Filozofia në frymën e religjioneve integrale dhe pozitiviste

Opinione

Filozofia në frymën e religjioneve integrale dhe pozitiviste

Nga: Agron Shabani Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 11:35
Agron Shabani

Si duket, çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose "prodhimtarisë" së përgjithshme shkencore, intelektuale, morale, fetare, kulturore, politike dhe të tjera në Kosovë, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm. 

Ndërkohë që jetën ose skenën e përgjithshme fetare, kulturore, institucionale dhe politike të Kosovë, si duket vazhdojnë të dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat sigurisht se reflektohen ose interferohën drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të personit ose individit. Dhe, kjo me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara ( infantile, violente ose eskalative) për Kosovën dhe shqiptarët. 

Ndonëse, në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionësh ose acarimësh të ndryshme akute ose kronike, edhe elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, fetare, kulturore, politike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë dogmave, mediokritetëve, demagogjive, hipokrizive, anomalive, patologjive ose antivlerave të ndryshme fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike etj. 

Se këndejmi, edhe të të ashtuquajturat "elitat" ose "par-exelencat" e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë, në pjesën esenciale ose substanciale të tyre ndodhën të ngritura ose promovuara nga "materia"( "brumi") ose "derivatët" e proviniencave ose reminishencave të ndryshme. Gjegjësisht, nga mentaliteti, fiksionet ose trashëgimia e njohur autoritare dhe totalitariste e "sistemit"(regjimit) të meherëshëm komunopansllavist të Beogradit dhe kështu me radhë. Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbullë edhe metodat e njohura udbiste, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste dhe të tjera të regjimit kriminal dhe gjakatarë të Millosheviçit etj. Madje, nga strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta ose kolaboracioniste me " etërit" ose "baballarë" e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë. Nga "forcat" e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale, parapolitike, anarkoliberaliste ose anarkoindividualiste si "degë" ose"nëndegë" të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj. Nga qarqët, strukturat, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me "njerëzit e fortë" të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në ngjarjet ose zhvilimët e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. Nga rrjetët ose qarqet e ndryshme vicioze, biocenoze ose enciklike  të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, prolongimin, personalizimin dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë në vendin tonë dhe të ngjajshme. Duke i penguar në këtë prizëm edhe dihotominë ose divorcin e pashmangshëm të fesë (religjionit) nga populli (kombi) dhe shteti përmes inskenimëve infantile dhe patologjike të krizave të ndryshme fetare ose kulturore që u shërbejnë klikave, konjukturave ose nomenklaturave të ndryshmepushtetmbajtëse, politike, kleptokratike dhe të tjera nga vendi dhe bota. 

Siç dihet, besimi, morali dhe durimi, janë fillimi ose materia ( formula) kryesore e urtësisë, edukatës, kulturës, disiplinës, zhvillimit, evolucionit, persosjes dhe emancipimit të gjithëmbarëshem holistik dhe primatologjik të njeriut. Përkatësishtë, ngritja dhe avansimi ynë nga " sipërfaqja e mahisur" e " foshnjerisë" ose adoleshencës sonë shpirtërore, emocionale, fetare ose kulturore që dikur i kemi fshehur ose krijuar vet. Për të mos thënë këtu, ikja ose lagrimi ynë individual dhe kolektivë  nga "tabula rasa" ose  nga "pika xero" e zhvillimit, evolucionit ose adoleshencës sonë nepër etapa ose periudha të ndryshme "post -quem" dhe "ante- quem" .

Se këndejmi, Sinantropët ose Pitekantropët e ndryshëm thonë se nuk i kanë njohur dhe mbajtur mend (kujtuar) as ditëlindjet dhe as ditëvdekjet (mortet) e tyre. Dhe, lerë më ti aspektët ose procesët e njohura të besimit, moralit, karakterit, edukatës, kulturës, zhvillimit (evolucionit) , disiplinës dhe emancipimit të lartëpërmundur njerëzorë ose qytetarë që paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore ose substanciale në domenin e përgjithëshëm të holistikës dhe primatologjisë njerëzore.

Ndryshe nga kjo, morali dhe durimi i lartërpërmendur njerëzorë ose qytetarë së bashku me edukatën, kulturën, zhvillimin ( evolucionin), disiplinën dhe emancipimin e gjithëmbarëshëm global ose universal të njerëzve, popujve, feve ( religjioneve)  ose kulturave të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike" gjithandej globit tonë tokësorë, kanë bërë që njerëzit ose popujt e ndryshëm të ndjehen sa me të afërt dhe sekularë me njeri tjetrin. Pa dallim race, ngjyre, gjuhe, gjine, etnie, populli, kombi, shteti ose përkatësie të tyre fetare (religjioze), kulturore, konceptuale, ideologjike etj. Duke e vërë theksin në rolin ,ndikimin dhe faktorin e njohur moral ,shpirtërorë , emocional, simbolik, determinant, rekonstruktivë, reflektivë ose paradigmatik të religjionit të njohur integral ose integrativë. Respektivisht, religjionit kognitivë, religjionit humanitar dhe atij integral ose pozitivistë në procesët e njohura të paqes, bashkëjetesës, koekzistences dhe harmonisë së preferuar fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, historike, sociale, ekonomike dhe kështu me radhë. Në çështjet e njohura fetare dhe kulturore -sidomos. 

Në Kosovë, Shqipëri dhe hapësira tjera shqiptare ndërkaq, vazhdimisht sikur ndodhë e kundërta. Ku udhëheqësit e ndryshëm fetarë jo rrallë e lozin rolin ose misionin e liderëve institucional ose politik dhe ata institucional ose politik rolin ose misionin e imamëve, hoxhallarëve, priftave, ipeshkëve, kardianalëve ose misionarëve të ndryshëm fetarë ose kulturorë. Për t´i mbuluar kështu krimin e organizuar, kontrabandën, korrupsionin, prostitucionin dhe stratifikacionin së bashku me abuzimet ose tradhëtitë e ndryshme shtetërore, nacionale, politike etj


Ndryshe nga kjo, të udhëhequr dhe udhërrefyer nga maksima (formula), psikologjia dhe filozofia e njohur reflektive, humaniste, integrale dhe pozitiviste sipas të të cilave çdo fe ose besim i njohur fetarë ose religjioz, e ngritë, projekton, përforcon, ravijezon, konturon, eksploron, konvencionalizon dhe avanson besimin, respektin, përkushtimin dhe rregullimin e përgjithshëm shtetërorë, shoqërorë (qytetarë), nacional dhe politik në vendët ose shoqëritë e ndryshme përkatëse ose respektive. Përkatësisht, paqen, respektin, mirëkuptimin, tolerancën, bashkëjetesën, koekzistencën ose harmoninë e preferuar fetare, kulturore ose njerëzore (qytetare) në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme së bashku me të drejtat dhe liritë e njohura individuale dhe kolektive në kontekstin e lartëpërmendur global dhe universal: Klerikët , misionarët ose udhëheqësit e njohur fetarë ose religjoz të shqiptarët (qofshin ata priftërinjë, famulltar, kardinal, hoxhallarë, imam të ndryshëm, shejhlerë, dervishë etj.): Në radhë të parë duhet mbjellur, kultivuar dhe avansuar respektiin, mirëkuptimin, atdhedashurinë dhe harmoninë e njohur fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike tek njerëzit ose besimtarët e tyre gjithandej pa asnjë dallim. Mbase, respektin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin e njohur esencial ose substancial ndaj kombit dhe atdheut. Duke ngritur, krjiuar dhe projektuar kështu fusha dhe hapësira të reja shpirtërore, emocionale, fetare, kulturore, sentimentale, sakramentale, transcendentale, ontologjike, metafizike, gneseologjike, epistemologjike, etike, metaestetike, psikologjike dhe të tjera në kontekstin e lartëpërmendur të besimëve ose religjionëve të njohura reflektive, humane, integrale dhe pozitiviste të shqiptarëve në raport me të tjeret. Pa u vërbuar as infektuar kurrë nga çështjët ose aspektët e ndryshme dogamtike, reaksionare, anakronike ose demagogjike që nuk i përkasin natyrës dhe karakterit të njohur fetarë ose sociokulturorë. Aq me pak religjioneve të njohura integrale, reflektive, intrinznike, kognitive, pozitiviste etj. Dhe, kjo duke qenë të bindur se asnjë fe, kulturë ose religjion i mundshëm njerëzorë ose qytetar kudo nepër botë, nuk është një proces i përfunduar, i përkryer , i rafinuar ose final në të gjitha segmentët ose drejtimët e mundshme. Jo. Por, gjithmonë mund të këtë fusha dhe hapësira të mjaftueshme për rritje, zhvillime, përsosje, përmirësime ose përparime të ndryshme. Respektivisht, për bashkëpunim, koperim, harmoni, koekzistencë, mirëkuptim, dialog, kompromis ose konsenzus të përgjithshëm fetarë, kulturorë, nacional, politik etj.


Religjioni Integral ose Integrativë, në radhë të parë e ka për qëllim paraqitjen ose prezantimin e globalitetit ose  universalitetit të përgjithshëm fetarë ose kulturorë në individualitetit. Gjegjësisht, të individualitetit në globabalitet ose universalitet. Duke menduar në "fenomenologjinë e shpirtit" dhe "metafizikën e moralit" fetarë dhe kulturorë së bashku me "substancialitetin antikë " dhe "subjektivitetin modern" ose bashkohorë në të gjitha fetë ose religjionet e mundshme njerëzore ose qytetare kudo në botë.

Ndaj, me fjalët ose leksikun e  filozofisë së përgjithshme fetare ose kulturore, në radhë të parë i nënkuptojmë respektin, mirëkuptimin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin tonë fundamental ose substancial- ndaj fillimit ( jetës), ndaj dijes (diturisë), ndaj qenies, krijesës, natyrës, materies dhe ekzistencës sonë në këtë botë të përhershme ose të përbotshme. Pra, respektiin, devocionin, dashurinë dhe përkushtimin tonë esencial ose substancial ndaj Zotit ( Hyjit). Respektivisht, ndaj Arkitektit ose Gjeniut të Madh dhe Kryesorë të jetës, botës, natyrës dhe shpirtit tonë mbi këtë tokë. 

Kur kemi lindur ose kur kemi ardhur dhe jemi krijuar në këtë botë ose mbi këtë tokë, nuk ka ka pyetur askush as "mua" dhe as "ty"!  Apo, as "ne" dhe as "ju"....! Jo.

E njëjta do vlej edhe kur do ndahemi ose shkëputemi një ditë nga ky proces i pandryshuar dhe tepër harmonik i ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore edhe "une",  edhe "ti ", ose, edhe "ne", edhe "ju".  Rrugë tjetër nuk ka.


Të reflektojmë së bashku për disa çaste në parashtesën dhe prapashtesën e njohur "filo- sofia" cila mbi të gjithat e nënkuptonë fillimin (jetën), qënien, materien, krijesën, ekzistencën, përvojat e përgjithshme, aftësitë, nevojat ose kërkesat tona  shpirtërore, emocionale, transcendentale, metafizike, sociofizike, teofizike etj. etj.  Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe praktikën dhe teorinë e përgjithshme fetare dhe kulturore.

Në të kundërten, filozofia është shkenca e njohur (universale) mbi rendin e natyrshëm ose ordinarë . "Filosofiae est sciencia universalis ordinis naturalis". 

Pa i harruar kurrë  në këtë suspekt edhe degët ose disiplinat tjera shkencore ose filozofike si ontologjia, epistemologjia, gneseologjia, metafizika, antropologjia, logjika, etika, estetika etj. Sëcila prej tyre me tiparët, specifikat dhe karakteristikat e njohura shkencore ose humaniste.

Shih për këtë; në varësi (varshmëri) , përputhshmëri (pajtueshmeri) dhe rezonansë të plotë ekskursive dhe diskursive me marëdhëniët ose raportët e njohura në relacionin ose dimenzionin e transcendentuar njeriu- jeta (fillimi)-mendja (logjika)-qenia-krijesa-materia-ekzistenca etj. I kemi edhe dy drejtimet ose orjentimet e njohura sociofilozofike. Përkatëesisht, dtrerjtimin materialist dhe drejtimin idealist. Respektivisht, materializmin dhe idealizmin që janë në funksion të luftërave, por edhe të faljeve ose pajtimëve të ndryshme klasore, sociale, politike, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare kundo nepër botë.

Në këtë kuadër filozofia, për dallim të "degëve" ose "disiplinave" të tjera si mitologjia, eshatologjia, animizmi, tothemizmi, shamanizmi, gnosticizmi, agnosticizmi, misticizmi, hedonizmi, alkimia, ezoteria etj. Dallon dhe është e veçantë për nga forma dhe menyra e njohur e qasjëve konkrete, praktike, teorike, skematike, pragmatike, rekonstruktive, diakronike, paradigmatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe natyrën dhe karakterin e njohur të studimit, analizës dhe përkushtimit të njohur esencial ose substancial të lëndës ose materies së njohur të filozofisë ndaj zgjidhjës praktike dhe teorike të pyetjeve, nëvojave ,kërkesave, problemëve dhe parashtresave të përgjithshme ( esenciale ose substanciale ) në kontekstin e njohur global ose universal.


Në fund të fundit ligji themelor i jetës së njeriut, është ligji i besimit, respektit, mirëkuptimit, paqës, dashurisë ,tolerancës, harmonisë dhe barazisë së njohur klasore, sociale, fetare, kulturore, materiale, ekonomike, institucioonale, politike etj. Respektivisht, liritë dhe të drejtat e garantuara (globale ose niversale) në kuptimin e njohur të vlerave të larta hyjnore dhe universale të jetës dhe besimit tonë në Zotin. Këtu qëndron esenca.

E kunderta është makiavelizëm i mbyllur ose egocentrik. Relativizimë i gjithëmbarshëm i lirisë, moralit, besimit dhe vlerave të lartëpërmendura globale dhe universale të jetës sonë mbi tokë. Utopi e pafalshme ose demagogji. Bla-bla-bla....!

Kultura, feja (religjioni), shteti, populli (kombi) dhe atdheu, nuk janë pronë private e udhëheqësve ose liderëve të ndryshëm fetar, kulturor, institucional ose politik në Kosovë, Shqipëri ose dikund tjetër. Dhe, aq me pak e atyre që " celebrojnë" ose "predikojnë shqip", ndërkaq, mendojnë dhe punojnë turqisht, serbisht, rusisht, italisht, greqisht etj....!
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat