … Pas kthimit, moment i vështirë ka qenë rënia heroike e Shkëlzen Haradinajt, që e kemi përjetuar rëndë.          

Ishte muaji maj i vitit 1999, kur në përleshje me forcat tona, përmbi fshain Llugaxhi, afër Pikës së Shqiponjës, armiku kishte pësuar humbje në njerëz dhe në teknikë. Aty, ushtarët e komnadant Malës kishin asgjësuar një “Pragë” të armikut. Si hakmarrje për këtë humbje që kishin pësuar, forcat e armikut kishin marrë si pengje 250 njerëz (gra, fëmijë, pleq) të pambrojtur, në fshatin Kosuriq të Pejës dhe i kishin mbajtur një natë në oborr të një shtëpie, te Mullini i Katunit. Të nesërmen, në një aksion të forcave të UÇK-së, ku kemi qenë të kyçur eprorë e pjesëtarë të Brigave 131, 132, 135, si: Daut Haradinaj, Bujar Haradinaj, Lulzim Morina e shumë bashkëluftëtarë të tjerë, kemi arritur që t’i lirojmë këta 250 pengje, pa u plagosur as vrarë kush.

Nuk lejuam ndarjen e qytetit të Pejës

Më 13 qershor 1999 jam i pari epror dhe ushtar i UÇK-së , bashkë me Vehet Hoxhën nga Cërmjani i Dushkajës, që kemi hyrë në Pejë dhe kemi kontribuar (bashkë me shumë njësi të UÇK-së) për moslejimin e ndarjes së qytetit të Pejës. Atë ditë e  kemi ngritur flamurin shqiptar në objektin ku e kishim edhe Selinë e Shtabit të UÇK-së.

Pas tentativës së armikut për ndarjen e qytetit, gjë që e penguam, bashkë me shumë bashkëluftëtarë, jemi shkuar dhe e kemi vendosur Postbllokun në Bjeshkët e Zhlebit, aty në kufirin me Malin e Zi. Kështu kemi vepruar edhe në territorin e Itogut, Klinës, etj., deri ku e ka pasur përgjegjësinë Zona e Dukagjinit.   

Image

 

  … Dhe ngritja e flamurit 

Ndërkaq, pas luftës, pas krijimit të institucioneve në Qeverinë e Përkohshme, në komunën e Pejës, strukturat e atëhershme komunale kishin respekt për kontributin tim të dhënë gjatë luftës, ndaj më emëruan si drejtor i Drejtorisë për Mobilizim dhe Mbrojtje.

Arzen Bytyçi duke ngritur flamurin, më 28 Nëntor 1999, në Qendër të Qytetit të Pejës

Në bazë të këtyre meritave dhe të këtij respekti, më 28 Nëntor 1999, për nder të Ditës së Flamurit, në praninë e trupave të TMK-së dhe shumë qytetarëve të Pejës, perfekti i komunës së Pejës, Ethem Çeku, na autorizoi që unë me bashkëluftëtarin dhe eprorin Ardian Belegu, solemnisht të ngrisim flamurin shqiptar, për herë të parë, në qendër të qytetit të Pejës.

Për fund të kësaj bisede të përmendim se Arzen Bytyçi është magjistër i ekonomisë dhe biznismen e afarist i suksesshëm. Në tri mandate ishte asambleist në Asamblenë komunale të Pejës, nga subjekti politik i AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat