Çamëria dhe pasqyrimi i saj në sigurinë e rajonit dhe ndikimi i saj në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare

Opinione

Çamëria dhe pasqyrimi i saj në sigurinë e rajonit dhe ndikimi i saj në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare

Nga: Drizan Shala Më: 30 tetor 2016 Në ora: 17:31
Drizan Shala

Zhvillimet e fundit  në kuadër të muajve të kaluar në mbrapa skenë të  arenës ndërkombëtare në lidhje me çështjen Çame, ndërlidhet kryesisht me zhvillimet në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Greqisë në Ballkan dhe shtrirjes së Rusisë jo vetëm në kontestin politik, por edhe atë territorial në Greqi, e ka shtyrë që Shoqata Demokratike Çamëria  ta ngrit një padi në Gjykatën Ndërkombëtare për ta përmbyllur kapitullin e fundit të popujve për të drejtën në liri dhe pavarësi.

Ndërsa duke nisur nga fakti që edhe Parlamenti Evropian ka pranuar çështjen Çame dhe komisionari Han ishte promotori i saj në këtë kohë të fundit në kuadër të shumë  dikastereve të Parlamentit Evropian ( PE ), kjo lenë shumë lehtë për ta kuptuar që kapitulli I shekullit të kaluar po mbyllet në territorin e Ballkanit.

Duke mundësuar që plani Amerikan për ta krijuar një Shtet  natyral ku zotëron një komb, zhvillimet në sferën ndërkombëtare të fuqive lindje –perëndim.

Nëse hymë edhe e ndajmë analizën dhe shfaqjen e qeverisë Greke nga kriza ekonomike 2006-2007, lehtë është për ta kuptuar që në gjuhen e shërbimeve informative i bien, që për ta dobësuar një shtet “jo” demokratik  të duhet që ta futesh atë në trazira sociale-ekonomike dhe me pastaj të përpiqesh që të ndryshosh qeverinë, e cila u afruar duke e lejuar Rusin që të ndikojë në dy drejtime: atë politik por edhe atë ekonomik.

Në aspektin politiko-ekonomik  Greqia hyri në borxh drejt Bashkimit Evropian e cila më një mori pako ekonomike u përpoq që ta ri këmbë dhe ta forcojë shtetin në aspektin politiko-ekonomik nga shtetet,  të cilat historikisht pas përfundimit të luftës se dytë botërore kanë marrëdhënie të mira me Rusinë, por e cila dështoj, më pastaj ofrimi i Shtetit të Rusisë për t’ja shlyer të gjitha borxhet ndaj BE-se, ku si këmbim e ka shtrirjen e saj në territorin Grek (e cila është duke u zgjeruar në këtë territor ).

Dhe këtu vjen në pyetje se Greqia është duke tentuar që përmes kushtëzimit ndaj Maqedonisë për emër të lejojë që përmes pazareve të ndryshme për emër, ta rifus në lojë ndikimin rus në qeverinë maqedonase.

Dhe gjitha këto veprime nga sfera ndërkombëtare të Perëndimit në veçanti të SHBA-se dhe Anglisë e detyruan në një formë që të reagojë në mënyre aktive për ta stopuar daljen në det të Greqisë ndikimin ruse dhe kështu e rifuti procesin historike të mbylljes se kapitullit për liri dhe pavarësi të popujve ballkanik çështjen Çame, e cila duke e mbrojtur Shtetin e Kosovës, por edhe atë të Shqipërisë ( interesat e Amerikane ), u zhvendos në Hagë për ta kumtuar deklaratën për Pavarësi dhe që selia e qeverisë ne ekzil të Çamërisë do të vendoset sipas të gjitha gjasave o në Britani të Madhe p më Holandë, ku Britania  defakto më nuk është pjese e BE-se dhe kështu nuk e obligon që ta respektojë marrëveshjet e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat