Gjergj Kastrioti një nga figurat më të shkëlqyera heroike

Opinione

Gjergj Kastrioti një nga figurat më të shkëlqyera heroike

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 7 janar 2017 Në ora: 21:08
Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1403- 1468 )

Se figura dhe heroizmi e talenti i Gjergj Kastriotit është parë me syrin e lavdisë së madhe të shkrimtarëve dhe kronistëve europian, këtë e dëshmojn shumë cilësime që i kanë dhënë ata këtij gjeniu jo vetëm të kombit tonë arbnor europian ,por edhe të familjes europiane në përgjithësi. Ky personalitet mbikohor i kombit tonë jetoj dhe veproj si një mbrojtës i madh jo vetëm i lirisë së atdheut të tij ,por edhe i vlerave të përbashkëta të familjes sonë europiane. Ai u bë referenca e përjetshme, u bë ylli që shëndriti epokën e tij dhe tani na tregon rrugën se kah duhet të ecim dhe si duhet punuar për të mirën e atdheut tonë europian.

Prandaj edhe madhështinë që shumë autor e panë tek ai tregon se ai nuk ishte një hero i thjeshtë, as një trim i zakonshëm, por një nga figurat dhe heronjët më të mëdhenjë jo vetëm në rangun e heronjëve europian ,por edhe ato botëror.

Dhe tani meqë jemi në janarin e largimit fizik të tij, ai është edhe më gjall në zemrat dhe mendjet e arbnorëve edhe në 548 vjetorin e vdekjes . Ai është i gjallë ,ai jeton në venat e arbnorëve të vërtetë dhe arbënia do të bëhet një ditë sipas vizionit dhe planit të tij, si një arbëni e fuqishme në kontinentin europian, arbëni europiane që ruan dhe mbron vlerat e saj dhe të familjes europiane në përgjithësi.

Duke mos e zgjatur më shumë këtu më poshtë po vendos disa cilësime se si e kanë parë dhe vlerësuar disa autor e kronist figurën e Gjergj Kastrioti dhe rëndësin që ai kishte si dje ashtu edhe sot.

„O, lum atdheu që të nxorri ty,një burrë kaq të madh ! O,lum prindërit , që të lindën ty ! O, lum paranikët e bashkëluftëtarët që të vinë ty pas dhe të kanë në krye si udhëheqës,drejtonjës prijës dhe kapedan që gëzojnë, që kanë dhe kënaqen me një mbret kaq të madh !...o yll i ndritur dhe i bukur i Arbërisë ! „ - Davidi shkrimtar raguzinas para senatit tha këto fjalë për Gjergj Kastriotin

„...o princ i pathyeshëm ,i dërguar nga Zoti dhe i zbritur ,si të thuash nga qielli , me qëllim që të bënje gjithë këto vepra të ndritura dhe të pavdekshme...“

Me këto ti i vetmi në shekullin tonë ,mund të matesh padyshim me tërë lashtësinë.- Mbreti Ferdinand i Napolit për Gjergj Kastriotin

“Skënderbeu ka qenë një nga heronjtë më të mëdhenj të luftës që historia ka rregjistruar, por ai ishte edhe një trim.“- Karl August Schimmer 1845

"Gjergj Kastrioti një nga heronjtë e jashtëzakonshëm të Mesjetës."- Karl Tücking, 1858

„Skënderbeu ishte në kohën e tij një nga figurat më të shkëlqyera heroike, ...“-Die Zeit ,1894

„Gjergj Kastrioti i njohur si hero i shekullit...“- kronika e vitit 1846

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat