Aty ku lindi dielli, aty po perëndon

Opinione

Aty ku lindi dielli, aty po perëndon

Nga: Hidajet Ahmeti Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 15:31
Hidajet Ahmeti

Ndryshimet në udhëheqjen e PDK-së, afera Pronto, hetimet e shumë zyrtarëve të PDK-së në nivel vendi, aktakuzat e shumta të zyrtarëve të kësaj partie e kanë ngjallur një pasiguri brenda subjektit. Prandaj e gjithë  kjo rrëmujë e PDK-së ka ngjallur  një panikë brenda saj, dhe po mundohet me çdo kusht që ta vazhdojë pushtetin në Komunën e Drenasit. Drenasi është një matës i mirë e në veçanti për ish kreun e Shikut, Kadri Veselin. Qytetarët e Drenasit ia dhanë një goditje të fuqishme PDK-së e në veçanti, ish kreut të SHIK-ut, Kadri Veseli, duke treguar se Drenasi e duan ndryshimin  dhe e ndëshkojnë  keqqeverisjen. Kjo është rruga e vetme që të disiplinohen  individët që kanë keqpërdorur në emër  të popullit e në veçanti disiplinohen subjektet politike, të cilat  kanë një bindje se bastionet politike nuk  mund  të thyhen, dhe kanë bërë githçka për klientelen e vetë duke menduar se e kanë pushtetin e sigurt.

Drenasi e dëshmoi se është për ndryshim rrjedhimisht për ndëshkim të keqqeverisjes, edhe pse   gjithë arsenali politik i PDK-së zbarkojë në këtë komunë. Përkundër shantazhit, presionit qytetarët e dëshmuan se nuk ju nënshtrohen shantazhit e presionit, kur vie në pyetje interesi i përgjithshëm qytetar. Shkurja në balotazh për PDK-në, përkundër mekanizmave që përdori ka simbolikën e shumfishtë, në njërën anë dëshmoi se mund të thyhen bastionet e partive politike, kurse në tjetrën u dëshmua se qytetarëve nuk ju intereson partia politike, por duan mirëqenie e ndryshime pozitive. Shumë njerëz nuk e kanë besuar se do të ndodhë një gjë e tillë, pasi që klientela e PDK-së në këtë komunë është  trashur aq shumë sa që nga këta njerëz ishte krijuar bindja se Komuna e Drenasit është pronë e tyre. Shkurja në balotazh ngjallë shpresat te qytetarët se ndryshimi mund të vie atëherë kur qytetarët e duan atë, dhe nuk ju nënshtrohen shantazhit e presionit në asnjë mënyrë.

Pa dashur të fyej askënd, përkundrazi i çmojë vlerat e Lladrovcit për luftën çlirimtare dhe sakrificën më familjen e tij, por ambicjet e tij të sëmuara për të qenë Kryetar komune janë  një kapërcim i diçkaje që nuk ish dashur të ndodhë, personaliteti dhe intelekti i tij të japin një pasqyrë tjetër. Nuk duhet të fyhen institucionet publike me njerëz të tillë, të cilët përveç vlerave të luftës nuk gëzojnë përgaditje intelektuale. Për mendimin tim çdokush duhët të ketë vendin e vetë, çlirimtarët duhet të gëzojnë benifite dhe respekt nga institucionet publike, por jo t’i futin hundët  në atë që nuk duhët.

Shkuarja në balotazh është një lajm i jashtëzakonshëm  vetëm për Drenasin, por për gjithë Kosvovën.Rënies së PDK-së i gëzohën shumë qytetarë të Kosovës, mbasi drita në fund tunelit po e mërr një reflektim më të theksuar. Ky transformim i qytetarëve të Drenasit   tregon se në Kosovë po vie era ndryshim, dhe po vërehet se kemi një lodhje të qytetarëve në gjithë Kosovën, pikërisht  nga klasa udhëheqse e pas luftës. Kosovës i duhet një ndryshim substancial, njerëzit e krimit duhet të largohen përmes votës qytetare dhe ngadalë Kosova ta  merr pamjen e një shteti normal e evropian. Përkundër fushatës së egër, dinake, shantazhuse, kërcnuese nga njerëzit e PDK-së, qytetarët u mobilizuan si kurrë më parë dhe i dhanë një goditje këtij subjekti politik kriminal. Mbesin në shpresë se në balotazhin e janarit të ketë një koalicion më të gjerë duke u  quajtur “koalicioni anti krim për Drenasin” ku do të përfshinë të gjitha subjektet politike, qytetarë e OJQ, kundër të keqes më të madhe të Kosovës, PDK. Subjekti poltik kriminal, PDK,  duhet të kuptojë se ka përfunduar koha për ta, antivlerave duhët t’u vijë fundi, Kosova ka nevojë për njerëz me vlera intelektuale, morale e kombëtare. Kam një bindje se ndryshimi mund të ndodhë, edhe pse PDK-ja do të përdor të gjitha mekanizmat që ka në dorë, paranë, kërcnimin, shantazhin, presionin që ta vazhdojë pushtetin në këtë komunë.

Qytetarët e Kososvës janë lodhur nga njerëzit të tipit Grabovci,Thaçi ,Veseli, Mustafa,  Beqiri e Hamiti, por,  për këta njërëz ka përnduar dielli. Me një fjali po e përmbylli gjithë këtë opinion”Aty ku ka filluar të lind dielli për PDK-në, aty edhe po përfundon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat