Çka pas Trump-it president dhe (mos) ndërrimi i politikës së jashtme!

Opinione

Çka pas Trump-it president dhe (mos) ndërrimi i politikës së jashtme!

Nga: MA. Ylli I. Hashani Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 23:40
MA. Ylli I. Hashani

Zgjedhja e Donlad Trump-it për president shkaktoi një huti në mbarë botën, duke parë atë si një kërcenim serioz dhe një ndërrim të politikave të jashtme që ai do të ndërmerrte pas ardhjes në pushtet. Ai gjatë fushatës dha shumë deklarata të cilat u cilësuan si raciste, dhe po ashtu mjaftë kontroverse.

Por, çka do të ndodhë me politikën e jashtme të SHBA-ve pas marrjes së pushtetit nga Trump-i me 20 janar të vitit 2017? Duke marrë parasysh fuqinë botërore që ka Amerika, presidenti në ardhje, ka paralajmëruar një rikthim të doktrinës Monro “Amerika e amerikanëve”, që ka pasur për qëllim polkën izolacioniste dhe mos marrjen me punët e botës, por a do të ndodhë një gjë e tillë nga Trump-i? Një gjë e tillë është thuajse e pamundur, ngase Amerika ka investuar vite të tëra në një politikë jashtë kufijve të saj shtetëror, dhe politika e jashtme e saj me Donlad Trump-in, nuk mund të ndryshoj rrënjësisht, por ajo do të ketë disa luhatje të lehta dhe do të varet nga mënyra e menaxhimit të tij. Sa do të mundet që sidomos në Lindjen e Mesme, ai përmes ushtrimit të fuqisë të tij të vendos paqe ose vazhdimin e luftërave të tjera? Po ashtu, një politikë e tillë izolacioniste do të rriste fuqinë e Rusisë në nivel global, dhe një gjë e tillë nuk do ta lejonte asnjëherë shteti amerikan, pra një dominim rus, duke ditur se acarimet janë shtuar skajshmërisht gati sa një rifillim i një lufte të ftoftë të dytë.

Por në Kosovë ishte një frymë pro Hillary-ane, duke u lidhur emocionalisht me të dhe ish-presidentin Clinton dhe kontributin e tyre që kanë dhënë për intervenimin e NATO-së dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Por, ne kishim një zhgënjim për fitoren e Donlad Trump-it, duke i akuzuar votuesit amerikan si të “çmendur”, se pse zgjedhën një kandidat kaq kontrovers, por amerikanët nuk e votuan Trump-in se çfarë politikë të jashtme do të ndjekë, por ata e votuan vetëm për interesat e tyre qytetare. Një gjë e tillë u dëshmua se pse Hillary Clinton printe gjithmonë në sondazhe e jo Trump-i, kurse në realitet ndodhi e kundërta, amerikanët nuk u deklaruan se do ta votojnë Trump-in.

A do të ketë ndërrim të diskursit ndaj Ballkanit dhe veçanërisht ndaj Kosovës, duke ditur që ka pasur një mbështetje të pandërprerë dhe të fuqishme, frika ekziston, por duke ditur të bëmat e republikanëve janë të jashtëzakonshme, por, Trump-i do të vazhdoj të ndjekë një politikë të tillë  siç ka qenë deri me tani. Një gjë është e sigurt, miqësia shqiptaro-amerikane do të vazhdoj dhe se do të jetë një sfidë e madhe për politikanët tanë, pasi që dihet se republikanët e sidomos Trump-i janë shumë më të vendosur dhe më të prerë në vendimet e tyre, e jo aq liberal sa ishte Barack Obama.

Por, të gjitha dyshimet se çka do të ndodhë më botën, dhe se çfarë raportesh do të ndjekë sidomos ndaj Rusisë, dhe si do të arrijë ai ta udhëheqë shtetin më të fuqishëm të botës, do të tregoj ky mandat i presidentit Trump. Sado që të jetë i suksesshëm, ai nuk do të mund të kandidohet edhe për një mandat të dytë apo edhe nëse kandidohet, nuk do të mund të korrë fitore sikur kjo që arriti tani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat