Saim Tahiraj, hero i heshtur i Kosovës.

Opinione

Saim Tahiraj, hero i heshtur i Kosovës.

Nga: Sinan Kastrati Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 11:19
Sinan Kastrati

Veprimtarit të Madh në Luftë e në paqe, me rastin e përvjetorit të 54 të lindjes.

Letërnjoftim i shkurtër i Saimit

Saimi u lind më 29 Nëntor 1962 në fshatin Beleg, komuna e Deqanit nga prindërit, baba- Lush Alia dhe nëna, Ajmane, bijë e Rexhep Dautit nga Restavica.

Saimi ishte djali i dytë, pas Ismetit. Më vonë i lindën edhe tri motra, Tina, Hajria dhe Eminja e dy vëllezër, Samiu e Bajrami dhe Familjes së Bacës Lush e nënës Ajmane i shtohet e rritet gëzimi, sepse i shtohen meshkujt e vyer për punë e pushkë, punë krahu që të ia lehtësojnë jetën e vështirë të prindërve e fshatit Beleg do ti shtohet edhe një pushkë e një trimi me trimat e tjerë që do ti dalin zot atdheut ndërsa vajzat e Lush Alisë, si Orët e Zanat e Malit do ta madhërojnë e nderojnë familjen e dhe Fisin, si bija punëtore e të ndershme të Belegut.

Ai dallohet në organizimin e protestat kundër jugosllavisë e për të drejta të barabarta të shqiptarëve me kombet tjera dhe për Statusin e Kosovës Republikë.

Saimi qysh si gjimnazist në Gjimnazin ”Vëllëzit Frashëri” në Deçan do të bie ndesh me sistemin e atëhershëm jugosllav e pastaj organet e atëhershme të shtetit gjakpirës do ta përjashtojnë nga gjimnaz për veprimtari kombëtare shqiptare e do ta kenë në sh¨njestër gjatë gjithë kohës, disa vite derisa detyrohet të ik në Zvicër por pa e harruar Kosovën.

Ai, me vonë do ta zgjeroi aktivitetin e vetë edhe në përgatitjen e kuadrove për luftë, i bindur se vetëm me luftë mund dhe duhet larguar pushteti gjakatar i Serbisë nga Kosova, duke u lidhur fortë me Sali Cekajn, Rrustem Bruqin, Adem Ukëhaxhën por edhe me fshatarët e fqinjët si Adem Hajdarin që do të ndihmonte materialisht e moralisht Saimin e të tjerët në organizimin dhe përgatitjen e ushtarëve të parë të lirisë për Dukagjin dhe Kosovë përgjithësisht.

Shtëpia e Lush Alia, tani i ndjerë do të bëhet Çerdhja e Parë në Dukagjin që do ti pres e përcjell Ushtarët nga e gjithë Kosova, nga Llapi e Drenica, e Kosovasi, si Zahir Pajazitin e Adem Jasharin e tjerët, me në krye komandantin Sali Cekaj.

Në shtëpinë e Ismet, Saim, Sami dhe Bajram Tahirajt, në Beleg ushtarët e Parë do të pajisen me dije e njohuri kombëtare, do të ushqehen me bukë e kripë e do të armatosen me armatim të llojeve të ndryshme e me njohuri nga Arti Ushtarak.

Është pra Saim Lush Alia-Tahiraj, HEROI I HESHTUR i Kosovës që dha çdo gjë çlirimin e Kosovës e nuk kërkoi asgjë, as statusin e pjesëtarit, luftëtarit, nga bandat e Dukagjinit e të Kosovës që sot, fatkeqësisht janë liderë të partive e të institucioneve në Kosovë.

Në shtëpinë e Saimit në Beleg dhe në Banesat e Saimit e Ismetit e … në Zvicër do të bashkohen ideologët, politikanët, ushtarët e ushtarakët e ardhshëm si Kolonel Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Agim Mehmeti, Sali Cekaj, Agim Ramadani etj. etj. do të bashkohen, si një TRUP i vetëm nën urdhrin edhe Komandën e Kolonel Ahmet Krasniqin, si Ministër i Luftës.

Ata do ta njohin vetën Ibrahim Rugovën si Komandant Suprem dhe Ministrinë Mbrojtjes e Ministrin e saj, Kolon. Ahmet Krasniqin.

Sot Saimi, sikurse edhe atëherë do ta ndihmoj Kosovën por tash si humanist, në Shoqatën Humanitare ”Sali Cekaj” në Zvicër.

Ai, si kryetar do ti ndihmoj skamnorët por edhe familjet e ushtarëve, invalidëve të luftës.

Dëshirat e Saimit janë të mëdha e ai ka dëshira për projekte të shumta se si ta ndihmoi Kosovën me ndihma për fukarenjtë që s`kanë kulm mbi kokë e ushqim në sofër.

.Kryevepra e Saimit, dhe Shoqatës, kryetar i së cilës është Ai, këto ditë u kurorëzua me Filmin Dokuntar për Heroin e Kosovës, Ushtarakun Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i luftës.

O Saim Vëllai, nuk janë heronj vetëm ata që vdesin për Lirinë si Metush Krasniqi, Anton Çetta, Agim Ramadani, Adem Jashari …. por edhe Ti je HERO që i ndihmove Ata atëherë e tash po i ndihmon skamnorët.

Për Ty o vëlla Saim Lushi, nuk janë vetëm lulet e fjalët që tash në ditëlindje thuhen: URIME, GËZUAR! Ti meriton shumë e shumë më shumë se shumë të tjerë, o HERO!

Të dëshiroj jetë të lumtur me Gruan Gashjane, djalin dhe vajzat, me motrat dhe vëllezërit, me nënën Ajmene e me shokët e shoqatën me një: GËZUAR DATËLINDJA!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat