'Mashkull real', 'Me vlera kombëtare' - Ramiz Lladrovci

Opinione

'Mashkull real', 'Me vlera kombëtare' - Ramiz Lladrovci

Nga: Kimete Berisha Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 23:48
Kimete Berisha

Vlerat e Ramizit i ka pranuar edhe vëllai i tij Pandeli Majko, i cili sot e parandjeu se Ramiz Lladrovci do të jetë kryetar i Drenasit, prandaj publikisht ia uroi fitoren.

Unë për vete, urimin e Pandeli Majkos nuk e kisha ndërru me urimin e një milion shqiptarëve, dhe mezi s'pres të vijë dita që Pandeli Majko të bëhet president i krejt shqiptarëve....
dhe jo veç mua, por krejt neve femrave na pëlqen më së shumti Pandeli Majko, prej se e kemi kuptuar se gjatë jetës së tij ai ka fjetur vetëm me një grua, dhe ajo është gruaja e tij.

Neve na duhen njerëz si modeli i Pandeluas që na e kthejnë besimin në dashurinë e përjetshme, më së pari, dhe na bindin se është e mundur që edhe mashkulli (si femra) të jetë serioz dhe 'i ndershëm'...

Prandaj, 'tuk' Pandeli Majko e përkrahë Ramizin, ka diçka aty, qind për qind këtu bëhet fjalë për një person 'real', me 'vlera kombëtare' dhe me 'besnikëri erotike', se me pas qenë Ramizi 'kurvar', s'besoj kurrë që Pandeli Majko e kish përkrahë.

P.S. Ata që të braktisin kur je më së keqi, e të lënë në ditët më të vështira, siç tha Fatmir Limaj për Hashim Thaçin, ata s'kanë 'vlera kombëtare', ama janë 'real'.

Fenomen mbetet besnikëria dhe nderi, të jesh i poshtër është gjë normale, tash që tradhtia u bë konsum i përditshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat