Inxhja Kumri më këshillon për Pajtim (Meshlis)

Opinione

Inxhja Kumri më këshillon për Pajtim (Meshlis)

Nga: Haki Bunjaku Më: 26 tetor 2016 Në ora: 17:23
Haki Bunjaku

Opozita e Pozita ka kohë që po „rrehen“ shqelma dhe po ngrehin anash në zhegra, që menëve zarar dhe nuk ka pajtim. Po na çuen posht, hë i shitoftë zana!

Bac`Antoni - profi i nderuar shkoi, dhe unë dihet,jo si në vend të tij, se nuk kam kaçik. Mirëpo, me ndihmën e Inxhës Kumri, kam vendos të ndërmjetësoj për pajtim.

-Po çka hamamin kanë marrë gjithë këte tërrnak e tfuritën si kuajt në strajcën e taxhisë?!

Këta tymurrlenga nuk janë në bela në mes vete. Pra duhet t`u gjindet nji karar i pajtimit.

Krejt puna e munimi jem janë papagesë, demek punë humanitare, si Nana e shenjëtrueme.

Kurse Isa Mustafa (nga buxheti i Qeverisë) duhet t`i paguaj rrokotelat bugaromaqedon për diciplinën që do të mbajnë dhe mos t`i nëpërkëmbin vendimet e meshlisit, këta havadyzat.

-He,kur janë shty me marrë(vjedh) paret, prej ngutie kanë shkel mbi disa prej tyne, prandaj i ka kap opllah dhe magjija e zezë. Tash duhet me djeg bagël kali dhe me ua mbajt hundët mbi tim, që me kollitje e teshtim, mbase mund ta çesin të keqën!

Tjetër, se ti je i ri për meshlis. Duhet me i pasë rrotelat e fortë (40 milicë bugaromaqedon) që me ua mbledh pupat se për z`o boll besëpremë janë e ta prishin usullin, se këta veç frika e forca i bje në dinë.

-Duhet me i shti me ngreh konopin,pale cila po del më e fortë?

Duhet krejt me i derdh paret, para meshlisit, që kanë nëpër xhepa, në gji, në kapuq, brekë e çorapa dhe pala që ka më shumë fiton.

Pastaj me i numrue se cila palë kanë gra më shumë,se do gati ju kanë afrue me to Muhamedit,a. s. e me gllas fitojnë.

-Haradinajt kanë mundësi me pasë shumë, se i kanë pish(t)inat mbrena.

Me i vu roe cila palë ka rrejt më shumë, se edhe këtu fiton poena.

-Me ja u marrë do ujë në Tyrbe të Kikës e do në Tyrbe të Cvircës dhe me ua përzie me ujë mineral,që ta pijnë pa e diktue; ka ymyz që shlirohen prej të bëmave.

Tovonshi me I pre (përgjak) dy maca,një të surme e një të zezë;me përzie atë gjak dhe me ua stëpik qafën e gjoksin, se edhe të bame të rana kanë.

Mblidhën pikët veç e veç për secilën pale e pjesëtohen dhe del mesatarja e dihet cila është fituese. Këtu ska balotazh.

Ndoshta bën Dr. Imet Rrahmani me ua shkrue do reçeta për alkoo(k)hol, për doping,pop se jo, edhe për Viagra, si lloj terapie demek.Inshall-llah sherohen ja bëjnë vetëmbytje të “ëmbël”!

Si në fund të provohet me penalltija, por nëse edhe kësaj nuk i dokonisin; atëherë,prova e fundit me ju shkrue te “mulla” Shkoza, se hak e kanë,pasha hak-haktalanë!

Hajde, hajri e daftë, jarabi!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat