Koha shëron çdo plagë

Opinione

Koha shëron çdo plagë

Nga: Prof. Eroll Velija Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 00:41
Prof. Eroll Velija

Çdo herë që hapni ndonjë libër apo faqe interneti ku flitet për plagët që njeriu merr në jetë, do të gjeni  këto mendime si: Koha shëron çdo gjë, nëse je i/e mërzitur thjesht prit ca kohë dhe do të të kalojë etj. Nëse do ti kërkosh mendim një shoku/shoqes gjithmonë do të të thonë të presësh deri sa të zhduket  mërzia, sepse të  këta besojnë se koha shëron çdo plagë. Në fund të fundit të gjithë e kemi vënë re që kur na ndodh diçka shumë e keqe, ndjenjat e këqija që e shoqërojnë këtë ngjarje ditën e nesërme fillojnë të humbin intensitetin e tyre dhe brenda disa javëve mund të zhduken plotësisht.

Nga kjo duket sikur koha është një shërues perfekt, apo jo? Në fakt koha asnjëherë nuk shëron, ajo mundohet të punojë gjithmonë kundër teje. Dhimbja që ti mendon se u zhduk mund të jetë thjeshtë e ndrydhur dhe e shtypur, por thellë në brendi,  ajo është akoma atje…

 A shëron koha në të vërtetë?

Koha është zjarri që djeg çdo gjë përveç vetvetes. Njerëzit që kanë dështuar të arrijnë diçka në të kaluarën kanë tendencën të shfaqin zemërim dhe acarim ndaj çdo personi që i qëndron pranë. Këta njerëz janë të zemruar me jetën e tyre, kur ata nuk kanë marrë nga jeta atë që kanë dashur, kanë vendosur t’ia zbrazin zemërimin njerëzve të tjerë  që nuk kanë asnjë faj.

A e di që fëmijët që abuzohen dhe keqtrajtohen që në moshë të mitur, e kalojnë tërë  jetën se tyre me “frikën nga njerëzit”, deri sa të marrin ndonjë trajtim të veçantë?

A e dini që pasiguria që dikush ndjen sot mund të jetë një rezultat i ngacmimeve para 20 vjetësh që kur ka qenë në fillore?

Pse nuk i ka shëruar koha gjithë këto plagë? Dhe pse nuk janë zhdukur edhe pas gjithë atyre viteve që kanë kaluar? Thjesht sepse plagët emocionale nuk mund të shërohen duke i injoruar ato. Kur ti i injoron plagët emocionale mendja jote thjesht i shtyp ato dhimbje, por heret apo vonë kjo dhimbje do të të vizitojë në forma të tjera, si në rastin e njerëzve të zemëruar me jetën që shfryjnë zemrimin tek çdo njeri që u del përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat