URIME 28 Nëntori, nga Vlora!

Opinione

URIME 28 Nëntori, nga Vlora!

Nga: Fadil Maloku Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 12:20
Fadil Maloku

28 Nëntori, nuk është thjesht vetëm një akt formal, por, edhe një vulosje e vetëvetës sonë si komb, si kornizë shtetërore dhe si projekt; social, politik, ekonomik, ushtarak e kulturor. 

28 Nëntori, përveç kurorëzimit të përpjekjeve gjithëshqiptare, duhet të njihet edhe si memorizim identitar për sakrificat sublime njëshekullore të kosovarëve... 28 Nëntori, përveç gëzimit dhe krenarisë së madhe, duhet gjithënjë të na e mbajë gjallë ndjenjën e përgjegjësisë dhe amanetit për përmbushjen e Projektit të Shqipërisë Etnike. 

28 Nëntori, është festë gjithëshqiptare (që nuk i përjashton as(turbo) kozmopolitët e "kombit" kosovar, e as pseudopatriotët e hamendur gjatë historisë...!), sepse, gjatë gjithë historisë ringjalli, mbajti, kultivoj, dhe ushqeu shpresën e lirisë dhe barazisë me kombet Europiane ! GËZUAR!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat