Njeriut....!

Opinione

Njeriut....!

Nga: Agron Shabani Më: 26 tetor 2016 Në ora: 14:03
Agron Shabani

Romakët e lashtë thonin dikur se ato që nuk i njohim ose nuk i dijmë, nuk jane çështjet ose gjërat me të rrezikshme, por ato që mendojmë se i njohim ose i dijmë.

Mendja, koshienca ose logjika e njeriut së bashku me lëximin, studimin, guximin, moralin, pervojen, besimin dhe intuitën, janë burimi kryesor dhe forma me e lartë ose supreme e njohjes dhe kuptimit të jetës, botës, natyrës, gjithësisë ose universit tonë.  

Nuk na ndihmon asgjë ajo nëse vrapojmë pas atyre gjerave që nuk i njohim ose nuk i dijmë, në qoftë se ato nuk i kemi lëxuar, mësuar dhe kuptuar me kohë.

 Ne në natyrë ose gjithesi, vazhdimisht sikur e shohim dhe lexojmë nje "dekalog" ose "partiturë të madhe" gjërash të pashkruara dhe të pathëna që na therrasin dhe obligojnë vazhdimisht edhe "mua", edhe "ty" për të ditur, lexuar, studiuar, medituar, besuar dhe reflektuar akoma me shumë në të qenurit (prezencën), materien, krijesen dhe ekzistencën e pasosur të jetës, botës, natyrës, kosmosit ( univertsit), mendjes (logjikës) dhe shpirtit tonë . 

 Ndaj, sa me shumë që të futemi, thellohemi ose depertojmë në sferën ose universin e pasosur të forcave, dukurive, procesëve dhe fenomenëve të ndryshme natyrore ose mbinatyrore të cilat janë të rregulluara dhe sistemuara nga ligjet e përhershme dhe të pandryshueshme dhe qe jane te fshehura ose maskuara nga "optika" ose "syri" i arritjeve dhe zbulimëve të gjertanimshme të arsimit, shkencës dhe teknikës. Aq me shumë sikur shtohen etjet ose deshirat tona për të ditur, lëxuar dhe mësuar sa më shumë mbi njeriun, jetën, botën, natyrën, gjithësinë ose universin tonë.

Asnjëherë nuk duhet harruar faktin se edhe planetet ose yjtë e panumërt në qiellin e pafund, ndofta mund të jenë fole ose "shtëpiza të bekuara" për njerezit, kulturat dhe civilizimet tjera jashtëtokësore ose interplanetare. Kush e di....?!

Ndryshe nga kjo, çdo gjë e panjohur dhe e pashfrytëzuar nga mendja ( logjika), shpirti, intuita ose fantazia e lartë e njeriut, në natyrë ose në gjithësi mund të konsiderohet e "virgjër" . Për të mos thënë " letër e pashkruar" ose " tabula rasa" !?

Uni, logjika ose koshienca na mësojnë dhe udhërrefejnë vazhdimisht për gjërat që duhet ditur dhe mësuar, ndërsa zemra dhe shpirti ynë na mësojnë ose udhërrefejnë për ato që duhet besuar dhe shpresuar. 

Në të kundërten, për arsimin, shkencën dhe teknikën, ato që nuk i dijmë ose nuk i njohim, janë gabime ose dështime të lehta në raport me ato që mendojmë se i njohim ose i dijmë.

U mor vesh se edhe sentimentët, lutjet dhe besimi i njohur njerëzor ose qytetar, sipas konceptëve dhe formulimëve të njohura shkencore ose sociopsikologjike, janë një ndërë faktorët kryesor ose esencial të ngritjes, zhvillimit, përsosjes, përformimit dhe afirmimit të përgjithshëm ose substancial të personalitetit njerëzor, në qoftë se ato pranohen, kuptohen, akcepttohen, konceptohen dhe anticipohen në menyrë humanë dhe logjike. Përkatësisht, integrale, reflektive, funksionale, pozitiviste, kognitive, intrinznike, empirike etj.
Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të drejtën e pakontestuar dhe tepër sovrane ose legjitime për të lëxuar, studiuar, ditur dhe mësuar sa më shumë.

Kjo në radhë të parë për faktin se çdo gjë që dijjmë, nuk është një proces i përfunduar, i rafinuar ose final. Jo. 

Por, gjithmonë mund të ketë vend, kohë dhe hapësira të mjaftueshme për përimirësime, korigjime, ravijezime, eksplorime, përformime dhe avansime të vazhdueshme në fushën e pakufijshme ose infinitive të dijes ose diturisë.

Në këtë prizëm sipas Remarkut, Popperit dhe të tjerëve, nganjëhere janë më të mira dhe me të pranueshme mediokriteti ose padituria, se sa mosbindja, hezitimi ose kokëfortësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm për t´i njohur dhe pranuar mediokritetin ose paditurine e tyre.

Fjalët dhe mendimët e mençura me tepër matën dhe vlerësohen mbi bazat dhe parimet e njohura shkencore dhe humaniste, se sa numërohen ose radhitën në bazë të volumit, sasisë ose madhësisë së tyre në faqe libri, shypi ose gazete. 

Se këndejmi, sipas Getës (Göethe), asgjë nuk e zbulonë ose detektonë me fuqishëm dhe me pushtetshëm edukatën, kulturën, moralin, karakterin, disiplinën dhe emancipimin e njeriut, se sa fjalët, mendimet dhe veprat e tij.

Në të kundërten, të kota ose fare boshe të dukën orvatjet, përpjekjet ose rropatjet e ndryshme fetare, shkencore, kulturore, informative, politike, diplomatike dhe të tjera të personave ose individëve të ndryshëm, nëse edukata, kultura, arsimimi (emancipimi), morali, karakteri, Zoti dhe natyra janë kundër tyre. 

Në këtë prizëm edhe hidhrimi ose dëshprimi i parë së bashku me gabimin e vetëm, janë pëngesat kryesore që nuk mund të tejkalohën.

Asgjë nuk futet ose nuk depërton aq thelle në mbamendjen ose kujtesën tonë, se sa ato gjera që kemi deshirë t´i harrojmë sa me parë që të jetë e mundur. Duke menduar këtu në "foshnjërinë" ose "adoleshencën" tonë shpirtërtore, emocionale, intelektuale ose profesionale që shpeshherë i fshehim ose krijojmë vet me naivitetin, mediokritetin ose paditurinë tonë. 

Ndaj, çdo e metë ose padituri e mundshme objektive dhe subjektive tek personi ose individi, në të shumtën e rastëve e kanë adresën ose origjinën e tyre në "adoleshencën" ose "tabula rasën" e tij shpirtërore, emocionale, kulturore, morale, edukativo-arsimore dhe kështu me radhë.

Githësia është komplete dhe definitive, por gjithëmonë e pakufijshme ose infinitive. Ashtu është edhe me "kosmosin" ose "universin e brendshëm" shpirtërorë, emocional, mental ose psikologjikë të njeriut. Sidomos me besimin, inutuitën, rezonansen dhe fantazitë e tij fetare, shkencore, kulturore etj.

Njerëzit e ditur dhe të thelle janë si qirinjët apo si yjet e panumërt në universin e pafund në atë menyrë që shpeshherë e djegin (kallin) vetën ose njëri tjetrin në emër të dritës dhe shkëlqimit global ose universal. 

Në instancë të fundit, pos Zotit dhe natyrës, asgjë nuk është e përjetshme ose absolute, por vetëm e përkohëshme ose relative. Zatë pikërisht këtu ndofta ndodhët ose ekziston edhe formula ose sekreti i jetës dhe vlerave të saj hyjnore ose univerale. 

Ato që na dukën përjetësishtë të pabesueshme dhe të pakuotueshme, janë pikërisht ato që mund të besohen dhe kuptohen.

Në këtë frymë për njohjen, pranimin dhe respektimin e çdo ligji ose fenomeni të mundshëm natyrorë ose mbinatyrorë, njeiut i duhen ose nevojiten edutata, kulutura, intuita, morali dhe besimi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat