Të ju them faleminderit apo turp për këtë që po ndodh në vendin tonë tash e 17 vite me radhë

Opinione

Të ju them faleminderit apo turp për këtë që po ndodh në vendin tonë tash e 17 vite me radhë

Nga: Astrit Gjocaj Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 22:25
Astrit Gjocaj

Do doja të ju pyesja që sipas ligjeve që ju vet i keni hartuar e miratuar nëse një prind e keqtrajton fëmijën e tij a konsiderohet krim! nëse veç pse është i tij a ka të drejtë të bëj çka të donë me të, ta hedhë, ti thyej këmbë e duar etj, me siguri nuk do të ishte e pranueshme, do të ishte krim ligjor e moral. Pa më thoni ju të “nderuar” politikan të pozitës e të opozitës, ju që më veprimet apo mos veprimet tuaja e shkatërruat, e gjymtuat, i thyet këmbë e duar e tani e keni ngulfatur e dëshironi ti merrni dhe frymën e fundit këtij vendi, a nuk është krim ligjor e moral ky. More  “zotërinj”  me ato kollare e makina të shtrenjta, ju që na lodhet duke folur që ne kemi bërë e do të bëjmë, që ju dhe fal jush sot u ndërtua shteti, a keni të drejtë të bëni ç’të  doni më këtë vend të gjorë.

Si po ndjeheni kur sot shikoni të shkatërrohet vendi, rinia dhe gjithçka që u ndërtua me mund e sakrificë. Si po ndjeheni ku shikoni që po luhet me gjakun e derdhur, me gjymtyrët e humbura dhe me fatin e atyre që ende nuk dihet ku gjenden, ju që po rrënoni shoqërinë për interesat tuaja. E di që s’keni turp sado që ju flas për sakrificë apo çka do tjetër, e dini që ju sot krenarin që kisha për luftën e shenjt, për gjymtyrët e humbura të familjarëve ma keni kthyet në dhembshuri, ndjej dhembje për ta, ndjej dhembje se për çka, për kë  e bënë gjithë atë sakrificë, ndjej dhembje sepse po shkelet mbi gjakun e tyre dhe të shumë vëllezërve të tjerë që kishin idealin e njëjtë e që sot nuk janë.

Nuk po ju pyes se si po ndjeheni dhe nëse po turpëroheni për murin e ngritur në Mitrovicë, në fund të fundit është beton sot bëhet nesër mund të hiqet mos nga ju nga dikush tjetër, do të ju pyesja se si po ndjeheni dhe nëse ndjeni turp për muret që krijuat në mes vete, për muret e krijuara në popull, për  ato mure që vështir do të prishen e që po prodhojnë mure të tjera si ky i fundit në veri.

E di që s’keni forcë ta bëni e as ta hiqni këtë muri, që jeni thjesht personazhe në skenën e teatrit të animuar, por të paktën silluni si lider, jini ata për qa u zgjodhët e mos na detyroni të kthehemi në kohen e prindërve tanë, në kohen e ilegaleve që ju sot bëni nam duke u thirr në to, por që atëherë kishte një armik, e ne do të na detyroni të sillemi kundër ligjit e shtetit tonë për të zbatuar të drejtën tonë  kombëtare. Zgjohuni njëherë të vetme bre burra,  bëhuni bashkë e mbroni këtë vend të shkretë, sakrificën e bërë me shekuj, të paktën njëherë të vetme tejkaloni ato mure të turpit që ndërtuat brenda vetes... 

Autori është  Magjistër i Sh.Politike dhe Jurist i Diplomuar 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat