Letër e hapur kryeministrit të Kosovës

Opinione

Letër e hapur kryeministrit të Kosovës

Nga: Granit Shala Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 21:57
Granit Shala

Letër e hapur Kryeministrit të Kosovës I nderuar z. Kryeministër, duke qenë se kohëve të fundit kanë ndodhur shumë ngjarje jo të dëshirueshme, po iu drejtohem përmes kësaj letre të hapur.

Nga postimet tuaja në Facebook, mund të vërejmë se jeni duke u munduar të shkruani vetëm për sukseset tuaja, por në rast të dështimit tuaj, ju mundoheni të gjuani fajin tek të tjerët. Siç duket, jeni i vendosur që cdo dështim tuajin të mos e pranoni. Më lejoni që përmes kësaj letre t´u parashtroj disa pyetje, me shpresën se do të merrni guximin për të më kthyer përgjigje. Ju jeni nisur për të shkuar në përurimin e urës që lidhë dy komuna veriore të vendit tonë. Si ndodhi që ju të ndërroni kahjen e rrugës dhe të shkoni në vendin e caktuar përmes rrugëve malore, rrugë që më së shumti përdoren nga kontrabanduesit e mallrave të ndryshme?

Si lejuat ju që një grupacion i vogël i njerëzve të ua bllokojnë rrugën? Përse lejuat ndërtimin e një muri, muri ndarës mes popullit shqiptar dhe atij serb? Sa gjëra të këqija duhet t´i ndodhin vendit tonë që ju të kuptoni se keni dështuar në qeverisjen e vendit? Si nodhi që një i ri të vdesë në burg dhe askush të mos jap përgjegjësi për vdekjen e një të riu? Përse nuk u interesuat të bëni reforma në sistemin arsimor? Përse nuk u formuan Forcat e Armatosura të Kosovës? Ku mbetën vendet e punës, të premtuara nga ju në fushatën zgjedhore? Përse Kosova nuk gëzon liberalizimin e vizave për qytetarët e saj?

Demarkacionin nuk po e përmendi, sepse ajo çeshtje tashmë ka dështuar përshkak se nuk jeni në gjendje të pranoni gabimet e bëra, e për këtë jeni duke u munduar të dëmtoni vendin tuaj duke menduar vetëm për përfitime personale. Në të vërtetë kam edhe shumë pyetje tjera për ju, por besoj se parashtrimi i më shumë pyetjeve, do t´u shkaktonte shumë punë dhe pastaj do të autorizonit ndonjë këshilltar të juaj që të më përgjigjet.

Me përshëndetje miqësore, Granit Shala!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat