Me asnjë çmim nuk e jap Aliun për “zajko-kokorajkot” sllavomaqedonë!

Opinione

Me asnjë çmim nuk e jap Aliun për “zajko-kokorajkot” sllavomaqedonë!

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 22:45
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Pas njoftimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni (12.12.2016), gazeta “Bota Sot”, ndër të tjera, transmeton : “edhe pse ende nuk dihet numri i saktë i atyre shqiptarëve, që kanë votuar  partitë politike maqedone, llogaritet se numri i tyre ishte rreth 70 mijë sish”. http://www.botasot.info/maqedonia/622102/ja-komunat-shqiptare-ku-lsdm-ja-doli-force-e-pare/ ).

-Po, jo "70.000", 1000,  100, por,  nëse vetëm 10 prej tyre  kanë votuar për partitë politike maqedone, nuk mund të quhen ndryshe, vetëm se VETËMOHUES dhe VETËTRADHTUES.
 

Ata që në zgjedhjet e jashtëzakonshme paralamentare në Maqedoni (11 dhjetor 2016)  kanë votuar maqedonët, nuk i do as Zoti, as Kombi, as Atdheu e as Drejtësia! Ata nuk meritojnë kurrfarë lirie e as të drejtash nga sllavomaqedonët, sepse kanë tradhtuar ineteresat e  veta jetike kombëtare dhe atdhetare shqiptare, në vend se të votonin për vetëvetën, ata votuan për partitë  politike  sllavomaqedone!

(1)-POLITIKISHT,  votimi i partive politike të Zaevit dhe të Gruevskit, do të thotë  qeverisjen e mirë të regjimit sllavomaqedon ndaj  përmbushjes dhe respektimit të drejtave ligjore, politike, juridike, kushtetuese, kombëtare dhe demokratike të “minoritetit” shqiptar. –Kjo do të thotë se shqiptarët në Maqedoni, janë të kënaqur me  statusin e tyre politik dhe kushtetues. Për më tepër, ky është një plus i madh për politikën e qeverisë sllavomaqedone para bashkësisë  ndërkombëtare, që do të thotë se shqiptarët nuk janë të diskriminuar dhe të terrorizuar.  

Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë as një për qind (1%), sepse faktet dhe shifrat e aktpadive  politike  ndëshkuese  të gjykatave aparteide dhe të organeve policore  të Maqedonisë, flasin ndryshe kundër shqiptarëve të pafajshëm, të cilët me vite dhe me dekada po dergjen nëpër burgjet e rënda politike  të regjimit shtypës sllavoaqedon, vetëm për shkak të bindjeve  të tyre  nacionale, politike dhe fetare, se gjoja ata “janë terroristë” dhe “fundamentalist”!?
 
(2) KOMBËTARISHT, votimi i subjekteve politike sllavomaqedone nga ana e shqiptarëve të “ndershëm”  të sojit “sejdo bajramoviq” të Boris Joviqit të Kryesisë së ish-RSFJ-së (1989), do të thotë  tradhtinë, primitivizmin, shkallën e ulët të vetëdijes kombëtare dhe të kulturës politike. Me një fjalë një akt i tillë antikombëtar në favorin e politikës së regjimit shtypës sllavomaqedon, do të thotë vetëmohim, sepse  (pavarësisht se çfarë të premton) xhelati i derisotëm më se gjysmëshekullor, nuk të shpëton nga “hudhëra dhe çekani” i tij, por të përbuzë dhe të shtypë edhe më egërsisht përkundër votës së dhuruar vullnetare në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të datës 11 dhjetor 2016.
 
Nëna e keqe kokëtharë, lutet: “Për inati të resë, le të më vdes djali”!
 
-Çfarë logjike perverse, destruktive dhe e verbër kjo, për inati të partive politike shqiptare (BDI, PDSH, BESA, Aleanca për Shqiptarët) votuan partite politike sllavomaqedone (LSDM, VMRO-DPMN)  të liderëve Zoran Zaev dhe Nikola Gruevski?!
 
Për këtë anomali  vetëdenoncuese dhe  vetëmohuese, ja se ç’thuhet në gazetën “Bota Sot”:  “ Në disa komuna  me mbi  80% dhe 90% të popullatës shqiptare, LSDM-ja e Zoran Zajevit, në saje të votës së shqiptarëve ka dalë fituese si subjekt i parë politik. Në komunën e Haraçinës, LSDM-ja ka fituar 38% të votave; në komunën e Çairit 25% të votave; në komunën Studeniçanit ka fituar 28.9% të votave; në komunën e Strugës ka fituar 26.2%, si dhe në komunën e Kërçovës, partia e Nikola Gruevskit (VMRO-DPMN) ka fituar 34.1%  të votave”. (http://www.botasot.info/maqedonia/622102/ja-komunat-shqiptare-ku-lsdm-ja-doli-force-e-pare/).
 
-Po, si  qe e mundur të ndodhë një tradhti e tillë kundër vetëvetes, ku ngeli vetëdija kombëtare, në këtë rast?

Si u harruan tortura, terrori, dhuna , burgosja dhe dënimet drakonike të qindra shqiptarëve, që edhe sot, pa asnjë të drejtë ligjore po kalben  nëpër burgjet politike të Maqedonisë?

Si u harruan padrejtësitë dhe diskriminimi  70-vjeçar(1945-2016) nga ana e  shtetit policor sllavomaqedon, vetëm pse   shqiptarët kërkonin dhe, vetëm pse po kërkojnë  të jenë të barabartë me kombin sllavomaqedon sipas ligjit dhe kushtetutës,  jo të trajtohen si qytetarë të “rendit të dytë”.

Pse, cili ishte shkaku dhe motivi, që  në disa komuna me shumicë të popullsisë shqiptare në Maqedoni,  “rreth 70 mijë  shqiptarë”, të votonin për LSDM-në e Zoran Zaevit dhe për  VMRO-DPMN-në e Nikola Gruevskit në Kërçovë?!

Çfarë skandali, paradoksi, absurdi dhe turpi i madh, kanë votuar partitë maqedone, në vend se t’i votonin partitë e veta shqiptare !?
 
Kësi shembulli negativ dhe vetëmohues nuk ka askund në botë,  t’ua hedhësh votën  atyre që ta mohojnë të drejtën e jetës dhe të lirisë?!
 
Vërtet, ky skanadal ta bllokon trurin dhe ta plasë zemrën copë-copë sikurse acari sythin  sapoçelur në pranverë. Të kërkosh shpëtim nga çizmja shtypëse dhe nga vrastarët e shqiptarëve!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat