O mileti i Kosovës: Hashim Thaçi "Foli" e "Fali" si "Burrat", u pajtua me ”hasmit”!

Opinione

O mileti i Kosovës: Hashim Thaçi "Foli" e "Fali" si "Burrat", u pajtua me ”hasmit”!

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 1 dhjetor 2016 Në ora: 10:11

"Kjo rruga përdridhet
si gjarpër i zi
për ku po vrapon
gjeneral Moisi?” (I. K)

Para 99 vjetëve, më 1 dhjetor 1918 u krijua shteti ”Mbretëria serbe-kroate e sllovene”, e zeza e Ballkanit dhe e keqja tjetër e radhës për shqiptarët.

Plot para 19 vjetëve, më 1998 e 1999 Hashim Thaqi në Dragobil e Drenicë i kidnapoi, i burgosi e i rrehi një pjesë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe disa liderë të disa partive politike e Fatmir Lima e ”Ftyra”, gjithashtu burgosën e …plaqkiten disa të tjerë, në rrethin e Llapushës, krahina fqinje me Drenicën e Dukagjinin.

“Njeriu nuk duhët të mos ketë frikë nga ligji, duhët të ketë frikë nga ndërgjegjeja e tij e duhët të ketë turp nga bota” (Pop.)

Po jetojmë në kohën e prapanicave.

Kështu shkruante një gazetë.

Krejt me vend.

Një lider i një partie politike në Suedi, në fushatën parazgjedhore, dilte cullak në afishe, me porosinë: Do të tregojme krejt çka kemi, asgjës s`do të mëshefim për juve, votuesve

Pas shuarjës së dy perandorive më të fuqishme të kohës, perandorisë Austro-Hungareze dhe të asaj aziatike, perandorisë turke, pikërisht, në decenien e dytë të shekulli të kaluar, pas luftërave Ballkanike dhe të Luftës së Parë Botërore, krijohen dy perandori të reja krejt artificiale e të dëmshme, ajo e Mbretërisë së serbëve, kroatve e sllovenëve dhe perandoria sovjetike, haraqin e të cilave ende sot e gjithë ditën po e paguajnë popujt e këtyre dy perandorive dhe shteteve tjera fqinje.

Image
Hashimi me shokë

Dhe më 1998, 1999, më në fund filloi ”lufta”edhe në Kosovë, ”lufta” e bibave dhe e demave, pas asaj të vitit 1997, kur Shqiperia kallej flakë, e udhëhequr nga të njëjtit djaj, komunistët e konvertuar në socialistët dhe lpk-istët e të burgosurit ”politikë shqiptarë” të Kosovës më në krye dem-aqin, kelmendin, halitin, hashimin, selimin, remin, ramushin, fatmiri, ”ftyrën” etj

Kullat e Dukagjinit e Odat e Drenicës.

Kullat me frengji dhe Odat e Drenicës për pleqni e urtësi

Dhe, në fillim të nëntorit 2016, në një odë të Llapushës, me ndërmjetësimin e Isni Kilajt, kryetar i pdk-së për komunën e Malishevës dhe zv. ministër i financave, erdhi Hashim Thaqin, ”pleqnari” i fundit pas të parit, Xhemajl Obria e të fundit, pas Xhemajl Agës, Mujë Loshit nga Padalishta.

Ai si ”peqnar”, ”kryeplak” e ”kryetar” u ul në ballë të Oxhakut, dhe filloi të flas. Foli e ”Fali” dy varrë, plagë të rënda e ngatërresa të tjera më të vogla.

Hashimi iu fali ”kabahatin” zullumqarëve, pasi që nuk i kishte rreh sa duhët …. sepse i kishte zënë me ”pelë për dore”, duke shitë ”dushk për gogla” e ble ”magarë për atllarë”.

Hashimi, s`don me lënë ”fesat” mas vetit. Si kryetar don me i pajtua të gjithë, për së gjalli, të gjitha gjaqet, varrët e ngatrresat.

Lum t` na për kryerarin tonë.

E lum t`na që ende paskëm pleqnarë e oda për ”maresa”!

Ai vërtetë ”meriton” të propozohet edhe njëherë për Qmimin Nobel për Paqë, sespse Kosovën e kurtalisi por "E vërteta është si drita, kurdo që të bëhet ndonjë vrimë, ajo del në sipërfaqe" (Fj. e urtë)

Ganimete Musliu, flet për odat e Drenicës.

E Ganimete Musliu, na doli me një zbulim të ri: ”Odat e Drenicës janë përdorur si kinema” por Ganës nuk i shihet për të madhe e nuk ka kusur. Ajo "nuk foli si studiuese”.

Sepse sipas kanunit ”Gjaki i Qikave është ni gjys gjaki e gratë ni gjak”. Gane, jam i sigurtë se ti nuk i din, pyete ndonjë plak të meqëm ”pse gjaki i qikave është gjysëm gjaku”?

”Në kalldrëme shekujsh

troku yt i zi

Moisi i Golemëve

Gjeneral Moj-Zi." (IKJA E MOISI GOLEMIT, ISMAIL KADARE)

P. S. Një i afërm nga një fshat i rrethit të Llapushës, në luginën e lumit ”Mirusha” më shkruante, ”pas vizitës së ”gjarpnit”, ke tuj na marr uji e me na qu në Dri. Ai kah të shkon veq sherr len mas veti”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat