Me Kinën e Rusinë, edhe Turqia

Opinione

Me Kinën e Rusinë, edhe Turqia

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 08:31
Ragip Guraziu

Në rast se i referohemi një shkrimit tim pra një viti, botuar në gazetën ''Bota Sot'', nuk  është  për tu çuditur me deklaratat e presidentin turk, Taip Erdogan, kur ka cekur se'' Turqia nuk duhet  te bashkohet “me çdo kusht” me Bashkimin Europian. Ndryshe, para një viti, Ambasadori  palestinez në Beograd: Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës, shkrimi im që u botua në ''Bota Sot''.

S’ka risi në qëndrimin e shëmtuar të ambasadorit të Palestinës në Beograd, por faktorët që po orientohen sërish drejt Lindjes, duhet t’i bëjnë më mirë llogaritë e tyre.

Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, kështu mendon ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan. Ky që mban emrin e Pejgamerit  vjell vrer ndaj Kosovës për hatër të Serbisë?! Jo rastësisht, pata dërguar një letër të hapur, Lavdrim Muhaxherit, luftëtarit shqiptar atje në Siri, se Kosovës nuk i duhen sulmet ekstremiste të natyrave të ndryshme. ”Është e qartë se islamizmi i popullsisë shqiptare, shtoi një element të ri në strukturën fetare të popullsisë, fenë islame, krahas besimit katolik dhe atij ortodoks. Megjithëse i ndarë në besime të ndryshme fetare, populli shqiptar është shquar për  tolerancë e harmoni, duke qenë gjithnjë i bashkuar në tradita, zakonet, kulturën dhe identitetin e vet kombëtar”.

Faktet po flasin ndryshe

''Turqia nuk duhet te bashkohet “me çdo kusht” me Bashkimin Evropian, citohet të ketë deklaruar Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan.''

Kreu i shtetit turk, ka deklaruar se në vend të anëtarësimit në BE, Turqia mund të bëhet  pjesë e një blloku sigurie të dominuar nga Kina, Rusia dhe vendet e Azisë Qendrore.

Perspektiva për hyrjen në BE, duket me e largët se kurrë për anëtarin e NATO-s, Turqinë, e cila prej 11 vitesh është ende në bisedime me Bashkimin Evropian. Udhëheqësit evropiane janë treguar tejet kritikë me Turqinë, mbi shkeljen e demokracisë ne vend.

Sipas të përditshmes turke, “Hyrjet”, Erdogan citohet të ketë thënë se, “Turqia duhet të ndjehet e qetë. Nuk duhet të themi, për ne është vetëm Bashkimi evropian me çdo kusht”

Kina, Rusia dhe katër vendet e Azisë Qendrore – Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani – kanë formuar Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në vitin 2001, si një bllok i sigurisë rajonale për te luftuar kërcënimet e mundshme nga islamizmi radikal dhe trafikut te drogës nga Afganistani fqinj.

Ne vitin 2013, Ankaraja u be partner dialogu në Shangai 5. Erdogan javën e kaluar beri thirrje turqve te jenë të durueshëm deri në fund të vitit mbi marrëdhëniet me Evropën, ndërsa ka deklaruar se një referendum mund të mbahet në vitin 2017në lidhje me anëtarësimin në BE.

Por çka kishte deklaruar Ambasadori palestinez në Beograd?!

Ambasadori palestinez në Beograd: Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës

 S’ka risi në qëndrimin e shëmtuar të ambasadorit të Palestinës në Beograd, por faktorët që po orientohen sërish drejt Lindjes, duhet t’i bëjnë më mirë llogaritë e tyre

Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, kështu mendon ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan. Ky që mban emrin e Pejgamerit vjell vrer ndaj Kosovës për hatër të Serbisë?! Jo rastësisht, pata dërguar një letër të hapur, Lavdrim Muhaxherit, luftëtarit shqiptar atje në Siri, se Kosovës nuk i duhen sulmet ekstremiste të natyrave të ndryshme. ”Është e qartë se islamizmi i popullsisë shqiptare, shtoi një element të ri në strukturën fetare të popullsisë, fenë islame, krahas besimit katolik dhe atij ortodoks. Megjithëse i ndarë në besime të ndryshme fetare, populli shqiptar është shquar për tolerancë e harmoni, duke qenë gjithnjë i bashkuar në tradita, zakonet, kulturën dhe identitetin e vet kombëtar”.

Është më rëndësi të theksohet që feja islame nuk e mohon kombësinë si kategori historiko/shqiptare, përkundrazi Kur’ani e legjitimoi atë duke thënë: ”O njerëz. Ne ju kemi krijuar prej një mashkulli dhe një femre dhe ju kemi bërë popuj (kombe) e fise që ta njihni njëri-tjetrin” (49.13). Po këto shtete islamike janë edhe kundër SHBA-së dhe BE-së, që unë personalisht nga këto shtete prosllave, nuk mund të presim e as që mendoj se do të ketë  njohje për Kosovën. Për këtë arsye ne duhet të kemi kujdes në të ardhmen që të mos gabojmë. I nderuar Lavdrim dhe ju të tjerët atje në Siri dhe Irak e kudo që jeni, kthehuni prindërve tuaj, farefisit, kolegëve miqve, grave dhe fëmijëve tuaj, Kosovës, ku jeni lindur rritur e shkolluar…

Ne duhet ta mbrojmë pragun e shtëpisë sonë, vendin tonë, dhe mbi të gjitha Kosovën tonë që punët i kemi lëmsh këtu, e që tani po na quajnë ekstremistë islamë disa armiq tanë…

Ja çka ka deklaruar ky farë ambasadori palestinez në Beograd, edhe pse disa shtete, siç Turqia na kanë njohur, edhe disa të tjera, dhe e kuptueshme që çfarë ambasadori, me emrin që mban ka njollosur shumë gjëra, në intervistën për gazetën serbe ”Danas” edhe ne zemër e  ka Serbinë dhe lexoni të gjithë ju deklaratën e tij në vijim, dhe poziciononi veten atje në Siri e Irak ju qe po luftoni besa edhe ne këtu të vetëdijësohemi njëherë e përgjithmonë dhe mos të lozë askush më me ndjenjat tona si çdoherë dhe ne nuk mundemi me qenë ma fetar se stërgjyshit dhe gjyshit tanë, që edhe në ata kushte më të vështira kanë agjëruar i madh e i vogël siç thotë një fjalë popullore. E ne sot po filozofojmë, nuk është pak që një ambasador palestinez në zemrën e Serbisë të dalë hapur dhe të flasë ne emër të gjithë shteteve arabe kundër Kosovës. Shtroj pyetjen: Ç’është Serbia për shtetet arabe, ma e mirë apo ma afër se Kosova?!

Ja deklarata e Ambasadorit Palestinez?!

Në konstatimin se zyrtarët e Serbisë vazhdimisht falënderojnë shtetet që mbështesin sovranitetin serb në Kosovë, si dhe Izraelin dhe nëse autoritetet serbe Izraelin e konsiderojnë aleat, diplomati palestinez thotë se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së Kosovës. “Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet myslimane dhe arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione. Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimane dhe jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”. Kështu mendon ambasadori palestinez, edhe pse sipas gazetës, autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez. Pasi pranon se palestinezët janë shkolluar në Jugosllavinë socialiste e cila ka mbështetur fuqishëm palestinezët, ai thotë se “tani edhe Serbia na mbështet”. Sipas tij, Serbia në OKB ka mbështetur shumë rezoluta për Palestinën.

Përfundim

Edhe lideri i AKR-së, z.Behgjet Pacolli, kur shkoi në Libi për ta bindur Gadafin për njohjen e Kosovës shtet, Gadafi ju përgjigj shkurt: ”Jam shkolluar në Serbi dhe Serbia është zemra ime, dhe nuk mundem ta njohim Kosovën?!” Tani, me një deklaratë në vazhdim na doli edhe Mohamed Nabhan, Ambasador Palestinez në Beograd, se ”Kosova është pjesë e Serbisë dhe asnjëherë nuk do ta mbështesim pavarësinë e Kosovës”. “Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, kështu mendon ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.

Tani edhe Turqia në anën e Rusisë dhe Kinës..

Interpretuese dhe pranuese e fakteve dhe e realitetit ballkanik dhe veçanërisht e atij shqiptar. Praktikisht pranoi rreth 450.000 shqiptarë që të hynin e të jetonin në Turqi pasi ra dakord me Jugosllavinë e Titos që popullatat shqiptare, boshnjake, dhe minoriteti turk në Jugosllavi të quhej popullata myslimane, duke pranuar dhe emigracionin e kësaj popullate si një migracion vëllezërish në nevojë. Megjithatë, popullata myslimane e migruar në Turqi kryesisht e populluar nga shqiptarë (pas viteve 1945 të njohura si politikat Rankovicit), ashtu si dhe në fillimet e shekullit (më 1913, dhe më 1925-26) synuan në kthimin e emigrantëve në qytetarë turq dhe më pas, si qytetarë me kombësi turke, pra pa asnjë të drejtë, duke shkelur haptazi të drejtat dhe liritë e njeriut njëlloj ashtu sikundër bënë dhe qeveritë greke dhe jugosllave me popullsinë shqiptare qoftë ajo myslimane apo e krishterë- me synimin e shkombëtrarizimit të popullatës shqiptare. Pas viteve `90, me ndryshimin e sistemit, gjeopolitika turke ndryshoi gradualisht duke përfituar qoftë nga shembja e sistemit komunist, qoftë nga e zbatimet ligjeve ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe nga rritja dhe zgjerimi i Komunitetit Euke patropian, zbatimi i rezolutave të ODIHR, rritja e ndikimit të SHBA në Ballkan dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Për pasojë me stabilitetin ekonomik të arritur tashmë, i cili pasohej nga një stabilitet politik i fuqizuar edhe nga dora e fortë e politikanit Taip Erdogan, Turqia avancoi kërkesat gjeopolitike të saj duke i shtrirë atonë fazë të parë tek ish kolonitë e saj perandorake me popullsi myslimane Shqipëri+Kosovë+Bosnjë. Në fillim presioni i kamufluar filloi me vizitat e Erdoganit dhe me vërejtjet e dhe propozimet e tij për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe atyre `vëllazërore`, të pasuara me vërejtje `si të rastësishme` për periudha të caktuara historike të cilat ai i cilësonte si ofenduese për Turqinë dhe historinë e saj e cila sipas tij ishte e njëjtë me vendet myslimane si Bosnja, Kosova dhe Shqipëria.

Megjithatë Turqia nuk ka respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut në vetë vendin e saj multietnik si të drejtat dhe liritë e 3 milionë shqiptarëve (e drejta e mësimit të gjuhës shqipe dhe e drejta e minoritetit).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat