E vetmja anije e sigurtë në një stuhi është lidershipi

Opinione

E vetmja anije e sigurtë në një stuhi është lidershipi

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 23:37
Shefqet Avdimetaj

Një natë pa gjum...!C`po ndodhë me Kosovën tonë?Ku është zëri i arsyes i popullit tonë?Ku janë intelektualët e cmuar të Kosovës?Jan këto disa prej pyetjeve që ja bëja vetëvetes në kët natë pa gjum.

Mundohesha të gjëj fajtorin ose fajtorët,u bën aq shum sa që nuk dija më se kush është fajtori kryesorë dhe thashë me vete po e lë kët punë se nuk ja dal dot të gjëj fajtorët...! Por një zë i mbrendshëm më thoshte e di, po si nuk e di,njëri nga fajtorët je edhe ti...!Po,po edhe ti je fajtorë më thoshte ai zë i mbrendshëm...më bezdisi shum,sa që nuk doja ta dëgjoja më.

Dhe mu për kët nuk u dorëzova dhe fillova të shtjelloj kët problem që vërtetë është shum i vështirë dhe nganjëher duket i pamundshëm.

Fajtorë Anglia,Franca,Rusia, Italia...!Na tradhëtuan Ismail Qemalin me traktatin e tyre të msheftë...ku kishin vendosur coptimin e Shipërisë dhe tokës së shqiponjave.Por edhe më herët kishte këso tradhëtish,por kjo më ishte ngulitur në mëndjen time,nuk e di pse?

Pak si më vonesë, por mu kujtua Ismali Qemali që kishte shkuar në Peruggia të Italisë në një takim me ministrat e këtyre shtetëve,takim nga i cili nuk u kthye i gjallë më në Shipëri. I shte vdekje natyrale apo helmim i Plakut të Vlorës?Edhe sot e kësajdite është mister vdekja-helmimi i ti. Sa budalla që jam them më vete...mister vdekja e Qemal Beut...po neve,si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri mu në pikë të ditës na vrahen njerëzit dhe shumica e këtyre vrasjeve mbesin  mister.Nga njëher cilësohen si vetëvrasje ose vjetërsim i lëndës.Dhe ketu përfundon cdo gjë...!Zoti qoftë me ju,bëhuni të fortë! Fajtorë jemi ne,dhe vetëm ne.

Fajtore Serbia dhe politika e tyre shoveniste,ekspansioniste dhe gjenocidiale...me shekuj e ushtruar mbi shqiptarët.Lufta!

Populli i Kosovës dhe luftëtarët e lirisë me ndihmën e aleatëve arritën që ta largojnë ushtrinë dhe palamiritarët serb nga Kosova, me shum humbje si në njerëz, ashtu edhe me dëme të mëdha  materiale...!Por...fituam Lirinë.

Liria erdhi...u gëzuam i madh e i vogël,u gëzuan shpezët,kafshët, u gëzuan guri dhe druri...! Nuk mbeti gjë në Kosovë që nuk u gëzua për kët Liri...!Erdhi edhe Pavarësia e Kosovës.

Me lirinë dhe pavarësinë  na erdhën fatëkeqësisht edhe dukuri shum të negative që askush nga njerëzit normal nuk i priste dhe as që i kishte ëndërruar ndonjëhe, së paku jo në kët nivel qfarë jan tani.Korrupcioni lulëzoi, hajnia u bë pjesë e instituconeve,punësimi pa para dhe pa të njofshëm pothuajse i pamundur dmth nepotizmi u instalua në institucionet shtetërore.Kosova u mbush me analfabetë të diplomuar,sistemi i shëndetësis jo vetëm i korruptuar por edhe i degraduar.U harrua betimi i Hipokratit,u aktivizua betimi ne Euro. As siguria nuk është në nivelin e duhur. Thjeshtë ligjet në fuqi fare nuk përfillen sidomos nga ata që i vendosin ligjet!???

Fajtorë ne dhe vetëm ne...!

Drejtësin e gjejmë ndoshta në botën tjetër,në botën në të cilen po jetojmë duhet të vljenë dhe rrespektohen  ligjet.Rrespkimi i ligjeve dhe normave ligjore e  bën edhe shoqërin më të edukuar. Ne duhet të mësohemi me ligjin,përndryshe do kemi anarki edhe shum e shum vite.

Kosova e duam nëse i rrespektojmë ligjet në fuqi.E kemi provuar mjaft me këngë dhe patriotizëm...! Nuk ndertohet kurrë shteti vetëm me këngë.Me punë,rrespektimin e ligjit dhe normave ligjore ndërtohet shteti dhe si rrjedhojë e kësaj do kemi edhe zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm. Me zhvillimin e ekonomisë do të kemi   mirëqënjen e popullit në një pozitë më të mirë.

Populli do jetë i kënaqur dhe do të fitojë vetëbesimin për të jetuar në vendin e vet. Rinija jonë e shkëlqyer do ketë perspektivë dhe nuk do ta lëshojë vendin e vet.

Politikanë tonë duhet të jenë shum më të kujdesëshëm dhe më vigjilent për obligimet që i kan pranuar nga sovrani.

Kur politikanët dhe ata që marrin të drejten nga sovrani,devijojnë, është sovrani ai i cili mundë të largojë nga aty dhe jo vetëm largojë por edhe të kërkojë llogaridhënje.

Tani,për tani na kan lënë në gjysëm të rrugës,në të gjitha sferat e jetës dhe kët duhet ta pranoj lidershipi ynë.

Jemi duke udhëtuar me anije pa sigurt në një stuhi.

"E vetmja anije e sigurtë në një stuhi është lidershipi" (Faye Wattleton)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat