Një mesazh për krerët e shtetit të Kosovë, nga teologu, Baki Imeri

Opinione

Një mesazh për krerët e shtetit të Kosovë, nga teologu, Baki Imeri

Nga: Ragip Guraziu Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 08:35
Ragip Guraziu

''Në prag të Festës së 28 Nëntorit kujtojmë të gjithë ata burra dhe gra që flijuan gjithë atë që patën në këtë botë po edhe jetën e tyre që ne sot të gëzojmë këtë liri, prandaj lusim Allahun që sakrificat e tyre ti shpërblej me të mirat e xhenetit. Ata flijuan atë që patën mundësi për një jetë më të mirë për neve për gjeneratat e ardhshme po ne ku jemi çfarë po bëjmë që sakrificat e shumë gjeneratave që kaluan dhe që ëndërruan ditën e sotme ta çojmë në vendin e duar, mos vallë ata sakrifikuan për këto çfarë neve po na ndodh, ku qytetarët e vendit janë të mërzitur në vendin e tyre ku qytetarët e Kosovës nuk janë aspak krenarë pse janë qytetar të Kosovës ku qindra kosovarë lëshojnë Kosovën për një jetë ma të lumtur ,të vetmit pushtetarët dhe familjet e tyre po ndjen kënaqësi pse janë kosovar. Vallë këta pushtetarë me çfarë krenohen sot para vrarëve të dëshmorëve çfarë bënë këta për Kosovën çfarë thonë ata para varreve të tyre pos hajnive dhe poshtërsive që kanë bërë për Kosovën, kur i tërë populli jetojnë në skamje dhe varfëri mos vallë për këtë gjendje sakrifikuan gjenerata e gjeneratat që populli të vuan për kafshatë buke që rinia ta lëshojë Kosovën dhe të merr rrugën e vendeve tjera. Deri kur do të vazhdojmë kështu kam frik se do të na ndodh diçka e keqe si përbuzje e amanetit të tërë atyre burrave e grave që sot shkelët me të madhe në fund po ceki ajetin Kuranor ku i madhi Zot thotë: e çfarë do e keqe që ju ndodhë ajo nuk është për tjetër çka vetëm si pasojë e veprave tuaja''.Baki Imeri

Çfarë po përjetojmë sot

Papërgjegjësi

Padrejtësi

Zullum

Dyftyrësi

Amoralitet, dhe më e keqja

I Papërgjegjshmi të flet për përgjegjësi

I padrejti të flet për drejtësi

Zullumqari të flet për humanizëm

Dyftyrëshi të flet për të vërtetën

I pamoralshmi të flet për moral

S'na mbetët tjetër pos të përpiqemi që së bashku ta ndryshojmë këtë gjendje duke lutur Allahun xh. sh që të na ndihmojë që njerëzit e till ti demaskojmë. Largohu nga tre lloje të njerëzve:

1. Mashtruesi.

2. Zullumqari.

3. Bartësi i fjalëve.

Largohu nga mashtruesi, ngase ai i cili mashtron njerëzit, nesër ai do të mashtrojë edhe ty.

Largohu nga ai i cili bën zullum(padrejtësi) njerëzve, ngase ai do të bëjë zullum nesër edhe ty.

Largohu nga ai i cili bartë fjalë tek ti për të tjerët, ngase ai nesër do të bartë fjalë tua tek të tjerët. Baki Imeri

Po pse këtë shkrim?!

Sepse disa herë në shkrimet e mia, tani të botuara në gazetat ditore kosovare edh më tej Kosovës, kamë shkruar për historikun e xhamisë ''Kadrie'', lagja e ''Muhaxherëve'', ka vije edhe imami i kësaj xhami, teologu, Baki Imeri.

Ata që kanë lexuar shkrimet e  mija të më parme, të botuar në disa gazeta ditore kosovare dhe më tej, tani janë në dijeni ,se jo rastësisht kam shkruar për historikun e kësaj xhamie e pikërisht për imamin e kësaj xhamie, Baki Imerin dhe për ligjëratat e tij, sidomos ditëve të premte në faljen e namazit të xhumave.

Tani, mu në Festën e 28 Nëntorit, ditës së Flamurit, pavarësisë së Shqipërisë, daljes në skenë pjesëtarëve të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jasharit, teologu, Baki Imeri, imam i xhamisë në fjalë, nuk mundi të rri duarkryq dhe postoi të hënë në facebook, këto komente, lexo më lart.

Tani ne i kemi lodhë edhe familjet e dëshmorëve, që 17 vite rresht tu ju shkuar te dera..

Dëshmorët e kombit edhe në një ajet të Kur-anit, thuhet;;''dëshmorët e kanë të garantuar xhenetin, po ashtu edhe në këtë botë që po jetojmë, jo vetëm dëshmorët por edhe familjet e tyre janë të lartësuar e nderuar lart dhe me një respekt kombëtarë, që do mbahen mend dekada e dekada, kjo s’do koment.

Por, pse udhëheqësit tanë shtetërorë, sado pak bile në forma të ndryshme nuk vizitojnë këto familje në këtë ditë, kur dëshmorët në këtë ditë nuk i harrojnë kurrë bashkëluftëtarët e tyre. Si është e mundur kur disa ,siç presidenti i shtetit të Kosovës, të vizitoi, formalisht, dihet varrin e ish-presidentit, tani siç po e quajnë historik, Rugovës, e aq më keq të shkoi në Prekaz ti vizitojë varrezat e dëshmorëve, në krye me komandantin legjendar, Adem Jasharin, e të mos vizitoi familjen e Adem Jasharit,(kësaj radhe nuk di a ka qenë në familjen Jashari),por vitet tjera ka qenë i papërshtatshëm për këtë familje, presidenti Thaçi.

Tani, kur i kemi të gjitha këto parasysh dhe vizitat të krerëve shtetërorë të Kosovë, sa për sy e faqe, populli, atëherë këdo komente që dje i ka postuar në facebookun, llogarinë e tij, i nderuari, teologu, Baki Imeri, imam i xhamisë ''Kadrie'', lagja e ''Muhaxherëve'',duhen llogaritur si reale me atë se si po veprojmë, punojmë, nderojmë dhe respektojmë, kur me njërën anë thuhen termet; ish-presidenti historik, Rugova e për Adem Jasharin legjendar e si do të quhen këta tjerë president?! Ndryshe unë në vitin 2013-14,isha në vizitë tek djemtë rrethin e Dortemundit,300 km rreth e përreth Dortmundit, jam interesuar shumë se si  nderohen presidenti. kryeministri dhe një komandant lufte, kuptohet si Adem Jashari, atëherë në raste shqiptaret ma kanë përkthyer ndryshe, unë po e ceki tani;- Emrat e shkollave, kishin emra te  drunjve, pemëve, vatëbardhësisht që perimeve jo dhe  kështu ndryshe dhe asnjë patriotëve, dëshmorë, kështu ishte edhe me emërtimeve të rrugëve etj.

Për dëshmorët, çdo komunë, psh. rrethi i Dortemundit, po e zëmë, Suhareka, Malisheva, Rahoveci, Dragashi, varrezat në Prizren aty vizitohen në përvjetorët e tyre.

''Atëherë, neve na mbetet mos të keqpërdormi dëshmorët, familjet e dëshmorëve invalidëve të luftës, po t’i respektojmë ashtu siç duhet sepse tek e fundit ata veç janë të lartësuar e të nderuar përgjithmonë. ''Me rastin e 28 Nëntorit ditës së Flamurit Kombëtar shumë politikan po shkojnë tek varret e dëshmorëve thua që dëshmorët kanë nevojë për ta ,dëshmorët janë mysafirë të Allahut dhe nuk kanë nevojë për askënd të kësaj bote, por politikanët duhet të shkojnë tek familjet e dëshmorëve se ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit , fatkeqësisht tek familjet e dëshmorëve nuk mundë të shkojnë se nuk kanë bërë asgjë për ta, mjerim sa familje të dëshmorëve ende jetojnë në kushte të mjera kurse politikanët tanë nuk kujtohen për ta janë dhënë pas lukseve të tyre dhe kanë harruar gjaku e dëshmorëve turp turp turp.. ''Kështu ka vlerësuar nga këndi i tij  vizitat e liderëve tanë, në 28 Nëntorin dita e Flamurit kombëtar ,teologu Baki Imeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat