Pse nuk i bojkotojmë të gjithë?!!!

Opinione

Pse nuk i bojkotojmë të gjithë?!!!

Nga: Faik Krasniqi Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 19:31
Faik Krasniqi

Na premtojnë vende pune, na largojnë nga puna, ne prapë i votojmë.

Na premtojnë më shumë mirëqënie, na varfërojnë më shumë, ne prapë i votojmë.

Na premtojnë trajtim shëndetësor më të mirë, na mbysin nëpër spitale, ne prapë i votojmë.

Na premtojnë arsim më cilësor, na i bëjnë fëmijët analfabet, ne prapë i votojmë.

Na premtojnë drejtësi, çdo ditë na bëjnë padrejtësi, ne prapë i votojmë.

Na premtojnë me vite të tëra lëvizje të lirë në Evropë, na izolojnë më shumë, ne prapë i votojmë.

Çfarë dreqi jemi ne kështu?!

Pse nuk i bojkotojmë të gjithë?!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat