Koha për të shkrirë sërish akujt e dhjetorit!

Opinione

Koha për të shkrirë sërish akujt e dhjetorit!

Nga: Albina Deda Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 14:53
Albina Deda

E kam quajtur fat të madh të qënit studente në vitet '90 kur rinia studentore shkriu me guxim e afsh liberator akujt e diktaturës në muajin më të zorshëm. Po aq me fat jam që krenare udhëtova në bashkëkohësi me liderët e dhjetorit : Azem Hajdarin e Sali Berishën duke mos pasur kurrë mëdyshje në pastërtinë e idealeve tona!
Tani pas 26 vitesh kur dhjetori i është rikthyer sërish ftohtësisë e acarit përveç nostalgjisë që të sjell përkujtimi natyrshëm vjen reflektimi!  Ku jemi sot?! Ku është liria, jeta, ekonomia, integrimi, shpresa e demokracia! Ku janë liberatorët e ku gjenden monstrat perçuduese, pinjollët e tyre dhe përsekutorët?! Përgjigjja do të ishte retorikë pa kripë gjuhësore e kuptimplotë.

Liberatorët së bashku me ëndrrat e shpresat nga frika e Atdheut po mërgojnë! Mbeturinat e regjimit mizor me pinjollët e tyre po vegjetojnë e  akujt po kthehen duke ngrirë shpirtin që u çlirua 26 vjet më parë, duke risjellë demonët  jo me maska por haptazi me fytyrën dhe zakonet e sundimit, me të njejtat mentalitete, të njejtat gene biles dhe sllogane!
Ata guxojnë të rikthejnë sot deri etiketime që ishin harruar nga diksionerët për dishepujt e kombit, për nacionalistët, për martirët....për këdo që nuk është i klonuar me rasatin hibrid të tyre!

Ata fatkeqësisht në vend që të ishin në ferrin e kujtesës po shijojnë parajsën e pushtetit! Ata tani janë kastë, janë rregjim e shqiptarët po korrin zhgënjim, trishtim!
Por shpresa e dhjetorit nuk ishte okazion as aventurë por ndjenjë e ndërgjegjes së Kombit e traditës, krenarisë e fisnikërisë së tij! Ndaj nuk vdes kurrë dhe nuk tretet. Ajo është frymë dhe fryma nuk burgoset as trembet.Natyrisht secili prej nesh ka se çfarë të reflektojë por veç ideali i lirisë mbetet i virgjër. Për këtë ideal PD ka lindur.
Paradoksi i sotëm i ka ditët me numërim!

Dhjetori më shumë se asnjëherë na apelon sot! Duhet t`i shkrijmë akujt.Ky është mision sa njerëzor dhe i shenjtë. Me çdo kusht e me çdo çmim, se çmimi i Lirisë edhe me sublimitet është mision,  ky mision është borxh që ne demokratët më tepër se askush ja kemi borxh Atdheut!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat