Banale!

Opinione

Banale!

Nga: Ismet Haziri Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 12:21
Ismet Haziri

Mysafirtë  e Klan Kosovës dhe TV-21 që  po përfaqësojnë  institucionin në  lidhje me gjendjen e Arsimit në  Kosovë  pas rezultateve të PIZA që Kosovën e rendit në fund  të ranglistës,  mendoj se është banele të gjejnë  arsytime dhe që  fillin e së keqes të kërkojnë në faktin se pse është  themeluar Universiteti.

Në  faket është e pakrahasushme përgjegjesia, idealizmi dhe dashuria për arsimim e mësuseve patriotë të atyre viteteve që përkrah mësimit,  në  veti kishin edhe frymën patriotike që na frymzonin për atdhedashuri duke na inspiruar për të lexuar e mësuar sa ma shumë nga se vetëm dituria dhe arsimimi janë dritare të sigurta që  do të shëndritin mbi lirinë e atedheut.

S’ka arsytim!

Duhet përgjegjes dhe llogaridhënie që  nga Ministrat pa dallim e deri të punëtori teknik duke e shqyrtuar me kujdesin ma të madh legjislacioni aktual i cili është shfrenues dhe përmes se cilit stimulohet një sistem kriminal i arsimit, që në shprehje vjen gjithçka në shkolla përveç  të një  mësimdhënie cilësore dhe tregues përformance të mësimdhënies dhe mësimnxenies. 

Prandaj në duhet të kërkojmë  si shoqëri, si prindër që urgjent të  bëhen ndryshime. Nuk është e vërtetë se nuk ka pasur investime në arsimin e Kosovës,  nuk është e vërtetë  se arsimtarët nuk janë trajtuar, por është e vërtetë se nuk ka qasje serioze ndaj arsimit si shoqëri dhe si politk.

Gjendja është  edhe më keq në  arsimin privat,  ku as për afër nuk krahasohen me gjimnazet publike, ata fëmijë  janë të Kosovës dhe duhet urgjenitsht që sistemi privat i arsimit të futen nën kontroll dhe ato institucione që nuk përmbushin standarede të rangut Europina për arsim privat është  mirë që të  u vëhet dryri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat