Si po i bëjmë vet ne lypësit si liderë, ministra, kryeministra dhe presidentë tanë

Opinione

Si po i bëjmë vet ne lypësit si liderë, ministra, kryeministra dhe presidentë tanë

Nga: Hafir Sedolli Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 14:15
Hafir Sedolli

Absolutisht nuk ka nevojë për liderë në asnjë fushë.

Tani për tani, politika është i vetmi profesion ku nuk kërkohet kualifikimi i domosdoshëm. Çdo idiot i cili është mjaft kokëfortë, që nuk ka ndjenjë turpi, që nuk ka ndjenjë se atë që ai është duke e thënë ai nuk do të mund ta përmbush, mund të gënjej shumë lehtë, është një hipokrit, është mjaft karrierist ... do të bëhet një politikan, do të jetë në një post të lartë.

Nuk ka nevojë për partitë politike. Çdo individ duhet të mbështetet në meritat e tij personale dhe njerëzit mund t’i zgjedhin. Pse duhet të ketë parti politike? Nuk ka asnjë arsye.

Nëse keni nevojë për një ministër të financave, të gjithë ekspertët e mëdhenj që keni në atë fushë mund të konkurrojnë për këtë post, dhe dikush do të zgjidhet.

Ne duhet të lëvizim nga politika e partisë - kah individi i pastër; nga demokracia - kah meritokracia.

Unë jam për meritokracinë.

Një njeri i cili vet është i paarsimuar, bëhet në një shtet ministër i arsimit, kjo është thjesht për të qeshur. Ka shumë universitete, rektorë universiteti, qindra studiues të mëdhenj dhe ekspertë, ligjërues; vetëm ata duhet të lejohen të qëndrojnë në një post si është ai i ministrisë për arsim.

Merita duhet të jetë e vetmja pikë vendimtare. Dhe ju keni aq shumë njerëz meritorë – por ata nuk duhet të bëhen pjesë e një partie politike, ata nuk duhet ta degradojnë vetveten.

Të bëhen pjesë e një partie politike, kjo i ulë ata për të lypur vota dhe për t’ju premtuar gjëra që nuk mund t’i realizojnë. Në këtë mënyrë vetëm njerëzit e klasës së tretë, shumë njerëz mediokër, bëhen pjesë e partive politike; më të mirët mbeten jasht.

Vetëm më të mirët duhet ta udhëheqin shoqërinë. Në çdo fushë ne kemi gjení, por këta nuk janë bërë kryeministra apo presidentë. Ata mund të bëhen kryeministra apo presidentë vetëm nëse nuk ka parti politike. Pastaj meritat e tyre të dukshme do të jenë të mjaftueshme, dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’u konkurrojë.

Ata nuk do të duhej të shkojnë për t’i lypur votat tuaja, ata do t'i kërkoni ju dhe duhet zgjedhur në mënyrë unanime. 

Qeveritë mund të ekzistojë vetëm si njësi funksionale, dhe ato duhet të jenë të sunduar jo nga politikanët por nga njerëzit e meritës.

Unë nuk jam kundër politikanëve, unë jam kundër sëmundjes nga e cila ata vuajnë, nga sëmundja e kompleksit të inferioritetit.

Politikanët kanë humbur dashurinë, ata kanë humbur respektin e vërtetë.

Fashizmi është më i keqi, meritokracia është më e mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat