Pse nuk jeni lidhur në kodin telefonik të Shqipërisë, por të Serbisë kolonialiste?!

Opinione

Pse nuk jeni lidhur në kodin telefonik të Shqipërisë, por të Serbisë kolonialiste?!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 21:05
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Pse, duhet të pyetet, të lutet dhe të përqafohet Serbia për lejimin e kodit telefonik ndërkombëtar të Kosovës, derisa Kosova është shtet mëvete dhe sovran, nuk e ka kryeqytet Beogradin e as kurrfarë padroni  Serbinë ish-kolonialiste.

Kush është titullar sovran i Kosovës,  ish-Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999) apo vetë Kosova e pavarur dhe sovrane?
 
Sikur Unioni i Telekomunikacioneve Ndërkombëtare (ITU) t’ia kishte akorduar kodin telefonik 383 Kosovës, logjika e thotë se, nuk do të kishte pasur fare nevojë, që minisrja Edita  Tahiri dhe kryeminstri i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, të negocionin (jo më pak se tre vjet 2013-2016) në Bruksel me delegacionin serb të Beogradit, në mënyrë që ta merrnin pëlqimin e Serbisë
 
 Ku mbeti racionalja ekonomike, politike dhe kombëtare  e marrëveshjeve dhe e bashkëpunimit me Shqipërinë?
 
-Derisa po mbajnë mbledhje të përbashkëta qeveria e Kosovës me atë Shqipërisë; derisa  Kosova dhe Shqipëria kanë ambasada dhe konsullata të përbashkëta, atëherë, pse  Kosova, të mos lidhej në kodin e përashkët telefonik të Shqipërisë, por është lidhur me kodin telefonik  të Serbisë?!
 
-Çfarë, do të thotë kjo politikë dhe diplomaci diletante, naive, destruktive dhe antishqiptare  e Kosovës, që  ka pranuar të lidhet me Beogradin dhe jo me Tiranën?!
 
-Nuk ka asnjë dilemë se,  kyçja në telefoninë e Serbisë (kodi 383), Beogradit, do t’i sjellë më shumë përfitime financiare, politike, ekonomike, diplomatike dhe shtetërore), e kurrfarë “përforcimi të shtetit të Kosovës si subjekt juridik ndërkombëtar”, ashtu siç ka deklaruar Edita Tahiri pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kodin telefonik 383 në Bruksel, më 15 dhjetor 2016.
 
Ministrja Edita Tahiri mund të “festojë” sa të dojë, por Kosova nuk ka fituar kod telefonik ndërkombëtar   nga ITU-ja, sepse nuk është anëtare e saj (edhe pse fuguron  me fusnotë në Buletinin e  ITU-së si rezultat i Marrëveshjes me Serbinë, e cila edhe e ka bërë kërkesën që Kosovës, t’i jipet kodi telefonik 383).
 
“Sa ia vlejnë milionat, kur është shkelur sovraniteti i Kosovës”!
 
-Kështu, me plot të drejtë ka reguar  në mënyrë vehemente  për masmedia Ismet Hamiti (ekspert  i mirënjohur i fushës së telekomunikacioneve të Kosovës), i cili ka vlerësuar se  “Pranimi i kodit telefonik 383,  është shkelje e sovranitetit të Kosovës, sepse është kod gjeografik, që i është ndarë Kosovës, sikur të jetë krahinë e Serbisë. Skema është që kodi të jetë i Serbisë. Ky kod nuk është shprehje e identitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, por  vetëm kod gjeografik, që nënkupton zgjerimin e Telekomit të Serbisë në Kosovë, si pronësi e shtetit serb. Kjo kompani ka bërë krime në Kosovë. Kjo kompani  i ka borxh Telekomit të Kosovës mbi 1 miliard euro. Ndërkaq, tash në vitin 2016, Qeveria jonë me dorë të vet, ia njeh pronësinë dhe ia jep asetet publike një kompanie pa autorizimin e askujt. Prandaj iu kam drejtuar Prokurorit publik dhe po i them përsëri të marrë masa”.

Sipas këtij vlerësimi profesionist të Ismet Hamitit, krejtësisht del e qartë, se ndarja e kodit telefonik 383 Kosovës , është vetëm në përdorim të përkohshëm, por shumë  i dëmshëm për sovranitetin e Kosovës mbase “ është i integruar në rrjetin e Serbisë, e cila pyetet edhe për licencim, përzihet në çmime, në interkonjeksionit, me një fjalë Serbia qeveris me sektorin e Telekomit”.
 
Si u bë që  Kodi telefonik 383 e gëzoi edhe  Beogradin, edhe Prishtinën?!
 
Fatkeqësisht, një simetri e tillë e gëzimit  të diplomatëve serbo-kosovarë (Ivicia Daçiq – Edita Tahiri) është një  cirk i përkoshëm, derisa Serbia, të rikthej sovranitetin kolonial të telefonisë së saj në Kosovë, nëse kjo nuk pengohet nga ana e qeverisë dhe e kuvendit të Kosovës. Ky, do të jetë një shans ideal, që  telefonia e Serbisë, ta mbulojë dhe ta përgjojë mbarë territorin e Kosovës.
 
Sa turp, sa nënshtrim dhe sa injornacë sui generis, pse,  Kosova si shtet i pavarur dhe sovran , të kërkojë lejen dhe pëlqimin e Serbisë kolonialiste për fitimin e kodit telefonik ndërkombëtar 383?!

Pse Serbia të ndërlikohet dhe të diktojë kodin telefonik “ndërkombëtar”  383 Republikës së Kosovës, kur Kosova as historikisht, as de facto e as de jure nuk është territor i saj?!

-Çfarë i duhet Kosovës kodi telefonik 383, i diktuar dhe i “aminuar” nga Serbia  si  “aksionare” bashkëpronësie, kur ajo si subjekt juridik ndërkombëtar ka kodin e vet telefonik të pavarur?!

Pse  kod të përkohshëm telefonik (2-vjeçar) nga ITU-ja ( i akorduar në bazë kërkesë dhe të dakrodimit të Serbisë si anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare), kur Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, jo pjesë e  “area code” të  telekom-it të Serbisë?!
 
Megjithëkëtë, “jetëgjatësia” e shfrytëzimit të kodit telefonik 383 të Kosovës, do të  varet nga Serbia, jo nga ITU-ja, si dhe nga zbatuesit e marrëveshjeve nga ana e palës kosovare. Nëse ato nuk realizohen në terren, atëherë, do të pezullohej edhe kodi i përkohshëm telefonik 383 i Kosovës.
 
Derisa Kosova të mos jetë anëtare e ligjshme e Unionit të Telekomunikacioneve Ndërkombëtare(ITU), nuk mund të jetë kurrfarë titullari i pavarur dhe sovran i kodit telefonik  383. Këtë e dëshmon, edhe negocimi i Marrëveshjes dakorduese mes palës serbe dhe kosovare në Bruksel (2013-2016). –Përzierja  e  Beogradit lidhur me lejimin e kodit telefonik 383 Kosovës, provon qaratazi se ky kod është pjesë e  “telekomit” të Serbisë. Prandaj, edhe është i dikstueshëm në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare ngase është në shpërputhje me procedurën e pranimit të vendeve të pavarura dhe sovrane në Unionin e Telekomunikacioneve Ndërkombëtare (ITU)
 
Pikërisht  ky GËZIM, ky pëlqim dhe ky angazhim i palës negociouese serbe në dialogun e Brukselit dhe  në ITU, që Kosovës, t’i jipej kodi telefonik 383, edhe pse Kosova ende nuk është anëtare e  ITU-së,  të vërë në DYSHIM të madh, se Serbia ka luajtur rolin e  “ujkut dhe të dhelprës” së Makiavelit, duke e mashtruar palën negociuese kosovare me Edita Tahirin në krye (ministre), se gjoja  ky kod  “është pronë” e Kosovës, e, në vërtetë është  “kod gjeografik” në dobi të shtrirjes së sovraniteit kolonial të Serbisë në Kosovë.

E.Tahiri u gëzua nga mosdija dhe nga diktati!

Pse, Ministrja  Edita Tahiri është gëzuar, ajo e tha arsyen e saj, se “ me kodin telefonik 383, Kosova  fuqizon subjektivitetin shtetëror ndërkombëtar”!?

Ky është edhe një mashtrim  më shumë i opinionit shqiptar nga ana e diplomacisë së Kosovës ngaqë një pohim i tillë nga ministrja Edita Tahiri nuk është i vërtetë, sepse nuk ka kurrfarë baze juridike  të së drejtës ndërkombëtare  ngaqë Kosova ende nuk ka subjektivivtet juridik ndërkombëtar, duke qenë se ende nuk është e njohur nga Kombet e Bashkuara.

Ky edhe ishte  motivi politik, pse Edita Tahiri ka hyrë në bisedime me palën serbe në Bruksel(2013-2016, që ta luste palën negociuese serbe për ta dhënë pëlqimin  Serbia ( si anëtare e ITU-së), që Kosovës, t’i lejohej kodi telefonik 383, i cili është i përkohshëm, sepse varet nga zbatimi i marrëveshjeve të përfunduara serbo-kosovare në Bruksel (2011-2016).- Në rast se qeveria e Kosovës nuk do t’i zbatonte këto marrëveshje, atëherë, Kosovës, do t’i pezullohej  “kodi telefonik ndërkombëtar 383”.
 
Prandaj, kodi telefonik 383 sipas Marrëveshjes Edita Tahiri-Ivica Daçiq në Brukesl (15.12.2016) nuk e fuqizon, por e shpërfytyron sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës në favorin e sovranitetit ish-kolonial të Serbisë.
 
Ndër të tjera, kjo është arsyeja kryesore,  pse  lidershipi serb i Beogradit është gëzuar aq shumë, kur, tanimë, e gjithë Evropa dhe e gjithë bota e dinë se Serbia me të gjitha mjetet  diplomatike, juridike, politike dhe propagandistike e luftojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës?

 -Pse, si ndodhi ky gëzim i madh dhe kjo “zemërgjerësi” e liderëve politikë të Serbisë, që Kosovës iu dha kodi telefonik 383, kur sipas Edita Tahirit, ky po e “forcuaka subjektiivitetin shtetëror ndërkombëtar të Kosovës”, ndërsa, në anën tjetër, Beogradi e ka hedhur poshtë njohjen e Republikës së Kosovës.
 
-Kjo është kontradikta e gëzimit të përbashkët serbo-shqiptar  për kodin telefonik 383 të Kosovës. Ky është  vetëm një absurd  i gëzimit të përbashkët  të palëve negociuese serbo-kosovare në Bruksel (15 dhjetor 2016), sepse logjikisht, në këtë rast, nuk ka pse t’i gëzohej Serbia  kodit telefonik 383 të Kosovës, nëse ai është pronë legale vetëm e shtetit të Kosovës, jo edhe e Serbisë.
Prandaj, duhet demistifikuar me fakte dhe me argumente të qëndrushme, pse, si ndodhi  ky gëzim i përbashkët?
 
Kjo është pyetja, që kërkon përgjigje objektive  dhe të qëndureshme, kur dihet se Beogradi zyrtar nuk e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran (2008-2016). Këtë e provon edhe lobimi i diplomacisë së Serbisë në qarqet e bashkësisë ndërkombëtare. – Dëshmi dhe provë e një propagande të tillë politike dhe diplomatike kundër  shtetit të pavarur të Kosovës, janë edhe ankesat dhe peticionet e Serbisë, drejtuar UEFA-s,  FIFA-së, Interpolit dhe UNESCO-së, që Kosova e pavarur, të mospranohej  si anëtare e ligjshme në radhët e tyre.
 
Mësimi më i mirë dhe më i vlefshëm, që të mos lidhim aranzhmane të tilla sikurse qeveria e Kosovës me qeverinë e Serbisë, ia vlen të përsërisim këtë kujtim  historik të etërëve tanë (të cilët me shekuj kanë paguar shtrenjtë tradhtinë dhe pabesinë e serbëve), se : “Kur serbët gëzohen dhe pajtohen me shqiptarët,  atëherë, duhet kuptuar se i ka marrë lumi, janë në rrugën e gabuar kundër vetëvetës, sepse kryejnë punë për serbët dhe për Serbinë, jo për kombin shqiptar dhe për Shqipërinë Etnike”.
 
Pra, edhe liderët politikë të sotëm shqiptarë të të gjitha hapësirave etnike shqiptare në Ballkan, duhet të  jenë me mendje të bledhur si thoshte themeluesi i Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali, që të mos jetojnë në iluzione, në “miqësi”  dhe në vetëkënaqësi, kur përqafohen dhe kur lidhin ndonjë marrëveshje politike, ekonomike a diplomatike me serbët, që mund të jetë  e njëanshme, vetëm në interesin e tyre dhe të Serbisë, sikur që është rasti konkret më i ri i lidhjes së Marrëveshjes   për kodin telefonik 383, që iu lejua Kosovës nga ana e Unionit   të Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU)  në saje të dakordimit të  Serbisë dhe ndërmjetësimit të BE-së, me ç’rast  serbët ia gëzuan tej masës, sepse kthyen telefoninë e tyre në Kosovë, me qëllim shfrytëzimi dhe përgjimi total të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat