Kosova si shtet eksperimental

Opinione

Kosova si shtet eksperimental

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 14:53
Shefqet Avdimetaj

Populli shqiptarë është dhe duhet ti mbetët besnik tërë jetën Amerikës dhe popullit amerikan. Na ndihmuan në ditët më të vështira, kur ishim duke përjetuar një gjenocid dhe spastrim etnik. Erdhën të na ndihmonin mu në mes të Evropës që të largonim një herë e përgjithmonë okupuesit serbë që Evropa me politikën e saj dhelpërake na i pruri në Kosovë.

Populli shqiptarë që prej kohësh kishte marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të, marrëdhënie këto vetëm sa u forcuan edhe më shumë me daljen në skenë të Presidentit Historik Dr Ibrahim Rugovës, për të cilin amerikanët kishin një respekt të veçantë.

Deri  sa ishte gjallë Dr Rugova, gjërat lëviznin në drejtimin e duhur puna dhe idetë e tij gëzonin një reputacion ne arenën ndërkombëtare edhe pse me shumë mund dhe sakrifica, intriga dhe kërcënime nga më të poshtëruarat që vinin pikërisht nga ata që më së paku bën për Kosovën, pra klanit Pronto.

Dhe siç duket bashkësia ndërkombëtare me të parë se ne nuk i mbrojmë dhe respektojmë të mençurit, trimat, vizionarët dhe të vendosurit erdhi në konkludim se ne nuk e meritojmë një shtet të mirëfilltë, së paku jo për një kohë. Konkluzioni ishte të formojmë një shtet eksperimental, multinacional ku askush nuk do të ketë fjalën kryesore dhe askush nuk do të mund të vendosë pa ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Pastaj të shohim si do lëvizin gjërat.

Dhe ne pa ngurruar fare e pranuam këtë kurth. Rezultati i kësaj kurthe ishte: shtet me një flamur-leckë që ka vend edhe për disa yje, shtet pa himn, shtet pa ushtri, shtet pa kufi...!

Shtet pa identitet, do krijohej identiteti kosovarë dhe të fshihej ai shqiptarë. E tërë bota na quan shqiptarë kurse ne do quajmë veten kosovarë???

Shtet anarkist ku nuk dihet se kush ha e kush paguan. Nuk ka nevojë që të jesh fare analist politik ose njohës i politikës për të kuptuar se në çfarë gjendje e kanë sjellë shtetin anarkia, nepotizmi dhe despotizmi i instaluar nga klani Pronto me ndihmën e disa shteteve të Evropës që nuk ja duan të mirën Kosovës.

Ende pa u konsoliduar asnjë institucion ashtu siç duhet, hajdutët filluan me privatizimin, tjetërsimin e fabrikave, tokave bujqësore dhe pasurive të tjera te vendit. Thjeshtë i vodhën. E varfëruan Kosovën, i lanë njerëzit pa punë dhe pa shpresa për jetë. Në vend që hapnin fabrika hajdutët, hapnin universitete ne çdo komunë të vendit thuajse jemi 20 milion banorë.

Harruan problemet madhore duke vrapuar pas pasurisë dhe uzurpimeve, pas vrasjeve dhe kidnapimeve...! Ndërkohë serbët punonin për asociacionin e komunave serbe dhe ndërtonin ne Mitrovicën e Veriut.

Unë asociacionin e komunave serbe në Kosovë e shoh si një nga problemet më të mëdha që ka Kosova  në aspektin politik.

Ky problem nuk do të zgjidhet me formimin e asociacionit por vetëm do të shtyhet, kështu që edhe gjeneratat e ardhshme nuk do të kenë kurrë rehati në këtë vend. Ambiciet e serbëve nuk do vijnë duke u zvogëluar por duke u shtuar. Këto ambicie po shihen që tani, kur po kërkojnë të drejta te njëjta me të republikës. Ura mbi lumin Ibër a është në Kosovë?

Ambiciet e serbëve nuk kanë fund.

Trepca, Ujmani, Brezovica, Graçanica dhe Deçani janë gjithashtu ambicie të shovenistëve serbë.

Pushimorja "Pishat e Deçanit" që dikur ishte krenari jo vetëm e Deçanit por e tërë Kosova mbeti nën administrimin e manastirit me bekimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me miratimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit.

Është mëkat heshtja dhe indiferenca e institucioneve ndaj "Pishave të Deçanit" Në vend që fëmijët tanë ta shfrytëzojnë për pushime dhe aktivitete të ndryshme, këtë vend magjik, të kënaqen me aromën e pishave që kundërmojnë me qindra metra largësi, por jo, jo nuk lejon manastiri. O tempora o mores!

Edhe për kundër këtyre sfidave që kemi duhet që të bashkohemi dhe të punojmë pa ndërprerë për një të ardhme më të mirë të popullit tonë dhe të bëjmë të pamundurën që të krijojmë perspektivë për rininë dhe brezat që do vijnë.

Kam një shtet që më do dhe e dua

Jetoj për të, jeton në mua

Shqipëri e Madhe emrin ja thonë

Bashkë me Kosovën do bëjnë jehonë (Shefqet Avdimetaj)

"Më mirë të jesh optimist e të mos kesh të drejtë se sa pesimist e të kesh të drejtë"(Albert Ajnshtajn)

TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË GJINDENI...URIME FESTAT E NËNTORIT!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat