Profesori i politizuar dhe studenti i urtë

Opinione

Profesori i politizuar dhe studenti i urtë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 14:36
Sulejman Mehazi

Fillimi dhjetorit 2016, kalojnë e afrohen ditët e fundit të fushatës zgjedhore parlamentare. Partitë politike dita ditës po na bombardojnë me fjalimet e premtimet e tyre boshe për të bindur  popullatën për vota. Po dhe studentët e mençur që kanë studiuar fare pak apo aspak i ka kapluar ndjenja e gëzimit, rehatisë dhe haresë për shkak të profesorëve të tyre politikë e jo shkencorë; ja fati i tyre i mirë për të dhënë provimet e fundit e për të arrirë kreditë e nevojshme për vitin pasues.

Studentët rradhazi ju nënshtrohen provimeve me të njëjtat pyetje nga profesorët partiashë:

-"Si quhet partia më e suksesshme dhe më e fuqishme shqiptare në R. e Maqedonisë?"

BDI-ja, përgjigjen lehtë, pa hamendje  studentët e shkëlqyer.

-"Cili është luani i politikës dhe çështjes kombërare në këtë republikë të Nikolla Gruevskit?", pyet profesori i dashur.

-Ali Ahmeti, përgjigjen si në kor të gjithë studentët e zgjuar, përvëç njërit që nuk i shkoi për qejfi profesorit. Në këtë situatë të papëlqyeshme i afrohet profesori partiash studentit kryeneç, duke e pyetur për së dyti herë.

-Kush është luani i politikës shqiptare këtu te ne?

S'e di! I përgjigjet studenti.

Ali Ahmeti! - përgjigjet profesori vetë.

Studenti me shpejtësi çohet prej karrike  për të dalë jashtë amfiteatrit.

-Ku shkon? E pyet profesori.

M’fal profesor, mendova që po e thirrë kandidatin tjetër për provim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat