Kush po sfidohet me atë mur: Be apo Qeveria e Kosovës

Opinione

Kush po sfidohet me atë mur: Be apo Qeveria e Kosovës

Nga: Islam Fejzullahu Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 19:50
Islam Fejzullahu

Një kohë jo larg ndër shqiptaret në Maqedoni(në disa pjesë) filluan ndërtimet e mureve (mbi  2 m lartësi) me pretekst se myslimanizmi kërkon mbrojtje  edhe me muri të mos duken familjet e sidomos femrat, mos po aludojnë serbet ne diçka të tillë, por se besoj se ata do bëhen mysliman?

Ndërtimi i murit afër urës së lumit Ibër urë e cila gjithherë ka lidhë pjesën veriore me atë jugore të Mitrovicës, deri pas aneksimit të pjesës veriore nga ana e paramilitarëve serb, servilëve dhe bashibozukëve e komandantëve shqiptar dhe me ndihmën e KFOR-it Francez nën mbikëqyrjen e ”qeverisë së përkohshme” e vet zgjedhur të Kosovës pa zgjedhje as lokale e as parlamentare, pas përfundimit të luftës së Kosovës dhe hyrjes së trupave të KFOR-it, e bëri të mundur që këto ditë të këtij mileniumi të shekullit 21,dhe pas ramjës së murit famëkeq të Berlinit që në Kosovë të barrikadohet, ndërtohet një mur një ndasi jo vetëm ndëretnike e territoriale por edhe ndoshta sfida e ndasisë edhe ballkanike të Ballkanisë së zotëri Adem Demaqit të cilën e aludonte ne vitet e 90-ta për ta kurorëzuar veten si kryetar të asaj Ballkanije!. Jo vetëm se u bë aneksimi i pjesës veriore, por edhe u bë spastrimi etnik (duke u dëbuar ma tepër se 12 mijë banor shqiptar), duke u plaçkitur, masakruar, në fund edhe persekutuar drejtpërsëdrejti nën mbikëqyrjen e forcave paqeruajtëse franceze nën komandën e Oliver Ivanoviqit tani i dënuar për gjenocid, vrasje e dëbim të popullatës shqiptarë nga ajo pjesë dënim të cilin ia shqiptoj gjyqi i EULEX/UNMIK-ut dënim simbolik me të cilin e turpëruan misionin e tyre të caktuar nga BE e OKB por ja qe do e tillë është situata e mbikëqyrur në Kosovë, e tillë është gjendja e drejtësisë vendore e ndërkombëtare në Kosovë (në letër)?

Tani pyes vallë me atë mur ndarës apo sfidohet BE e OKB, apo qeveria e Kosovës qe nga viti 2013 kur atë kohë ishte kryeministër Thaçi, tani president i vendit qe në atë kohë nënshkroi një lloj memorandumi apo bashkëpunimi dhe dialogu apo edhe përmbushjen e  6 (gjashtë) pikëshit Ban, i cili version çdo ditë e ma tepër po del në sipërfaqe? Qeveria Mustafa tani po i bart pasojat dhe si thotë populli po e han dajakun shpinës të përgatitur nga paraardhësi i tij në dy mandate.

Dështimet e tij paraprakisht të lëshuara nga ministrat e tij( duke filluar nga anëtarësimi në UNESCO, mos përmbushja e kritereve për liberalizim vizash, së fundmi ekspozea e rezultateve të P I S A-së rreth arsimit po dalin ne sipërfaqe çdo dit nga pak por ja qe po i vuan populli, po reduktohet territori, duke filluar nga demarkacioni me Maqedoninë  ne vazhdim me Malin e zi e si do të përfundoj kur të fillon me Serbinë? Mendoj se nëse sfidohet BE/OKB me atë mur te ura, qeveria do duhej në afat sa ma të shkurt të ndërpres dialogun, por nëse sfidohet qeveria e Kosovës, i mbetet BE qe automatikisht ta shkarkoj këtë qeveri (nëse nuk i duhet BE-së) kjo qeveri për alibi për vete lëshimet që i kanë bërë ne mandatet e tyre BE/OKB ! Në të kundërtën edhe durimit të popullit mendoj se po i vije fundi dhe mos të aludohet se populli i Kosovës mos të ketë tretman të një populli konfliktuoz apo përçarës, kur dihet qe me shekuj çfarë përjetoj ky popull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat