Serbia nuk është “mike” e shqiptarëve, as e Shqipërisë Etnike!

Opinione

Serbia nuk është “mike” e shqiptarëve, as e Shqipërisë Etnike!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:27
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

This   an undeniable argument that Serbia by centuries was, and still is dangerous enemy  to Albanians and Kosovo,  that has proven its last genocide, committed    in Kosovo in course of the 1998-1999 : “ 11, 840 victims ; 1,392 children up to 18 years; 296 children up to 5 years;  1.739 women; 1,882 elderly people over the age of 65; 1,450 people are still missing, as well as  20,400 Albanian women have been raped.”

Këtë problem shekullor serbo-shqiptar nuk mund ta zgjidhë asnjë biznes ekonomik dhe tregtar  reciprok i Shqipërisë dhe i Serbisë, veç drejtësisë evropiane dhe ndërkombëtare, që duhet të kërkojnë llogari  kolektive shtetërore të Serbisë për copëtimin dhe për  aneksimin kolonial dhe gjenocidal të territoreve legjitime të Shqipërisë Etnike. Pa zgjidhjen e këtij konflikti shekullor, kurrë nuk do të arrihet pajtimi  e as kurrfarë  miqësie e serbëve me shqiptarët në Ballkan, pavarësisht nga “miqësia” e kryeministrit Edi Rama me  Serbinë e Tomislav Nikoliqit (president) dhe të Aleksandar Vuçiqit (kryeministër).

-Ato shtete fqinje që kanë kryer gjenocid ndaj shqiptarëve;  kanë kolonizuar dhe, edhe sot i mbajnë në sundimin e tyre kolonial  territoret autkotone të Shqipërisë Etnike,  si dhe  pa të drejtë kanë vrarë  shqiptarët e pafajshëm vetëm pse janë shqiptarë  dhe pse duan të jetojnë të lirë dhe sovranë në  tokat dhe në shtëpitë e tyre  të  Illyrisë-Shqipërisë Etnike (Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Manastirit, Vilajeti i Shkodrës dhe Viljaeti i Janinës), kurrë nuk kanë qenë dhe, kurrë nuk do të jenë miq të shqiptarëve  në Ballkan derisa t’i braktisin territoret  e tyre etnike, të pushtuara me forcë dhe me agresion (1878-2016).

*** Sipas Edi Ramës (kryeministër i Shqipërisë) :” Serbia nuk është armik i Shqipërisë, por potencialisht një aleat i rëndësishëm.” (http://m.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:524848-Rama-Srbija-nije-neprijatelj-Albanije-pozvao-sam-Vucica-da-dodje-u-Tiranu).

Çfarë t’i thuhet këtij simulimi politik antishqiptar, veçse  çmenduri politike sui generis 100%, të pohosh se  “Serbia nuk është armik i shqiptarëve  dhe i Shqipërisë, pavarësisht se çfarë i diktojnë emocionet dhe ndjenjat politike socialistit pacifist-kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas vizitave zyrtare që ia bëri Beogradit, gjatë mandatit të tij të deritashëm (2014-2016).

Fundja, është çështje personale e Edi Ramës se si  e konsideron ai Serbinë (mike, besënike  apo aleate potenciale në biznesin e tij politik, diplomatik, ekonomik dhe tregtar bashkëpunues dhe  integrues me Serbinë në kptimin rajonal dhe evropian), por këtë nuk ka të drejtë ta thotë në emër të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, sepse faktet dhe argumentet historike dokumentojnë, se serbët dhe Serbia kurrë nuk kanë qenë miq e as aleatë të shqiptarëve, që nga luftërat dhe nga betejat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ( 1443-1468)  e deri më sot (dekada e dytë e shekullit XXI, viti 2016).  

Thënë të drejtën, do të kishim dëshiruar, që Serbia të kishte qenë mike dhe aleate strategjike jona, mirëpo, fatkeqësisht, historia dhe praktika e deritashme  e marrëdhënive mes Shqipërisë Etnike dhe Serbisë, kanë provuar të kundërtën (XIX- XXI).

Këtë armiqësi shumëshekullore mes shqiptarëve dhe serbëve e kanë shkaktuar  dy faktorë kryesorë: Pushtimi i Shqipërisë ilirike  dhe shfarosja e shqiptarëve nga territoret  e tyre indigjene, me qëllim të fshirjes së  tyre nga harta etnike dhe gjeopolitike e Ballkanit.

Ky është shkaku i tragjedisë së dhembshme, që i ka  përcjellë shqiptarët autoktonë dhe serbët ardhacakë në territoret  ilire-shqiptare në Ballkan.

-Farën e keqe të kësaj tragjedie shekullore  mes serbëve dhe shqiptarëve e kanë mbjellë priftërinjtë racistë dhe nacionalshovinistë të Kishës Ortodokse Serbe dhe  shteti i serb, i krijuar nga  kjo kishë famëkeqe dhe retrograde, e cila me historinë e saj falsiifikatore, reaksionare, mitologjike, heretike, politike dhe antihumane ka helmuar, ka indoktrinuar dhe helmatisur  gjithë brezat serbë, duke i gënjyer, manipuluar dhe mashtruar  marrëzisht, se gjoja shqiptarët “janë ngulitur padrejtësisht dhe me forcë në territoret e Serbisë”!?

Kjo gënjeshtër  dhe falsitet i KOS-it, i ASHAS-së dhe i shtetit serb përbën “Nyjën e Gordit” të konfliktit të pazgjidhur  shumëshekullor mes serbëve dhe shqiptarëve (XIX-XXI).

Pikërisht mbi bazën e kësaj teze  të historiografisë falsifikatore serbe, edhe sot në shekullin XXI(viti 2016) Kisha Ortodokse Serbe dhe qeveria e Serbisë me presidentin e saj  Tomislav Nikoliq, me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me  ministrin e Jashtëm Ivica  Daçiq… etj., Kosovën, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën i konsiderojnë “territore serbe” dhe të Serbisë.

-Ku po shihet këtu “miqësia” e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike?

Këto fakte e hedhin poshtë deklaratën e gabuar propagandistike të kryeministrit Edi Rama se gjoja “Serbia nuk është armike e Shipërisë, por potencialisht një aleat i rëndësishm”.

-Edi Rama mund ta bëjë  “mike” Serbinë dhe “mik” homologun e tij Aleksandar Vuçiq (kryeministrin e qeverisë së Serbisë), por vetëm për veten tij, jo të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kurrë derisa Beogradi nuk e njeh Republikën e Kosovës, nuk ua njeh të drejtën ligjitime dhe legale shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, që të ribashkohen me Kosovën, si dhe, derisa Serbia  botërisht  nuk do të kërkojë falje për të gjitha gjenocidet e kryera mbi popullin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike (1878-2016, me shqiptarët e as me Shqipërinë Etnike, kurrë nuk do të jetë mike, pavarësisht se çfarë “llomotit” politika  e brendshme dhe e jashtme e  kryeministrit Edi Rama.

Koha është për pajtim, jo për miqësi, por, jo, pa korrigjimin e historisë dhe të padrejtësive ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Shqipërisë Etnike

Prandaj, fjalën kryesore nuk e ka Edi Rama, por ata që e kanë copëtuar dhe kolonizuar Shqipërinë Etnike!

-Vërtet, për serbët ka ardhur koha që të braktisin  mitet dhe falsifikimet  e historisë serbe, se gjoja “Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medevegja janë territore serbe”, sepse kjo nuk është e vërtetë, por një falsifikat historik i Kishës Ortodokse Serbe(KOS), e cila ka krijuar mitin e rremë, që nga Beteja e Kosovës (1389) e deri më sot, shekulli XXI (viti 2016), se  pjesët lindore dhe veriore të Shqipërisë Etnike “janë serbe”.

Kjo rrenë disashekullore e falsifikimit të historisë serbe dhe të Ballkanit, ishte  celula strategjike dhe gjeopolitike e të gjitha qeverive të deristome të Serbisë, që të luftoheshin, të vriteshin, të shpërnguleshin shqiptarët nga territoret e tyre stërgjyshore të Shqipërisë Etnike, me qëllim të krijimit dhe të zgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe (1844-2016).

Sa më sipër, ka  ardhur çasti historik, që serbët, malazezët, sllavomaqedonët dhe grekët të pajtohen me shqiptarët. Mirëpo, kjo nuk varet nga shqiptarët, por vetëm nga fqnijtë e tyre kolonialistë serbo-sllavë,  nëse janë gjendje ata, që të heqin dorë nga territoret e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, të  pushtuara dhe të aneksuara  me agresion dhe me gjenocid me ndihmën e Rusisë dhe të fuqive të mëdha të dikurshme të Evropës (1878; 1913; 1919).

Kjo, do të ishte zgjidhja më e pranueshme dhe më racionale politike, që në mënyrë miqësore dhe paqësore, të  zgjidhej konflikti kolonial shumëshekullor mes Serbisë dhe Shqipërisë  Etnike (1912-2016). Ndryshe, propagandimi i “miqësisë” së Edi Ramës me Serbinë, me Greqinë etj., është vetëm një utopi dhe mashtrim  si trillet e  filozofisë politike   serbe dhe greke  ndaj shqiptarëve (1878-2016).

Së pari,  Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës;  t’ua  njohë të drejtën legjitime dhe ligjore  shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe   të Bujonocit për t'u bashkuar me Kosovën, e cila historikisht i takon Shqipërisë Etnike, jo kurrsesi Serbisë, e cila në vitin 1912 e pushtoi  dhe e aneksoi me forcë dhe me gjenocid  territorin  e saj, me qëllim që  t’i zgjeronte kufijtë e Serbisë së Madhe, e cila si e tillë  ekziston edhe sot. Mirëpo, fatkeqësisht   kjo “Velika Sebija”  nuk po u pengon fuqive të mëdha botërore. Përkundrazi, ato  po bëjnë përpjekje që ta integrojnë në Bashkimin Evropian (BE), pa e ndëshkuar për tre gjenocidet e kryera kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1992-1999).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat