Kosova nuk krahasohet me monstrumin gjenocidal-Republika serbe!

Opinione

Kosova nuk krahasohet me monstrumin gjenocidal-Republika serbe!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 21:02
Mehdi Hyseni

*** Ata që krahasojnë (me qëllim  që  t'i bëjnë ndonjë koncesion Serbisë dhe Rusisë në kurrizin e Kosovës së Shqipërisë Etnike) shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës me entitetin  “Republika srpska”, janë kundër  lirisë dhe pavarësimit të Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).
 
*** Kosova është territor i Shqipërisë Etnike-Dardanisë ilire, kushtu që, rrjedhimisht, Serbia nuk ka humbur  kurrfarë Kosove, sepse kjo kurrë nuk ka qenë “pronë” legale e as legjitime e saj, por vetëm një koloni 100-vjeçare, e pushtuar dhe e aneksuar me  forcë (1912-1999), të cilën e humbi  për shkak të kryerjes së gjenocidit  të saj të fundit (1989-1999).
 
Prandaj, as qeveria e Kosovës, as ajo e Shqipërisë nuk do të duhej të bënin pazare me  Beogradin dhe me Moskën, duke e krahasuar   shtetin e pavarur të Kosovës me “ Republika srpska” ashtu si u konevnon interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike Serbisë dhe Rusisë për ta “leopardizuar lëkurën”  e Kosovës sipas modelit të tri entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës ngaqë Kosova është  shtet i pavarur dhe sovran, (që përbëhet nga 92%  të popullsisë shqiptare), tanimë, i njohur nga 113 shtete të Kombeve të Bashkuara.
 
 Duke qenë se Kosova është krijuar si shtet  në mënyrë paqësore dhe legale  në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara (gjë që këtë e konfirmoi edhe  Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010 në Hagë të Holandës) , është shtet i pavarur dhe sovran, të cilën deri tani e kanë njohur 113 shtete të Kombeve të Bashkuara (17 shkurt 2008 – dhjetor 2016).
 
Prandaj,  në asnjë kuptim (qoftë historik,moral apo juirdik), Kosova nuk mund të krahasohet me “Republika srpska”, sepse pikësëpari nuk është krijuar me Gjenocid sikurse  “Republika srpska”, e cila në aspektin juridik ndërkombëtar, është vetëm një ZERO e madhe, pa asnjë element të vlefshëm, që do ta  justifikonte ndërtimin e saj të ligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare dhe rendit të ri juridik pozitiv ndërkombëtar
Konferenca e Dejtonit (1995), do të duhej ta nxirrte jashtë  përdorimin e emërtimit fiktiv të  “Srspska republika” !
 
Mbase “Republika srspka” është vetëm një fiksion politik në letër, i “fabrikuar” me gjenocid.  Kjo sintagmë politike nuk ka kurrfarë baze ligjore, që të cilësohet si kategori juridike e  së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, si e tillë nuk duhet të figurojë as në Kushtetutën e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës ngaqë  e  vetëquajtura  “ Republika srpska” nuk është kurrfarë  “shteti serb”, por vetëm një entitet  sikurse entiteti boshnjak mysliman dhe entiteti kroat. Mirëpo, për çudi, emërtimi  “Srpska republika” figuron në Kushtetutën e shtetit të përbashkët-Federatës së Bosnjë e Hercegovinës,  edhe pse ajo nuk është kurrfarë shteti: “" Bosnia and Herzegovina consists of two entities  of the Federation of Bosnia and Herzegovina and the  Serb Republic (hereinafter referred to as "entities").”( http://www.mpr.gov.ba/biblioteka/USTAV_BOSNE_I_HERCEGOVINE_bos.pdf ).
 
Si më lart, vështruar në retrospektivën historike, “Republika srpska” nuk ka ekzistuar kurrë në territorin e Bosnjë e Hercegovinës. Prandaj, as historikisht e as në kuptimin  juridik të së drejtës ndërkombëtare, “Republika srpska” nuk përbën kurrfarë shteti,  por një ngrehinë artificiale, e sajuar me forcë dhe me gjenocid të forcave barbare paramilitare dhe militare  çetniko-serbe, të ndihmuara nga Serbia e Slobodan Milosheviqit (1992-1995).  Këtë të vërtetë të hidhur dhe tragjike, e provoi edhe Gjenocidi serb, i kryer ndaj Srebrenicës, ku forcat serbe me  në krye gjeneralin famëkeq serb Ratko Mladiq masakruan mbi 8000 mijë myslimanë boshnjakë.
 
Ky është  argument kryesor, pse  deri më sot, “Republika srpska” nuk  është njohur nga asnjë shtet i bashkësisë ndërkombëtare ngase është krijuar me gjenocid, gjëqë kjo është në kundërshtim flagrant me normat, me rregullat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, “Republika srpska” kurrë nuk do njihet si shtet nga bashkësia ndërkombëtare, sepse në Bosnjë e Hercegovinë  de fakto e as de jure nuk ekziston kurrfarë shteti “Republika srspka”, por vetëm një shtet, që quhet Federata e Bosnjë-Herecegovinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat