Jo midis Bregoviqit dhe Andriqit, por mes Sami Frashërit dhe Vaso Pashë Shkodranit

Opinione

Jo midis Bregoviqit dhe Andriqit, por mes Sami Frashërit dhe Vaso Pashë Shkodranit

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 28 tetor 2016 Në ora: 19:14
Mehdi Hyseni

Kësaj aksiome vlerësuese të Sonja Biserkos, veprimtare për të drejtat dhe liritë e njeriut në Këshillin e Helsinkit në Beograd, duhet t’i përmbahet katërcipërisht si politika, diplomacia, ashtu edhe shkenca shqiptare në Ballkan. Ndryshe  ,do të vetëviktimizohen sikur këtu e 100 vjet më parë,  nëse edhe më tej, pa mbulesë  (vetëm mbi bazën ekonomiko-tregtare) “puthen” me Serbinë,   e cila prerazi ka deklaruar, se “kurrë nuk do ta njohë shtetin e pavarur dhe Sovran” të Kosovës. Në këtë kontekst të marrëdhënieve ndërshtetërore të Tiranës dhe Beogradit, duhet dalluar VLERA nga interesi.
 
Prandaj, politikat shqiptare, nuk duhet të ushqehen  me iluzione të shkreta sipas simpatisë dhe interesave partike dhe të luftës për pushtet (por mbi të gjitha me interesin e përgjithshëm të  Shqipërisë së ribashkuar etnike të Sami Frashërit dhe të Vaso Pashë Shkodranit),  se gjoja  Edi Rama me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, do të jenë “shpëtimtarë”  të paqes në Ballkan.
 
Kjo fatbardhësi për Ballkanin dhe për Shqipërinë Etnike, fatkeqësisht nuk do të ndodhë dot, DERISA  kryeministri Vuçiq dhe presidenti i tij  Tomislav Nikoliq (kumara, bashkëveprimtari, bashkiedologu, bashkëluftëtari dhe kryetari  i tij partiak, Vojislav Sheshel) kërkojnë kthimnin e Kosovës nën sovranitetin territorial dhe shtetëror colonial të Serbisë (1912-1999).
 
Prandaj, duhet të jemi realistë ( jo të hipnotizuar dhe të shastisur pas “tagjisë” së drekave dhe të darkave të kryeministrit të  “moderuar” serb, Aleksandar Vuçiq, se gjoja ky në takimet private me Ramën, iI ka premtuar për ta “njohur Kosovën”.Kjo është një rrenë e stilit të Dobrica Qosiqit), të pajtohemi me të vërtetën dhe përvojën e hidhur të derisotme historike, politike, kombëtare dhe shtetërore, se as  kryeministri Edi  Rama sikure shumë kryeministra dhe presientë të derisotëm të Shqipërisë, nuk do të arrijë, që t’I pajtojë shqiptarët me Serbët, sepse  serbët racion ditor e kanë gënjeshtrën disashekullore  të Kishës Ortodokse Serbe, se “Kosova dhe Anamorava shqiptare janë territore serbe”, të cilat shkenca, kisha dhe shteti serb  i quajnë “stara juzhna Srbija”, e që në të vërtetë, historikisht është territor indigjen i Shqipërisë Lindore, por që nga viti 1878 është kolonizuar dhe aneksuar në saje të kryerjes së gjenocidit të Serbisë.
 
Ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme  për historinë dhe për politikën e marrëdhënieve shqiptaro-serbe ( sidomos gjatë shekujve XIX-XX), s’kanë  zgjidhje tjetër, përpos të citojnë armiqtë më të egër serbomëdhenj siç janë: Vuk Karaxhiq, Jovan Cvijiq, Stojan Protiq (Balkanikus), Vladan Gjorgjeviq,  Radoje Domanoviq, Branislav Nushiq, Nikola Pashiq, Ivo Andriq, Dobrica Qosiq…, e shumë të tjerë, që së bashku me Kishën Ortodokse Serbe e kanë falsifikuar, jo vetëm historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, por edhe historinë e gjithë  Ballkanit.
 
Këtë  të vërtetë e ka konfirmuar edhe Prof.Dr.Sonja Biserko (kryetare e Këshillit të Helsinkit për Serbinë dhe njëra nga oponentët më vehementë të nacionalizmit shovinist serbomadh dhe të regjimit çetniko-fashist policor, paramilitar dhe militar vrastar dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, duke vlerësuar  me plot të drejtë se  “ E TËRË HISTORIA E SERBISË ËSHTË NJË GËNJESHTÊR E MADHE’ (http://www.matica.hr/vijenac/558%20-%20560/Bez%20istine%20nema%20pomirenja/
 
Absolutisht ka të drejtë Sonja Biserko, se “  e tërë historia serbe është një rrenë e madhe”, që ka ndryshuar hartën etnike dhe gjeopolitike të Ballkanit (1878-2016)
 
Pikërisht, duke u shërbyer me shekuj me këtë gënjeshtër skandaloze  nacionalsitët serbomëdhenj dhe institutcionet e tyre shtetërore dhe shoqërore ( qeveritë e ndryshme, Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe, Kisha Ortodokse Serbe, qarqet ushtarake e policore, shkenca, politika, propaganda, publicistika dhe mjetet e ndryshme të informacionit), në themel e kanë falsifikuar jo vetëm historinë e tyre, por edhe historinë e kombit kroat, historinë e kombit shqiptar  dhe historinë e popullit boshnjak mysliman.
 
 Si  rrjedhim i  “një gënjeshtre të madhe  të historisë serbe”, siç ka vlerësuar me të drejtë Zonja e nderuar Sonja Biserko,  demokrate dhe luftëtare konsekuente për liritë dhe të drejtat e njeriut në krye të  Këshillit të Helsinikit  të Serbisë, regjimet e ndryshme të Serbisë (  fashiste, mbretërore, monarkiste, socialiste dhe komuniste), të prira dhe të ndihmuara nga politika edhe nga propaganda e Kishës Ortodokse Srebe (si  industria më e fuqishme e falsifikmit të historisë së Ballkanit), ia kanë  arritur që me shekuj, ta indoktrinojnë, ta mashtrojnë dhe ta gënjejnë popullin serb se  “armiq të tij të përbetuar janë kroatët, boshnjakët myslimanë dhe shqiptarët “ardhacakë”, të ngulitur në tokat serbe”!?
 
Kjo është teza e ndërruar fatale  me të cilën KOS-i, politika, diplomacia, publicisitika, propaganda dhe shkenca serbomadhe  ka infektuar të gjitha gjeneratat e djeshme dhe të sotme, se gjoja serbët “janë element autkton”, kurse shqiptarët, kroatët dhe muslimanët boshnjakë “janë ardhacakë” dhe “pushtues” të territoreve të Serbisë!?
 
Vërtet, kjo është gënjeshtra më e madhe dhe më fatale e gjithë historisë serbe, sepse historia e vërtetë dhe objektive flet ndryshe: Ardhacakët barbarë janë serbët, të cilët në shekullin VII, për herë të parë vërshuan në Gadishullin Ilirik, duke ua grabitur tokat shqiptarëve  dhe kroatëve autoktonë ilirë.
 
Mirëpo, këtë  të vërtetë historike, Kisha Ortodokse Serbe së bashku me shtetin dhe me shkencën serbomadhe e kanë fshehur dhe falsifikuar me shekuj vetëm për vetëm për t’i jusitifikuar barbaritë, luftërat, agresionet dhe gjenocidet e tyre, të zhvilluara   për grabitjen dhe për pushtimin e territoreve indigjene të kroatëve dhe  të shqiptarëve. Mbi këtë “bazë” serbomëdhnjtë kanë falsifikuar historinë e tyre, si dhe historinë e popullit kroat dhe të popullit shqiptar në Ballkan.
 
Ky  recidiv i së kaluarës serbomadhe, është një nga helmet më  shkatërrimtare, edhe për marrëdhëniet e sotme mes Serbisë, Kroacisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht këtë e provuan, edhe tri gjenocidet serbe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999) për kryejen e të cilave Serbia ende nuk ka dhënë llogari juridike ndërkobëtare, ashtu sikurse dikur Gjermania naziste e Hitlerit, e cila  me të drejtë dhe në afat  tejet të shkurtër u ndëshkua nga bashkësia ndërkombëtare.
 
Tirana sa më afër Kosovës dhe Anamoravës shqiptare, jo Beogradit, JO!
 
Prandaj, të gjithë ata që merren me çështje historike dhe politike të Ballkanit, duhet ta mbajnë parasysh këtë  të vërtetë aksiomatike të Prof. Dr. Sonja Biserko, ndryshe, do të digjen në zjarrin dhe në flakën e falsifikimeve dhe të mitomanisë nacionalromantike të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), të nobelistit Ivo Andriq, të akademikut Vasa Qubriloviq, të Akademikut Dobrica Qosiq, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit dhe të  “bishtave” të tyre, që sot me ndihmën e Europës, janë instaluar në pushtet(Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiqi).
 
Të gjithë këta serbomëdhenj së bashku me Kishën Ortodokse Serbe dhe me Akademinës e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë  mbajnë përgjegjësi  historike, politike, ligjore dhe morale për kryerjen e tri gjenocideve ndaj  Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).
 
Prandaj,  si Europa, ashtu edhe Kombet e Bashkuara, moralisht dhe ligjërisht (duke u mbështetur në të drejtën humanitare, publike dhe penale ndërkombëtare, janë të obliguara, që Serbinë ta sanksionojnë për tri luftërajte saj pushtuese gjenocidale , të zhvilluara  gjatë viteve 1989-1999 kundër popullit kroat, mysliman boshnjak dhe kundër popullit shqiptar në Kosovë.
 
Për një “Kurban” të përkthyer serbisht nga Beogradi, të mos sakrifikohen interest vitale të Kosovës dhe  të shqiptarëve
 
Politika  e pareformuar sebomadhe e Beogradit  e di, pse aq shumë llogarit dhe aq tepër është "dashuruar"  në  "Kurbanin" e  përkthyer edhe në gjuhën serbe të kryeministrit Edi Rama.  Këtë , më së miri e dëshmoi edhe Protokolli i Brunilda Paskalit  për shfrytëzimn e territorit të Kosovës (pa e pyetur dhe pa e konsultuar Kosovën) për ndërtimin e autostradave dhe  të hekurudhave për lidhjen e Serbisë me Shqipërinë (13 tetor 2016).
 
Mirëpo, politika dhe diplomacia e Tiranës zyrtare nuk duhet të “dashurohet” aq shumë , duke ushqyer iluzione se do të gjejë gjuhë të përbashkët me Beogradin, sepse , ende në Serbi nuk janë spastruar elementet recidivistë të regjimit çetniko-fashist të ish-presidentit të saj Slobodan Milosheviq, si dhe të  “ushtarëve”  dhe  të bashkëpunëtorëve të tij, siç janë sot në krye të shtetit të Serbisë: Tomislav Nikoliq (president), Aleksandar Vuçiq (kryeministër) dhe Ivica Daçiq (nënministër dhe minister i Jashtëm).
 
Nuk ka asnjë dyshim se, me këtë garniturë  udhëheqëse të Serbisë( me përmbajtje të politikës strategjike të Serbisë së Madhe),  e cila nuk njeh Kosovën e pavarur e as të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, nuk do të zgjidhet asnjë nga problemet ekzistuese, që rëndojnë marrëdhëniet ndërshtetërore të saj me shtetet fqinje siç janë Kosova, Kroacia dhe Bosnia e Hercegovina.
 
-Natyrisht, është e drejtë sovrane dhe e ligjshme e Tiranës bashkëpunimi ndërshtetëror me cilindo nga shtetet fqinje, evropiane dhe  botërore,  por pa u përzier në çështje të brendshme të Kosovës.
 
Mirëpo, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën, si dhe të drejtën e vetëvendosjes  shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë (gjëqë njohja e kësaj së drejteje, do të ishte në favorin e së drejtës historike të shqiptarëve mbi territorin e tyre etnik, si dhe ribashkimin me Kosovën), nuk ka kurrfarë kuptimi  intensifikimi i bashkëpunimit politik, diplomatik, ekonomiko-tregtar dhe kulturor i Tiranës me Beogradin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat