Serbomëdhenjtë e Beogradit, paqësorë të shtirur në sy të Amerikës dhe të BE-së, kurse segregues brutalë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës së pavarur!

Opinione

Serbomëdhenjtë e Beogradit, paqësorë të shtirur në sy të Amerikës dhe të BE-së, kurse segregues brutalë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës së pavarur!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 21:58
Mehdi Hyseni

Serbomëdhenjtë e Beogradit, paqësorë të shtirur në sy të Amerikës dhe të BE-së, kurse segregues  brutalë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës së pavarur!
 
***   Ngritjes së   Murit  segregues dhe apartheid serb  në Mitrovicën e Veriut ia hapi rrugën “Dialogu i Brukselit (2011-2016); Plani 6-të Pikësh i  Ban Ki Moon-it dhe mosshfuqizimi  i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
 
*** Derisa Serbia të mos japë llogari për krimet e saj të ushtrimit të kolonialzimit  dhe të gjenocidit në Kosovë (1912-1999), Beogradi zyrtar kurrë nuk do ta njohë shkëputjen dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Këtë fakt të rëndësishëm dhe të pashmangshëm, duhet mbajtur parasysh si “quarnët politikë” shqiptarë, ashtu edhe faktorët relevantë ndërkombëtarë (Amerika, BE-ja dhe NATO-ja, që kanë meritat kryesore dhe historike për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës nga Serbia (1999).
 
Në njërën anë, pushtetarët serbomëdhenj të Beogradit, po shtiren si paqësorë para BE-së së Federica  Mogherinit në Bruksel, kurse në anën tjetër, me vepra konkrete po dëshmohen si segregues të dëshmuar shekullor të dikurshëm, duke ndërtuar mure në Mitrovicën e Kosovës veriore, me qëllim që pas mbylljes së “procesit” të Brukselit, të paktën ta kantonizojnë pjesën veriore të Kosovës, ose, në rast dështimi, ta shkëpusin krejtësisht nga Kosova për t’ia bashkuar Serbisë.  Ky është mesazhi  i “politikës paqësore” të qeverisë “proevropiane” të kryeministrit të “reformuar” Aleksandar Vuçiq (mik i ngushtë i kryeministrit shqiptar Edi Rama).
 
Heqja e sanksioneve ndërkombëtare Serbisë, gabim fatal!
 
Ky ishte një gabim i madh i faktorëve ndërkombëtarë, që Serbinë e rehabilituan nga  kryerja e gjenocidit të fundit (1989-1999) dhe nga sundimi i egër kolonialist 100-vjeçar i saj  mbi Kosovën e Shqipërisë Etnike (1912-1999).
 
-Kombet e Bashkuara, Amerika dhe BE-ja, nuk do të duhej t’ia heqnin sanksionet ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake Serbisë derisa Beogradi zyrtar ta njihte Republikën e pavarur të Kosovës, kur kjo ndodhej nën mandatin e administrimit juridik ndërkombëtar të OKB-së (UNMIK-ut) sipas Rezolutës 1244  ( 12 qershor 1999 – 17 shkurt 2008).
 
Mirëpo, meqë kjo nuk ndodhi,  Kosova (edhe pas njohjes unilaterale ndërkombëtare, më 17 shkurt 2008 nga ana e Amerikës  dhe nga  22 shtete të BE-së) ende ka ngelur si shtet i papërfunduar në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara ngase  sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe  të  “Dialogut të Brukselit (2011-2016), “quranët polititkë” të Kosovës, të mbështetur edhe nga politika dhe nga  diplomacia aktuale e Shipërisë londineze, nga SHBA-ja, nga OKB-ja dhe nga BE-ja, kanë pranuar dhe janë pajtuar, që  të hyjnë në negociata me Beogradin zyrtar kinëse për t’i normalizuat marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, një dialogim i tillë në “procesin e Brukselit”  politika dhe diplomacia zyrtare e Serbisë  po e shfrytëzon, me qëllim që  post festum, të vihet në pikëyetje statusi politik i Kosovës,  edhe pse deri tani Kosovën e kanë njohur 113  shtete të Kombeve të Bashkuara (shkurt 2008-dhjetor 2016).
 
Pa ndëshkimin ndërkombëtar të kolonializmit 100-vjeçar të Serbisë në Kosovës (1912-1999), Beogradi e as Moska kurrë nuk do ta njohin Republikën e pavarur të Kosovës, pavarësisht se çfarë thonë dhe propagandojnë “quranët politikë” të Kosovës dhe të Shqipërisë londineze (1913).
 
Amerika  me tym  dhe me flakë e pëzuri Serbinë nga Kosova, kurse “quranët politikë”  ia hapën portat e Veriut të  Kosovës, që  ajo të rikthehej dhe të rikolonizonte atë pjesë, duke ndërtuar lagje të reja moderne për rikthimin e kolonëve serbë dhe duke ndërtuar mure të reja buzë lumit Ibër, përkatësisht kufij të rinj për ta izoluar pjesëm jugore të Mitrovicës.
 
Pra, Shtetet e Bashkuara të -Amerika, BE-ja dhe NATO-ja ia mbyllën dyert Serbisë në Kosovë, kurse “quranët politikë” ia happen pa asnjë kusht, edhe pse ajo  kishte  kryer gjenocid barbarik ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve dhe kishte  dëbuar mbi 1 milion sish (1989-1999) për çfarë, edhe u izolua nga bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE dhe OSBE) në saje të sanksioneve ushtarake, ekonomike, politike, tregtare dhe diplomatike, të vendosura   në prill të vitit 1998 deri më 2001, kur KS i OKB-së, Serbisë ia hoqi embargon e armëve, si dhe BE-ja, e cila më 2000 e liroi nga snaksionet, që ia kishte vënë më 2008.
 
Edhe sa dekada,  duhet të mirremi me Serbinë? – Pse, edhe pas pavarësimit unilateral të Kosovës, “quarnët politikë”  të Kosovës  së bashku me Beogradin po  neogociojnë në Bruksel (2011-2016) për   fatin e Kosovës, kur qeveria, parlamenti dhe presidenca e  Serbisë kanë deklaruar para botës, se kurrë nuk do ta njohin Republikën e Kosovës ?! – Kështu thotë, edhe Kushtetuta në fuqi e Republikës së Serbisë (2006), se “Kosova është krahinë e Serbisë”.
 
- Pse pritje  absurde 16-vjeçare  derisa Serbia u inliftrua  dhe e rindërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, duke e vënë në pikëpyetje statusin e pavarur të saj përmes ruajtjes  Rezolutës 1244 dhe  “Dialogut të Brukselit” (2011-2016)?
 
-Pse “quranët politikë” të Kosovës nuk bën  asgjë që brenda atij tetëvjeçari, ( kur Serbia totalisht ishte e isoluar ndërkombëtarisht nga BE-ja, nga OKB-ja, nga OSBE-ja dhe nga Amerika), në mënyrë që të ndryshonin statusin juridiko-politik dhe admnistrativ të përkohshëm të Kosovës, duke kërkuar me këmbëngulje dhe me plot të drejtë nga bashkësia ndërkombëtare njohjen e pavarësisë së  plotë të Kosovës mbi bazën e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes, duke qenë se Kosova  pothuaj se 100  vjet kishte qenë koloni e Serbisë ( 1912-1999).
 
Ky është argumenti kryesor, që justifikon luftën çlirimtare kombëtare antikoloniale të UÇK-së dhe kërkesën legjitime dhe legale të popullit shqiptar, që Kosovës t’i njihej e drejta eksplicite e vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme sipas normave, parimeve dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare, jo të heshtej  dhe të injorohej  kërkesa dhe e drejta  për shkolonizimin e Kosovës shqiptare dhe, në vend të saj,  Kosovës t’i njihej  statusi  i  “pavarësisë unilaterale” si “rast sui generis”, status ky që kontestohet nga  parimi juridik i së drejtës ndëkombëtare. 
 
Së fundi, le  të shkojnë në    “rrotën e nasradinit” me  Serbi e pa Serbi, me  mure dhe pa mure (e thefshin qafën ata që po ndërtojnë mure kolonizimi dhe segregacioni, dhe, ata  “quranët” latifundistë, karrieristë dhe korrucionistë, që po  lejojnë  ngritjen e tyre), sepse fajin kryesor për hapjen  e dyerëve Serbisë, që ta riokupojë pjesën veriore të Kosovës  e ka politika tradhtare dhe antikombëtare e “quranëve”  karrieristë, injnorantë, latifundistë, nepotistë, krahinaristë, korrupcionistë, sektaristë, despotikë dhe   burokratë të Prishtinës , të cilët   pas vënies së Kosovës nën mandatin juridik ndërkombëtar të UNMIK-ut (1999-2008), ranë në gjumin e thellë të “ ariut dimëror”, duke e lënë në harresë armikun shekullor gjenocidal-Serbinë, e cila në kohë paqeje (qershor 1999- dhjetor 2016) e ndihmuar nga Evropa dhe nga OKB-ja ia arriti që  ta bllokojë njohjen e së drejtës  së  vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës nga ana e Kombeve të Bashkuara.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat