Si fabrikonte spiunë Serbia

Opinione

Si fabrikonte spiunë Serbia

Nga: Haki Bunjaku Më: 28 tetor 2016 Në ora: 14:38
Haki Bunjaku

Që nga koha A.Rankoviqit e këndej Sërbia fabrikonte spiunj nga rradhët e shqiptarëve që t`i shërbejnë asaj për ta mbajtur pushtetin në grusht.

Kjo përzgjedhje ishte bërë,me perfiditet,nga lart-poshtë.Kështu njerëzit që ngriteshin në postet udhëheqës të „Pokrajines“,në Republikë apo Federatë,më parë duhet të dëshmolnin besnikëri ndaj pushtetit në fjalë dhe pasi kulloheshin mirë,armatoseshin ,emroheshin në postet me përgjegjësi.Dhe,kaja nanën zymbyl!

Dhe,dihet për kë punonin.

Pushteti Sërb rrjetin e spiunazhit e shtrini edhe në organizatat më të vogla,si bie fjala nëpër shkolla,ku i angazhoi dy polet e kundërta:-drejtorët e shkollave dhe personelin ndihmës(shërbëtorët)

Ndonëse nuk përjashtohet edhe ndonjë nga mësimdhënësit.

Që të ishte puna edhe më groteske;porosiste dy njerëz që ta përcjellin e spiunojnë njëri-tjetrin.Pa dijtë as njëri për misionin e tjetrit.

Njerëzit e tillë populli i kishte „ble“ shumë shtrenjtë për trima dhe atdhetarë.

Nëpër fshatra kishte formua LKJ-në,ku i grumbullonte njerëzit e krimbur që t`i jepnin hazër xhevapë në çdo kohë.

Spiunimin e mirë kurdisi edhe brenda rrethit familjar edhe mes bashkëshortëve.

Prandaj edhe nderoshin si tepër duke i thirrur nëpër ndeja e ahengje familjare.

Dikur pushteti sërb çpiku edhe një metodë të re për t`i maltretuar shqiptarët.I porosit do grupe këngëtarësh,që vërtet vetëm gërvalleshin dhe me opusin e këngëve të porositura( nga ustallarët e tyre) e ndeznin atmosferën dhe mjer halli për ndonjë të shkolluar a të punësuar që ndodhej aty.As të reagonte,as të rrinte aty.Shenimet për këngët e kënduara dhe për njerëzit e pranishëm,me të shpejt e nga shumë kush shkonin në SPB.Dhe tash priti gjahtarët.

Ja niste pas disa kollitjeve një gërvallç…..Ooo Kral Nikolla,tjetri gërvallç…0 nanën ja q…!

Hurrpatin me kurrull çajin e rusit:

-A ju mërzitëm?

U them n`e dijshi boll.

Mos na provokoni me këso këngë!!

-Po cilën me rrok tash??

-Hajt pra ate: Virre në baski!!!

Ata prapë vazhdonin sipas repertuarit(të porositur)

U thash:0 djem,Nasradin Hoxha kish pasë thane:-Qyftelisë nuk kam dijtë me i ra,po me ndal dijsha.

Ju as s`po dini me i  ra as me nal.

(Ndodhi kjo në pranverën e vitit 1969 në Koretin).

Tjetra ndodhi me përmasa të njëjta ndodhi në katunin tim,Desivojcë.

U fejua një arsimtar,edhe pse më ftoj,nuk shkova nga sherri i këngëtarëve e spiujve.Isha në sy të keq te hyqmeti dhe vendosa të mos bëhem shkak me ia prish gazmendin.

Babai im u prek keq se më kishte hetuar që hoqa dorë nga gazmendi.

Të nesërmën ia behin policia,sikur donë ta regjistrojnë mastrafin e muhabetit.Ishte muaji prill 1974,posa isha liruar nga arresti.

Ditën e tretë thirrën mbledhje e LKJ-së për katun.Vijnë qapazet nga Komuna dhe kërkojnë me ngulm të mbahet edhe mbledhja e kolektivit e që aty të dënohet i posa fejuar(P.J.SH.) koleg i imi në shkollë.

Fort I mëllefosur e marrë fjalën.

Të nderuar aktivistë të komunës,i nderuari përfaqësues i policisë;fillimisht nuk mund të pajtohem me propozimin e juaj.Ne nuk jemi gjykatë që të dënojmë apo lirojmë dikë,nuk jem as policë që ta privojmë nga liria dikë.Ne,theshtë mbajmë proçesin mësimor.

Në anën tjetër unë jam arsimtar i Gjuhës dhe letërsisë dhe pikërisht mua më takon që të bëjë analizën e atyre këngëve.Mirëpo,më parë dua ta kem tekstin mbi tavolin,kasnecin dhe këngëtarin të pranishëm këtu,pastaj diskutojmë me fakte dhe marrim vendim,nëse është nevoja ose e lirojmë njeriun ta gëzoi fejesën.

NUk mund ta pranoj as ta arsyetoj,kur dikush këndon këngë me përmbajte „armiqësore“ dhe nuk i hyn therrë në këmbë,ndërsa dëgjuest pasiv,t`ia nxjerrin tamlin e nanës.Kjo jo vetëm që është e padrejtë,por edhe është zullum me porosi,i kurdisur.

Po të këndoja unë,do më pushkatonit në konak përmes dorës së zgjatur.

Duhen fakte e jo „reklla-kazalla.Më nuk shkon ashtu.

Koha eci dhe spiunazhi gjithashtu,vetëm me formë tjetër,më të përsosur.

Sërbia prodhoi azilantë(bashkëpunëtorë) e patriotë të rrejshëm.

Ata azilantë(rezilantë) Sërbia nuk i tradhëtoi,por i kthej në krye të shtetit për të na robëruar ne e për t`ia dorëzua Kosovën Sërbisë.

Ne vazhdojmë të rrijmë të përgjumur,të pranojmë në heshtje çdo propzim e vendim të argatëve të Sërbisë e që te ne shitën më katolik se papa i Romës.

Pa u lirue prej spiujve uzurpator,pa largimin e tyre nga skena politike,nuk mund të ketë zgjidhje të „ngërçit „ ,sepse ata mjeranë edhe lëkurën e kanë lënë peng te SPB-ja sërbe,prandaj varet se si i dirigjon ajo.

Kur njeriu gabon,mund ta përmirësojnë këshilltarët,të diturit,por kur qëllimisht gabon atë mund ta drejtoj vetëm bosi që e ka në grusht.

Një gjë gjithënjë po na jetë mbas dore e të cilës me shekuj ia kemi pa sherrin dhe po ia shohim sherrin me të madhe edhe sot e tërë ditën.

Nuk na ka shue dorës që të bëjmë zbulimin dhe denoncimin e spiujve,të cilët janë me shumicë,por së pakut të atyre ordinerëve që po qëndrojnë në krye të udhëheqjes qorre dhe të atyre spiujve që me mish e me shpirt po donë të ngritën në krye të institucioneve.

Pa i nxjerr për fushë spiujt,shteti i Kosovës nuk mund të konsolidohet,po edhe nëse konsolidohet e në krye vie spiuni,si deri më tash,prapë shteti nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta.

Çështja e spiujve duhet,në një kohë më të qetë të vihet në rend dite,bilem edhe të atyre që nuk frymojnë më,as nuk bëjnë hije mbi tokë,por zullumi u ka mbet mbrapa.

Vetëm kur të dihen e të denoncohen spiunët,Kosova mund të nisë rrugën e zhvillimit.

Kjo është çështje e dosjeve,të cilat një ditë duhet të hapen dhe të shihemi kush jemi,ku ishim e çka ishim.

Në themelimin e shtetit ligjor ka mundësi të ndodhë kjo.

Atëherë do të shihet trajektorja e bashkëpunimit: LPK(PDK), SHISH-UDB-SHIK, ndonëse  SHBA-të janë në dijeni dhe janë habitur nga ky bashkëpunim tripalësh e krejt në dëm të Kosovës dhe në interes të Sërbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat