Sa e duan shqiptarët e Maqedonisë kombin e tyre

Opinione

Sa e duan shqiptarët e Maqedonisë kombin e tyre

Nga: Prof.Dr.Vebi Xhemaili Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 16:36
Prof.Dr.Vebi Xhemaili

-Me veprimet tona të pa matura e përdhosim historinë tonë kombëtare; Çfarë i tha Ismail Qemali vezirit turk: “Unë nuk dua poste në Qeverinë Turke, unë e dua atdheun tim të pavarur”. Ndërsa Isa i tha Eduard Grejit: Deri sa të bashkohet Shqipëria kur nuk do të ketë paq në Ballkan. Shqiptarët brez pas brezi do të luftojnë. Mos e donë Mitrovicën ta bashkojmë me Shqipërinë, Jo, i tha ISA, por e dua tërë Shqipërinë e lirë dhe të bashkuar. Greji iu përgjigj; Unë kaq munda të bëjë Shqiptarët,  tani e tutje është puna e juaj...! 

-Komunistët e Titos, deklaronin; ta  bëjmë luftën pastaj shqiptarë do të kenë të drejtën e tyre të vendosin me referendum, ose me ne, ose me Shqipërinë.

-Pasi mbaroi lufta e Dytë, u hapën kape përqendrimi; në Tetovë, Kërçovë, Strugë, Gostivar, Shkup e Kumanovë, sot e kësaj dite nuk dihet numri i shqiptarëve të vrarë vetë pse kërkuan bashkim kombëtar.

- Pasi mbaroi lufta e Dytë, komunistët u turrën kundër shqiptarëve duke zvogëlua numri shqiptarëve duke e rit numri i turqve. U zvogëluan paralelet në  gjuhën shqipe u ritën në ato turke. Kush e kundërshtonte këtë politikë komuniste dihej dënimi deri në “Goli otok”. Për shqiptarët  fare nuk bëhej fjalë për gjimnaze dhe fakultete në gjuhën shqipe, mos kishte qenë Prishtina, sot fare nuk do të dinim për vuajtjet popullit tonë në Maqedoni,

-Deri në vitin 1990 kemi qenë rob të politikës komuniste maqedonase, na ndaluan emrat shqip, historinë kombëtare, ata na përçanë në “Podoban” dhe ”Nepodoban (shqiptarë të ndershëm lojal dhe jo të ndershëm-Jo lojal). Ky pushtet si dje ashtu edhe sot bëri pastrim  etnik, ku shumë shqiptarë liridashës i lanë rrugëve, duke i kontrolluar UDB-a çdo dittë shtëpitë e tyre. Përjetuan ditë më të vështira se Rexhep Voka në kohën e Turqisë,  vetëm pse kërkonte arsim për kombin shqiptarë, ka shitur lule për të mbijetuar.

-Edhe pas luftës ky pushtet vazhdon ti diskriminojë shqiptarët, lejohet gjuha shqipe vetëm ku flitet 20%, a nuk është aparat-hejd, nga një gjuhe më të vjetër në Ballkan, të flitet sot me përqindje vetëm e vetëm pse e flasin  shqiptarët në Maqedoni. Ne heshtim për hir të integrimit, ose nëqoftëse bëhemi anëtarë i tyre ky problem madhor ndër shqiptarë do të zgjidhet me aminin e LSDM. Për këta nuk u bë i mirë Nexhat Agolli thellues i këtij shteti. E Jo Ju do ta ndryshoni mentalitetin e këtij shteti totalitar, që në çdo segment të jetës atyre u pengon gjuha shqipe dhe barazia në këtë shtet. E keni shumë gabim,  Ju, disa shqipfolës, që doni ta ringjallni vëllazërim bashkimin si në kohën e Titos,   historia nuk harron-ajo shënon.

-Pse ne e themeluam Prosperitetin 1990 që ti kundërvihet kësaj të keqe, kësaj politike shoviniste maqedonase, që ushtronte dhunë të paparë kundrejt shqiptarëve nga viti 1945 deri në vitin 1990. Sot çdo shqiptarë ka mundësi të zgjedh disa parti shqiptare,  nga PPD, PDSH,  BDI, RDK, Lëvizja BESA,  Nuk mund ti besohet Edmond Ademit,( i cili figuron pa vetëdije në atë parti dhe si i ri nuk i din këta ujq të vjetër), kur deklaron se shqiptarët nëpër mes LSDM-së do të kenë sukses në rregullimin e pozitës politike dhe shoqërore të shqiptarëve, pra në LSDM, që deri dje na kanë rrjepë lëkurën dhe kanë qenë kundërshtarë më të mëdhenj të kërkesave më natyrale të shqiptarëve për një jetë të barabartë në këtë shtet.

-Sot ta luash me ndjenjat e shqiptarëve si protagonist, në rolin e emisarit për një mijë euro dhe të   deklarosh patriotizëm se unë do ti mbrojë të drejtat e shqiptarëve nëpërmes kësaj ngjyre sunduesit të vjetër,  kjo është për mua pastër demagogji e ngjyrosur me tradhti të kuqe.

Sot në Maqedoninë pos komuniste,  gjendja politike është  më e rëndë, lufta më e egër për pushtet, sepse janë mbi një milion shqiptarë, për të cilët Maqedonia dhe partitë politike maqedonase kanë program shkombëtarizimi. kështu që turma me vetëdije të ulët kombëtare vrapon pas misionarëve të rrejshëm shqiptarë për tu bë anëtarë të partive sllave-maqedonase, që vetëm fatkeqësi do t’u sjellin shqiptarëve, kur harruan shqiptarët Bit pazarin, Gostivarin 1997, tanket që rrethuan hapësirat e Universitetit të Tetovës 1994, vetëm pse kërkonim të mësonim në gjuhën amtare, këta ishin ata komunist që dërguan tërë arsenalin luftarak për ti vra shqiptarët. Këta maltretuan shqiptarët që kishin dalë ta mbrojnë pragun e shtëpisë, Tempullin e tyre. Këta vranë njerëz të pafajshëm siç ra heroikisht Abdilselam Eminini, duke lënë një familje jetime. Në këto çaste ndodhën shumë momente tjera rrëqethëse. Sot kjo parti u ofron vende deputetësh dhe ministra të ardhshëm. Por kotë Ju  e keni tradhtuar gjakun e rilindëseve. Pra sot ju disa shqipfolës me këtë gjak të tradhtuar, nuk keni  moral të flisni për parti qytetare. Se bashkë partiakët  që i keni në LSDM deklaronin, për UT: “Se ka lindur një foshnje vdekur”. Por vendosmëria shqiptare e bëri këtë foshnje me mjekër të bardh dhe të fortë e të bukur sa mali Sharr.

Edhe këta vëllezërit e tyre të VMRO-së fare nuk janë më të mirë, Këta gjithmonë në protestat kundër shqiptarëve deklaronin “gasna komora kundër shqiptarëve”, për fat të keq në themelimin e kësaj parie ka qenë edhe një shqiptarë ortodoks, që sot shitet shqiptar i madh.(V.Xh). Këtë   punë e dijë mirë unë se ai luftonte ta shkatërrojë PPD. Sot e pranon gabimin e tij si themelues i VMRO-s.

 Pas luftës 2001, shumë vrasje të kurdisura kundrejt shqiptarëve, që sot e kësaj dite pa pikë faji kalben nëpër burgjet maqedonase, siç është rasti “SOPOT”, pastaj  kemi rastin “Mostra”, kur ministrja e VMRO-së, na pagëzoi “Xhihadist” dhe “indijanci”. Për fat të keq sot disa mercenarë shqipfolës flasin për civilizim, parti qytetare.  Sot shtrohet pyetja, pse ata nuk hynë te partitë shqiptare që i kemi me bollëk, por ne të shkojmë te partitë e tyre,  se na qenka: civilizim-qytetari-INTEGRIM.

Partitë maqedonase me ndihmën e shtetit të tyre e kanë përvetësuar SOVRANITETIN e SHTETIT, dhe ky shtet sot e kësaj dite shteti është vetëm i tyre dhe  nuk ka definicion ose përcaktim qytetar (pasi me kushtetutë është i definuar, si; Shteti i Maqedonasve dhe të tjerëve; romëve, ashkalijve, shqiptarëve, turqve, torbeshve dhe të tjerëve).

Partitë sllavo-maqedonase po përdorin metodën e blerjes të shqiptarëve, si në kohën e komunizmit, kur shteti për poste arrit ti blejë shqiptarë komunistë. Por ajo arrit  sukses të madh që ti blejë për një  karrige Shqiptarët Ortodoks të Rekës dhe më gjerë. Në kohën e Titos: një pjesë e shqiptarëve e shitën kombësinë duke u deklaruar turq për ca lira turke e disa privilegje të Qeverisë maqedonase. Shqiptarët duhet ta shohin, e në veçanti inteligjencia shqiptare se “Turqit” në Maqedoni janë të  privilegjuar, përderisa shqiptarët janë të diskriminuar. Të privilegjuar janë edhe ata që deklarohen myslimanë maqedonas. Jam i bindur se shqiptarët nuk kanë nevojë të bëhen çanaklëpirës të sllavëve, pasi rrethanat politike janë në favorin tonë. Neve na duhet të luftojmë vetëm për Unitet Kombëtar. E jo të bëhemi shërbëtor të partive sllave.

Shqiptarët ishin të persekutuar në periudhën komuniste, ndërsa të deklaruarit turq i kishin të gjitha të drejtat: të drejtën e shkollimit në gjuhën turke, të drejtën e fesë etj. Ndërkaq, shqiptarëve ortodoks e atyre katolik kishat ua mori sllavi i Maqedonisë, pasi ata u shitën për një karrige dhe e harruan gjuhën e nënës, të cilët në diskrecion e flasin vetëm para gjysheve të veta, brenda katër mure.

Mendoj se është koha e fundit që shqiptarët  në radhë të parë ti lënë inatet dhe interesat personale dhe të mendojnë për kombin e  tyre, se ua kemi borxh kolosëve  tanë që me ato sakrifica e bënë Shqipërinë, na lanë atdheun. Edhe presidenti Vilson në vitin 1916, themeloi komision të veçantë për ta bërë Shqipërinë  të bashkuar midis Ballkanit. Ndërsa  ne sot në këto kushte të jashtë zakonshme në favor tonin, ne sot shumë pak luftojmë në këtë vijë, për ta bërë bashkimin kombëtar. Për fat të keq disa intelektual shiten në anën e bllokut maqedonas, për një vend deputeti apo ministri. Krejt në fund mund të konstatojmë se edhe Zoti, ka ra në hall me Shqiptarët e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat