Nëse vazhdon kështu VMRO, vetëm me Gruevskin është i mundshëm Federalizimi

Opinione

Nëse vazhdon kështu VMRO, vetëm me Gruevskin është i mundshëm Federalizimi

Nga: Tim Shkupi Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 11:27
Tim Shkupi

I nderuar, z. Nikolla Gruevski

E vërtetë është se disa mjedise shqiptare Zoran Zaevin e shohin si shpëtimtar, por edhe shumë grupe tjera etnike, që jetojnë dhe janë qytetarë të respektuar të këtij shteti.  Nga vullneti i mirë, që të kam bashkëqytetar, me disa vjetë pak më i vjetër se ti, unë, Musa Lamallari, i lindur në Shkup, në Serovë, afër Çarshisë, i njohur si Tim Shkupi, që përfaqësoj Diasporën Shqiptare për Maqedoni, në Amerikë, Kanadë, Evropë dhe Australi, nëse më pranon, dua të jem shpëtimtar i joti, të të largojë nga kjo histeri e jotja, nga kjo retorikë manipulative, që po mbjellë urretje të panevojshme tek qytetarët e Maqedonisë lindore, që nuk i njohin shqiptarët përveçse përmes mediumeve dhe portaleve që ti i kontrollon për pushtetin tënd që të ka ikur nga dora me gabimet e tua, duke u identifikuar me emisionet raciste, shoveniste të Milenkos, Llatasit dhe Jankos, ku qytetarët e Maqedonisë i ke lënë të mendojnë vetëm për Burek.

Për të gjitha këto, nuk je vetëm ti fajtor! Por janë edhe partitë me germa latine, që ti ke besuar se i ke partner të besueshëm dhe po i kryejnë detyrat e tyre me sukses, ku në mjediset shqiptare, por edhe në mjediset maqedonase, ke lejuar të partizohen institucionet e shtetit duke qenë nën presion të vazhdueshëm nga kriminelë ordiner.

Ju e dini shumë mirë se kush ka manipuluar me zgjedhjet prej vitit 2008. Ju e dini mirë se kush i ka mbushur kutitë dhe kush janë me emra dhe mbiemra si lëndë e Prokurorisë Speciale. Por, për fatin tënd të keq, sot e dijnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ata sot janë të bashkuar të gjithë (pavarësisht se cilit grup etnik i takojnë, cilën parti opozitare do ta votojnë) për të votuar për Ndryshime dhe për t’ua kthyer shtetin qytetarëve të Maqedonisë.

E di se është e dhimbshme për ty shkuarja në Opozitë, ballafaqimi me Prokurorinë Speciale, por pushteti, jo vetëm juve, por askujt nuk do t’ia garantojë mbrojtjen nëse ka abuzuar me institucionet e shtetit. Nga posti i kryeministrit ku ke qenë 10 vite, nuk e di se ju njëherë jeni interesuar për mjediset shqiptare, me siguri pse e keni konsideruar Maqedoninë të ndarë në vija Etnike, duke i kënaqur në vijë vertikale me tendera disa shqiptarë që të kanë punuar pas shpine! Kurse prej vitit 2009 ju keni ushtruar pushtet absolut, duke kontroluar gjithçka në Maqedoni me ndihmën e Ali Ahmetit dhe partnerëve të tjerë të fshehur strategjik.

Jam thellë i bindur se ju sot po vuani shumë, duke menduar se si Zoran Zaev nga Strumica po pritet me admirim në disa mjedise shqiptare dhe të grupeve tjera etnike. Ju do të kishit pasur dëshirën e madhe të jeni sot në pozitën e Zoran Zaevit, por ja që nuk jeni dhe fatin e keni të tillë që të largoheni nga skena politike dhe ta lejoni Nikolla Popovskin ta reformojë partinë e juaj, duke e larguar nga ekstremizmi fetar arkaik i së kaluarës.

Ju jeni mirë të informuar se shqiptarët e Diasporës refuzojnë zgjedhjet, sikurse refuzon edhe Diaspora që unë e përfaqësoj me dinjitet me bashkëpuntorët e mi. Poashtu ju jeni të informuar mirë se Ne, si Diasporë, për çfarë angazhohemi, që nuk është asgjë jashtë kërkesave të NATO-së dhe BE-së.

DSHM-ja nuk heziton dhe ua përkujton edhe një herë:

1) Maqedonisë t’i ndërrohet emri i shtetit…

2) Maqedonisë t’i ndërrohet edhe flamuri, himni dhe stema.

3) Të filloi procesi për regjistrimin e popullsisë sipas standardeve perëndimore dhe nën mbikqyrjen e rreptë të OSBE-së

Pra, sikur ju edhe ne, si Diasporë, jemi të vetëdijshëm se Zoran Zaev udhëheqë një parti me orientim qytetar, me parime të social-demokracisë evropiane, ku në programin e saj dominon mirëqenia e shoqërisë për jetë më të mirë. Kjo nuk do të thotë se në të kaluarën këtyre parimeve ju përmbajtën të parët e LSDM-së, ku gabimet e tyre gjatë viteve 90-ta, duke qenë të influencuar nga politika e Millosheviqit, sot kjo parti i vuan më së shumti, që pjesa dërmuese e shqiptarëve i shohin me skepticizmin deklaratat për shtet qytetar (jo për Federalizim) të Zoran Zaevit.

Krejt në fund, i nderuar Nikolla Gruevski, ule tonin e urretjes, luftënxitës, një tonë që është i njohur nga shekulli i kaluar në Ballkan, pranoni gabimet dhe ikni nga partia, do ta kesh disi (së bashku me Ali Ahmetin) një fund pak më të mirë.

Një tonë të këtillë manipulativ, në zgjedhjet e vitit 2014, ne si shqiptarë të Diasporës nuk e pranuam as nga Ali Ahmeti të na armiqësojë me maqedonasit për mandatet e deputetëve të Diasporës.

Pra, që ju ta kuptoni ma mirë, në mënyrën më të sinqertë, shqiptarët e Diasporës janë një kafshatë e Madhe për Ty, ata ishin kafshatë e madhe për Millosheviqin, lerë për një njeri që për 10 vjetë rresht ka qenë i influncuar nga politikanët zyrtar të Prishtinës.

Kështu ne nuk kemi nevojë të ndërhyjmë ne betejën tënde me Zaevin në Maqedoni. Jemi shumë më të mençur se sa mendoni ju. Pasiqë ne si diasporë këtë betejë e konsiderojmë kështu dhe jo ndryshe. Ku dy partitë e juaja (që e ruani me këmbëngulësi sistemin unitar) deri më tani nuk keni dhënë prova të mjaftueshme për të mbajtur llogarinë e përgjegjësisë së shumicës në shtet.

P.S.

Në foto e keni kërcënimin e Gruevskit për Diasporën Shqiptare! Ku e kam përkthyer shqip

“Gjithashtu kam njohuri se në ditët e fundit po mendohet komplot dhe ide të tjera. Duke qenë bashkë me disa struktura nëntokësore sidomos në mesin e strukturave të radikalëve shqiptarë, të strukturave që janë shumë radikal nga shqiptarët në Maqedoni, është diskutuar për t’i mbushur kutit e votimit, bashkarisht, janë takorduar, unë nuk e di se çfarë. Dua të ju them që të mos luajnë lodra, sepse atëherë e tërë diaspora shqiptare nga e gjithë Zvicra, bota nuk do të të shpëtojnë nga ky popull dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Edhe prej maqedonasëve, edhe prej shqiptarëve, edhe prej turqëve, edhe prej romëve, edhe prej boshnjakëve, edhe prej vllehëve, edhe prej serbëve, dhe të gjithë të tjerëve, paska deklaruar Gruevski në Koçani.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat