O ku je o Zeqir Gërvalla!

Opinione

O ku je o Zeqir Gërvalla!

Nga: Sinan Kastrati Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 18:38
Sinan Kastrati

“Mbret – Unë jam mbret në mbretërinë time”! (Që kurrë nuk sundova, vr. e aut.)

Më fal o Baca Zeqë për këto fjale por nuk munda më me u përmbajt prandaj t`u drejtova sikur ti që na drejtoheshe neve,(dhe mua) me fjalet e tua plot shpresë por ishe pakëz si tepër i rrept dhe shumë i vendosur kur flitej për tema të ndaluara … që ti fole e shkruajte, në vjershat e edhe pse e kishe të ndaluar.

Edhe sikur edhe shtatë plagë ti kishe në trup, duhët ta gjuajsh jorganin në një anë: të zgjohësh edhe njëherë, si Gjergj Elez Alia. Edhe ai kishte shtatë varrë në shtat, shtatë vjetë dergjej në shtrat, …. !

Baca Zeqë, Festa e Flamurit, 28 Nëntori po afrohet, ndërsa ne shqiptarët, edhe unë ende nuk po mundemi me i harrua Gjergjat dhe armët e tyre, shpatat, muzdrakët, topuzët, hangjarët, shigjetat … e pushkët e tyre, po ikim, duke dashur me i ikur realitetit, me i ikur kohës, me ikur nga Kosova, me shpresë se do gjejmë rehati paq e ngushëllim, me i takua e me idëgjua ata burra të kohëve të ndryshme.

Edhe unë desha të ikë në kohë e të vija te ti, por jo në SHBA por në kohën tënde të knaqëm e të shmallem me këshillat e tua, qortimet e tua e ti shoh mrrolat tua që nuk ishin të rralla.

Zeiqir Gërvalla, Urime 28 Nëntori, Festa e Flamurit Shqiptar!

Image
Zeqir Gervalla, sot

 

E meriton një urim të tillë, së pakut një urim me fjalë të ngrohta nga një njeri i thjeshtë

Baca Zeqe, sa herë që afrohet 28 Nëntori më kujtohet Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Ismail Qemali, Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla, Kolonel Ahmet Krasniqi, Anton Çetta, Ali Hadri e … Adem Jashari.

Po ti, Baca Zeqë, ku je ?

O Baca Zeqë, po të ishte gjallë Gjergji i Kastriotëve e burrat tjerë që i përmenda, Ty, Baca Zeqë do të ulnin afër tyre.

Jam i sigurtë se PO.

Image
Zeqir Gervalla, para disa vjetëve

 

Me Ty e për Ty, o Baca Zeqë, do të gjente kohë e do të fliste edhe Bill Klinton, Njeriu më i fuqishëm i Botës, njeriu që na shpëtoi nga shfarosja serbe, ish Presidenti Amerikan. Edhe Ai do të mburrej dhe me plot mburrje do të shkruante: ”I dashuri Zeqir, 
E mora kopjen e poezisë “Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës” dhe dua të të them se shumë më kanë prekur fjalët e juaja të përzemërta. 
Të jeni të sigurtë se do të qëndroj i paluhatshëm për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke u ndihmuar edhe vendeve të tjera të rajonit të ecin përpara kah një e ardhme e ndritshme.

Duke ju dërguar dëshirat e mia më të mira, shpresoj se ditët që do të vijnë do t’ju sjellin juve më shumë gëzime.

Me nderime 
Bill Clinton

O i Madhi Zeqir Gërvalla, ”presidenti” ynë, presidenti i turpit dhe i marrës, i skandaleve dhe i përfoluri i shumë e shumë kidnapimeve, kërcnimeve, keqtrajtimeve, burgosjeve, vjedhjeve e vrasjeve, nuk e ka pa të arësyeshme që bile me një letër ose telegram të interesohet për shëndetin tënd e të Familjes, pas publikimeve të Zonjës Hanë mbi gjendjen tënde, Ti që e humbe rininë tënde për këtë vend, për Kosovën!

Image
Zeqir Gervalla me gruan, nusen- zonjën Hanë

 

E di se Ti nuk ke nevojë për ta, por ti bëre më shumë se sa se gjthë këta kryetarë e kryeministra që Kosova ka për EXPORT.

Kosova ka nevojë për Ty.

Nuk po flas për ”nderime” e ”dekorata” që s`ti dhanë e nuk ti ndajtën për nder të "festave" dhe mirë bëne¨sepse jam i sigurtë se ti nuk do ti pranoje ato nderime e ato dekorata fallco nga një renegat si hashimi por së pakut ai dhe minuki tjetër, kryetari qeverisë kukull të kryenin detyrën e tyre ”kushtetuese” për ty, për punën tënde fisnike që bëre, burgun e gjatë që mbajte ... dhe pas burgut, përsëri ishe i anatemuar e jo si shokët tu që pas ”luftës” morën tituj të lartë polikë e shkencorë, pare e poste, mjerisht, nga hashimat.

Por nëse esat pashët të kanë harrua, rinia e viteve të 1960, 1970 dhe ajo e 1980-tave që tash u plakëm edhe ne, nuk do të iu harrojmë kurrë mundin e madh, punën e palodhshme, kontributin e qmueshëm që dhatë për kombin, për kulturën, për letërsinë dhe për FJALËN e LIRË  SHQIPE që sot nuk ka fjalë të lirë në Kosovë, sepse nuk ka LIRI.

Baca Zeqë, me keqardhje të them: Shyqyr që nuk je në Kosovë e ta shohësh at popull të mjerë që e ka shtri qafën, është nësnstrua me një udhheqje proserbe, greke, ruse e sllavo-ortodokëse por jo shqiptare.

 Baca Zeqë, Ty, unë ta uroj 28 Nëntorin, ditën e Flamurit!

Ty, të uroj shërim të shpejt e shëndet !

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 26 Nëntor 2016

P. S. Sot vdiq diktatori fundit komuniste, Fidel Castro ndërsa në Maqedoni, në Kosovë e në Shqipërinë që ti i deshe shumë Baca Zeqë, po sundojnë liderët komunistë. Ata i kanë zënë të gjitha pozitat dhe ia kanë zënë frymën shqiptarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat