Që të mos na qeverisin më tutje të paaftët dhe kriminelët i ordinerë dhe ekonomik

Opinione

Që të mos na qeverisin më tutje të paaftët dhe kriminelët i ordinerë dhe ekonomik

Nga: Ramiz Dërmaku Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 23:15
Ramiz Dërmaku

Gjithnjë e më shumë, në rrethet tona shkencore, universitare dhe akademike, domosdoshmëria për përfshirjen e intelektualëve në politikë po argumentohet dhe kuptohet si një nevojë imediate për të mos u qeverisur më tutje nga të paaftët dhe sundimtarët e klaneve e ndasive krahinore.

Në kushtet e Kosovës, një intelektual ka më shumë arsye që të përfshihet dhe të kontribuojë në politikë, por edhe politika ka nevojë dhe uri për dijen, urtësinë, objektivitetin dhe sinqeritetin e intelektualëve që mbartin shkallën më të lartë të përgjegjësisë dhe vetëdijes, në drejtim të zbatimit të ligjit dhe funksionimit të shtetit.

Shtrohet pyetja: Përse një intelektual duhet të cënojë apo sakrifikojë kohën e tij të lirë, qetësinë dhe komoditetin që i jep atij auditori, biblioteka, rinia studentore dhe shkenca e të shkojë të merret me politikën e ashpër aktuale?

Sot ekziston mundësia  dhe hapësira për ta dëshmuar veten se janë intelektualë të vërtetë dhe se janë të vendosur për ti dalë Zot, çështjes sonë kombëtare, kombit e atdheut. Që nga koha kur  unë kur kam filluar të shkruaj apo të merrem me gazetari, u betova se çdo herë do ta shkruajë  të vërtetën dhe vetëm të vëtetën edhe pse ajo është e hidhur. Sot është koha e fundit që të angazhohen të gjithë intelektualët, dhe mos ti friksohen askujt. Intelektuali i vërtetë.., duhet të sakrifikoj edhe  jetën për çështje kombëtare.  

Përgjigjja e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë do të ishte: “Që të mos na qeverisin më tutje të paaftët, të babëziturit dhe kriminelët ordinerë dhe ekonomikë”.
Nga analiza ime mbi përmbajtjen dhe produktin e politikës kosovare ( që nga mbarimi i luftës së kosovës rezulton se politika e prodhuar ka qenë dhe vazhdon të jetë e ashpër dhe inproduktive sepse asaj i ka munguar dhe vazhdon t’i mungojë morali, vizioni, idealizmi, kompromisi, dija dhe qytetaria, si rrjedhim, edhe produkti politik i këtyre viteve është i varfër, është i deformuar, është i ashpër nga mosbesimi dhe konfliktualiteti, është pengues dhe larg interesave të shoqërisë shqiptare krijuar kushtet për të ecur me shtetet demokratike: Kohëve të fundit po shihen disa suksese  të intelektualëve tanë si në atdhe ponjashtu edhe në diasporë ne  të gjitha drejtimet, sepse këtë po e kërkon koha dhe momenti.  Intelektualë po ju thërras., që të angazhoheni të gjithë..,pa hezitim .., mos u frikësoni. Por fjalët dhe premtimet tuaja duhet ti realizoni në paraktikë.

Ju jeni ajka e kombit.

Ju duhet jo vetëm ti thoni fjalët.., por ato duhet ti realzoni . Mendoj se më së miri do të ishte: “Që të mos na qeverisin më tutje të paaftët, të babëziturit dhe kriminelët ordinerë dhe ekonomikë”.

Sipas mendimit tim lidhur me përmbajtjen dhe produktin e politikës kosovare rezulton se politika e cila ishte zvilluar azhdon të jetë e ashpër dhe inproduktive sepse asaj i ka munguar dhe vazhdon t’i mungojë morali, vizioni, idealizmi, kompromisi, dija dhe qytetaria, si rrjedhim, edhe produkti politik i këtyre viteve është i varfër, është i deformuar, është i ashpër nga mosbesimi dhe konfliktualiteti, është pengues dhe larg interesave të shoqërisë shqiptare.

Shoqëria jonë akoma nuk ju ka afruar mundësi veprimi intelektualëve ; hapësirë për ta treguar ata vehten. Intelektualët në çdo kohë dhe në çdo vend  kanë luajtur një rol të madhë në ndertimin e shtetit. Për të qenë intelektual duhet qenë edhe trim dhe i pa korruptuar.Marrë nga një diskutim i aktivistëve të Vetëvendosjes)  “Ne e dimë ; dhe njerëzit janë më shumë të gatshëm të luftojnë dhe të vdesin për një fjalë sesa për çfarëdo tjetër. Fjalët i japin formën mendimit, i trazojnë ndjenjat, dhe lindin aksionin; ato vrasin dhe ringjallin, prishin dhe shërojnë.

“Njerëzit-e-fjalës” – priftërinjtë, profetët, intelektualët – kanë luajtur një rol më vendimtar në histori sesa liderët ushtarakë, burrështetasit (  Eric Hoffer ).  Në historinë e re të shtetit tonë kemi trashëguar një praktikë të hidhur të vlerësimit, trajtimit administrativ dhe pjesëmarrjes së intelektualëve në subjektet politike dhe në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të vendit.

Është e njohur goditja e programuar që është realizuar gjatë viteve 80 , 81, ndaj intelektualëve më të mirë të Kosovës. Kjo goditje selektive dhe defaktorizuese, ricikloi dhe risolli në skemën politike e shtetërore aq shumë pashallarë, bejlerë, spahilerë dhe sajesa të tjera otomane që defaktorizuan dhe nulizuan deri në ekstrem idealizmin, vizionin dhe veprimin politik e shoqëror për pavarësi, për prosperitet dhe integritet gjeografik, historik, kulturor dhe ekonomik.

Në vitet 1939-1944, kemi një tjetër goditje dhe mënjanim selektiv të inteligjencës nga politika, kjo goditje është kryer nga strukturat politike e shtetërore të fashizmit.

Kjo goditje dhe largim i dhunshëm u shoqërua me sajesën dhe fiktivitetin politik që u formësue dhe u konsolidue në vitet e përgjakshme 1945-1951 e që u shfaq si një politikë e ashpër, konfliktuale dhe e dominuar nga një njeri u bë sundimtar edhe pse kishte mbaruar vetëm 10 klasë shkollë.

Pothuajse, në të njëjtën mënyrë, në vitet 1988-1992, përmes ekzekutimeve si ajo e Havzi Neles, përmes dhunës dhe lodhjes, përmes mënjanimit dhe karabushëzimit të administratës, është realizuar një tjetër goditje dhe dëbim selektiv i intelektualëve të mirëfilltë. Ky dëbim i ngadaltë dhe i heshtur i inteligjencës i ka sherbyer dhe do ti shërbejë egos dhe interesave të dominuesve apo sundimtarëve të subjekteve apo kompanive politike që lindën në zbrazëtirën e krijuar nga shkërmoqja e sistemit komunist, kjo dukuri solli sajimin apo kollandrisjen e një spektri politik të deformuar dhe problematik për vendin dhe shoqërinë.

Praktikat e goditjes së intelektualëve të mirëfilltë në emër të sajesave dhe fiktivitetit tradicional, kanë shkaktuar dhe do të shkaktojnë përkeqësim të kapaciteteve dhe kualiteteve politike, administrative dhe shoqërore, sajesat dhe kollandrisjet tradicionale shkaktojnë përkeqësim të cilësisë së debatit parlamentar, përkeqësim të oponencës dhe përfaqësimit që degradoj deri tek listat e kotësisë të mbushura me kotat e nga ku pretendohet apo pritet se mund të burojë e zhvillohet një legjislacion vizionar e zhvillimor.

Në këto kushte, përmirësimi i cilësisë së politikës shqiptare, përmes përmirësimit të strukturave dhe kapaciteteve teknike, shkencore, intelektuale dhe kulturore të subjekteve politike dhe institucioneve shtetërore, është emergjencë që duhet të zgjidhet nëpërmjet hapjes, elitarizimit dhe kulturimit të sjelljes dhe funksionimit të subjekteve politike.
Kuptimi i drejtë i kësaj domosdoshmërie do të ndikojë në hapjen e shumëpritur të subjekteve politike pothuajse të bunkerizuara, kjo sjell përtëritje dhe vitalitet politik për shkak të konkurimit të vlerave, të meritokracisë dhe të projekteve zhvillimore që marrin jetë nga dija, korrektesa, kultura, butësia, sinqeriteti, qytetaria, përgjegjësia dhe fryma europianizuese e bashkuese që intelektualët sjellin në politikë.

Intelektualët janë njerëzit e pajisur me dije dhe kulturë profesionale, janë njerëz me sinqeritet, dhembshuri dhe ndjesi për njerëzit, historinë dhe ambientin.
Intelektualët janë produkti më cilësor dhe më i besueshëm i strukturave shoqërore që krijohen dhe zhvillohen në auditoret e universiteteve, në qendrat e teknologjive dhe kërkimit shkencor dhe në sektorët e tjerë të Akademisë së Shkencave.

Praktika e sajimit të intelektualëve nga rruga, nga kafenetë e avujve të alkoolit, nga kuvendet e mëhallave dhe fiseve, ka patur, ka dhe do të ketë një kosto shoqërore tepër të lartë, është koha për tu shkeputur nga praktikat e sajesave, fiktivitetit dhe hipokrizisë që godasin pasurinë intelektuale, shkencore dhe artistike të vendit.

Nga sajesat dhe nga koperturat e stisura kanë buruar dhe burojnë fenomene të tilla penguese si mungesa e ideve dhe kapaciteteve transformuese, mungesa e debatit dhe oponencës profesionale, vetëmbyllja, vetizolimi dhe vetëdiskreditimi individual dhe shoqëror, përkeqësimi i mirëqenies, paqes shoqërore dhe unitetit kombëtar, e, mbi të gjitha, sajesat sjellin përkeqësim dhe pakësim të resurseve natyrore dhe shoqërore të Shqipërisë.

Intelektualët kanë kulturën dhe dijet e duhura, kanë përvojën e duhur, kanë ndjesinë, burrërinë intelektuale dhe guximin për veprime ligjore dhe transformime shoqërore që jetësojnë idetë dhe projektet e rëndësishme zhvillimore.

Pjesëmarrja dhe kontributi i intelektualëve në subjektet e politikës shqiptare duhet konsideruar dhe vlerësuar edhe si një detyrim dhe sfidë personale e vetë intelektualëve ndaj ritmeve të ulëta të zhvillimit ekonomik e kulturor, duhet kuptuar e përballuar si një sfidë ndaj botës së injorancës dhe vulgaritetit, është sfidë dhe qëndresë ndaj babëzisë dhe mërzitjes nga varfëria, korrupsioni dhe padrejtësitë.

Ka ardhur koha e rikthimit të vëmendjes tek intelektualët, shkencëtarët dhe artistët, është koha që subjektet politike dhe mbarë shoqëria ti shohin dhe ti konsiderojnë si njerëzit më të sprovuar dhe certifikuar në hapësirat dhe arritjet e ekonomisë, shkencës, teknologjisë dhe kulturës së Shqipërisë dhe vendeve më të zhvilluara të botës.

Intelektualët shqiptarë, duhen parë dhe konsideruar si substanca bashkuese dhe integruese e kombit, ata janë pjesa europianizuese e politikës, ekonomisë dhe kulturës shqiptare, ata janë idealist e të përgjegjshëm për misionin dhe veprimtarinë e tyre.  Urime vitin e Ri 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat