Tani duhet thyer hundët nacionalistëve maqedonas

Opinione

Tani duhet thyer hundët nacionalistëve maqedonas

Nga: Sulejman Mehazi Më: 8 janar 2017 Në ora: 17:01
Sulejman Mehazi

E shyqyr Zotiti, me këtë deklaratë të përbashkët politike!

Nëse me të vërtetë e sinqerisht s'lëvizin prej kesaj deklarate, partitë tona politike do hyjnë në historinë e lavdishme të politikbërjes shqiptare.

Gruevskave, Mihajkovave, Jankullovskave t'u thuhet, ja ku jemi ne "shiptaranat", ose ne si themi, ose s'ka shtet si thoni ju.

Tani duhet thyer hundet e tureçkat politikanëve nacionalistë maqedonas; tani, është momenti t'i burgosim e t'ua ulim kokat teposhtëzë; tani, është momenti i gjithë të drejtave tona kombëtare.

Po sikur ende nuk besojmë, kjo përvoja e hidhur, e kaluar politike na ka trishtuar për t'u mos u zëne besë politikanëve, sikur frikohemi që kjo deklaratë politike e përbashkët mos bëhet shkak arsyetimi për të hyrë në qeveri, sikur më duket se po na mashtrojnë.  Jo o Zot!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat