Budallenjtë më dëshirë flasin për mençuri e frikacakët për trimëri!

Opinione

Budallenjtë më dëshirë flasin për mençuri e frikacakët për trimëri!

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 21:24
Shefqet Avdimetaj

Sot është ditëlindja e ish Presidentit Historik të Kosovës, Dr Ibrahim Rugovës. Urime, presidenti i përjetshëm i Kosovës Dr Rugova.

I mungon shumë Kosovës dhe popullit të Kosovës. Me Ty nuk do ishim këtu  ku jemi sot...!

Arsyeje pse po i shkruaj këta pak rreshta  ne  Botën Sot, është fyerja dhe ofendimi që i bën Dr Rugovës, ibrahim kelmendi. Me vetëdije të plotë po përdori shkronjat e vogla të alfabetit në emrin dhe mbiemrin e ti, ngase është i vogël në çdo aspekt ik...!

Edhe pse konsideroj që një krijesë si ibrahim kelmendi nuk mund ta ofendoj ose njollosë emrin e Arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Dr Ibrahim Rugovës.Nuk mundet ngase është shum largë Presidentit në të gjitha apektet si intelekuale ashtu edhe atdhetare.

Personalititeti i tyre shkon paralel dmth nuk takohen askundi, fare askundi.

Me këtë tentim fyerje vetëm sa e ka treguar fytyrën e tij prej një debili dhe një të pa edukuari.

Jam më se i sigurtë që shumica e atyre që e kanë lexuar, ndajnë mendimin me mua.

Dr Rugova ishte shkrimtarë, publicistë, profesor universiteti, kryetrë i shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës dhe një nga politikanët më të mëdhenj që ka dhën bota shqiptare.

Ishte i urtë kur kërkohej urtësia, trim kur kërkohej trimëria.

Dr Rugova nuk bredhi stacioneve të trenit dhe kafeneva të Europës me çantë krahëve për të gënjyer dhe mashtruar bashkëatdhetarët nëpër Europë dhe gjetiu.

Dr Rugovës ju hapën dyert e Shtëpisë së Bardhë në Amerike...!

Dr Rugova ju hapi dyert për në Shtëpinë e Bardhë edhe politikanëve që erdhën pas ti...!

Korrigjohu dhe mos fyej njeriun më të dashur të popullit të Kosovës. Mos se është turp për ty.

I urrejturi, urren.

Jam më se i sigurt se Dr Rugova do më kritikonte tani dhe do më thoshte mos u merr me njerëz të pa rëndësishëm.

Mos fyej askënd se çdo kush e fyen vetëveten. Mos të lutëm.

Më fal Presidenti im, më fal...!

Po ja kujtoj ik vetëm një thënje nga qindra e mijëra të tjera që kan thënë njerëzit e mencur dhe diplomatë botërorë për Presidentin Historik Dr Rugovën...!

B.Clinton  me rastin e vdekjes se Dr Rugovës deklaroi:

"Për mua është dhimbje personale, sepse pata nderin ta njoh personalisht dhe pata respekt dhe admirim të madh për të. Me Presidentin Rugova jam takuar shumë herë në Shtëpinë e Bardhë. Ka qenë kënaqësi, sa herë e kam takuar, sepse çdo herë më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij për paqe, liri dhe për një të ardhme më të mirë për popullin e ti"

Të vdekurit tonë nuk janë asnjëherë të vdekur për ne përderisa nuk i harrojmë. – George Eliot, Adam Bebe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat