Po përzihet Prizreni, lidhja shqiptare thotë ja ku jemi

Opinione

Po përzihet Prizreni, lidhja shqiptare thotë ja ku jemi

Nga: Mr.sc.Nue Oroshi Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 21:08
Mr.sc.Nue Oroshi

Komunarët e shitur të Prizrenit dhe të turqizuar vendosën që ta prishin Ditën e Flamurit kombtarë. Ata në këtë ditë të shenjët kur u arritë Pavarsisa e Shqipërisë pas plot pesë shekujsh pushtimi aziatikë , provokuan rënd shqiptarët duke vendosur flamujt e pushtusve pesë shekullor.

Kjo ndjenjë e reve të zeza aziatike nuk u pranua dhe kurrë nuk do të pranohët nga populli shqiptarë. Të rinjët atdhetarë, reaguan me shpejtësi duke hequr flamujt e ish pushtusve pesë shekullor.I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Presidencës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së puneve të jashtme të Kosovës duke denuar qytetarët e Kosovës për incidentin të cilin ata vetë e provokuan. Qeveria është dashur që urgjentisht të shkarkoj komunarët e turqizuar të cilët provokuan me vendosjen e flamujve të pushtusve pesë shekullor, dhe urgjentisht të largohen nga puna.

Politika shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë ende nuk e kanë kuptuar se regjimi kriminal i Erdoganit në Turqi, i ka ditët e numëruara. Ata ende nuk e din se në vitin tjetër në Turqi do të fillon lufta qytetare në këtë shtet dhe do të jetë e gjatë. Madje është koha që politika në Shqipëri dhe ajo në Kosovë të ndjek rrugën e Shteteve perëndimore, si dhe të Amerikës që ta bëj një ngrirje të kontakteve diplomatike me Turqinë deri sa të gjindët në pushtet diktatori Erdogan. Nuk ka ura lidhëse me shtete që vrasin qytetarët e saj, me shtete që burgosin kundërshtarët politikë,më shtete ku shkelen të drejtat e njeriut për çdo ditë, me shtete ku nuk iu ipet e drejta e gjuhës pakicave etnike siç është Turqia ku pesë miljon shqiptarë janë asimiluar plotësisht në mungesë të shkollimit në gjuhën shqipe.

E keqja më e madhe është se edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, edhe Ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj janë historian por që fatkeqsisht nuk kanë mësuar asgjë nga Historia Kombëtare, madje ky i dyti ka kryer edhe studime në një shtet mik të Kosovës në Austri. E mos të flasim për Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa i cili është një kukullë e programuar, dhe më një sms që i vjen nga Presidenti ai duhet ta nënshkruaj kumtesën e gatshme që ja dërgojnë vetëm për ta nënshkruar. Politikat shqiptare në përgjithësi me këtë orjentim proturk dhe anti perëndimor, dhe anti amerikan po i shkaktojnë dëme të mëdha ardhmërisë së Trojeve Etnike shqiptare, dhe po kalojnë në krahun e shteteve aziatike, duke thënë qartë se nuk deshirojmë të jemi pjesë e botës së civilizuar perëndimore.

Këto veprime politike janë  duke i parë edhe shtetet e perendimit e në veçanti Gjermania dhe Amerika, se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë fare korrekte me orjentimin perëndimor të tyre. Ata tjetër gjë flasin nëpër takimet e pakta me politikanët perëndimor, dhe krejt tjetër punojnë në punën e tyre. Ata mendojnë se diplomacia perëndimore është duke kullotur barë në Shqipëri dhe Kosovë dhe nuk janë duke parë asgjë. Historikisht është i njohur fakti se shqiptarët durojnë mjaftë por kur këtij durimi i vjen fundi ata reagojnë ashpër. Pushtetarët në trojet Etnike duhet ta dinë një gjë ata janë vetëm udhëheqës momental, por nuk janë pronarë të Trojeve Etnike Shqiptare. Pronar të këtyre trojeve jemi  vetë ne  shqiptarët.

Dhe ne Shqiptarët një ditë do të vendosim që ta qojmë deri ne fund amanetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe t’iu themi politikanëve të pandërgjegjshëm se mjaftë luajtët me tokën arbërore, mjaft kjo tokë iu duroj. Ndaluni njëherë ose do t’iu ndalim. E në Prizren , po përzihet Prizreni, Lidhja Shqiptare thotë ja ku jemi. Prandaj Qevëria e Kosovës duhet shkarkuar urgjentisht komunarët e turqizuar, duhet lëshuar nga burgu te rinjët që kishin një reagim spontan, që ju ka prekur ndjenjat atdhetare mu në ditën e shenjët të kombit shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat